| E merkure, 08.10.2014, 07:55 PM |
+18
Let's talk about buttocks, baby!
'Syri yt si filxhan
vetulla jote si gajtan
të ndenjurat t'ua si
Nga Kimete Berisha
Në vazhdën e dëshpërimit tim kozmik me 'rendin e ri botëror', që dita ditës në zemrën time po merr hov, e pikëllimi im si lule maji po lulëzon, po mendoj për ty e për bythën, për idealet e mia të vdekura e për vrasjen e John Lenonit, por vetëm veten po e pyes: kush kish thënë se vjen dita që gati askush nuk të këqyr në gojë, e gati të gjithë këqyrin çfarë ka për të ofruar bytha jote.
Obsesioni kombëtar dhe medial me bythët e grave, u adaptua, sikur çdo modë tjetër nga bota perendimore, dhe media e saj, që egërsisht e imponon modelin e të jetuarit me bythë, në 'rendin e ri botëror', ku bytha është e para, e pas saj pastaj mund të vijnë në shprehje organet e tjera me rend.
Me kusht që bytha të jetë e madhe.
Nëse bytha jote e vogël s'ka gjë për të dhënë, pak kujt i intereson çfarë ka goja jote për të thënë.
Sa më e madhe bytha, aq më e shëndoshë konsiderohet bartësja e saj. Bytha e madhe është sinonim i plleshmërisë dhe i lumturisë.
Ti nuk mund ta imagjinosh se në trupin e një vajze të imët e 'pa bythë', është strehuar lumturia.
Se, në 'rendin e ri botëror' lumturia si gjendje e përhershme përkufizohet si keqkuptim gjuhësor për kënaqësinë, që është e përkohshme.
Pra, i lumtur është ai që është i kënaqur.
E logjikisht, nuk mund të jetë e kënaqur me veten ajo që nuk e ka 'të madhe'. Mospasja e bythëve të mëdha nuk ështê fatkeqësi vetëm e femrës, por fatkeqësia e saj bartet të mashkulli i cili privohet nga dëshira e tij primare për të pasur para syve të tij bythë sa më të mëdha.
Bytha, sikurse sipërfaqja e tokës, përbëhet nga 70% ujë.
Teoricientët e rinj të Harvardit e ndërlidhin bythën e madhe me shëndetin. Sipas teorisë së tyre, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt, vetëm duke iu falenderuar bythëve të tyre të mëdha.
Trashësia e këtij organi flet edhe për shëndetin e zorrës së trashë dhe të zemrës.
Pra, sa më e madhe të jetë bytha, aq më e shëndetshme është zemra, sipas shkencës së re, që shkon edhe më larg dhe e lidh bythën me inteligjencën, konstaton se bythë të mëdha kanë vetëm femrat e mençura.
Prandaj, budallicat, për t'u bërë të mençura, shkojnë dhe i bëjnë implant, i fryejnë sipas përmasave që i ka përcaktuar 'rendi i ri botëror'.
Përveç pikturës në kornizë, shkencës dhe artit, bytha është gati që të dal edhe nga fjalori i gjuhës shqipe dhe te futet në këngë, duke i tejkaluar të gjitha organet tjera femërore, të cilat i ka lartësuar kënga dhe artisti me kitarë e me çifteli.
S'ka më:
-syri yt, si filxhan;
-vetulla jote, si gajtan;
-qafa jote, si selvi;
-sytë e zinj, si ullinj;
-dora jote, e bardhë si bora
-goja jote, si inxhi,
-gishtat e t'u, si s'di çka!!!
-beli yt si unazë;
-faqet e t'ua, të kuqe si molla;
-buzët e t'ua, si qershi;
-flokët t'ua kaçurrela, që valojnë fryu-s'fryu era;
-balli yt, si,...s'po më kujtohet çka!
-shtati yt e;
-gjoksi yt e
bam e bum
e bam e bum
Si fenomen që ka pushtuar mediat dhe kulturën perendimore, bytha, si atrakcion, nuk u studiua ende vetëm nga psikologët.
Ende nuk
dihet se çfarë i tërheq kaq
Nganjëherë, si tani, intuita më thotë se prirja patologjike e shumë meshkujve ndaj bythës mund të jetë edhe një pseudo-homoseksualizëm pasiv.
Zoti e dittë.
Ky organ
ka luajtur rol edhe në pasurimin e gjuhës shqipe. Nga ky organ është frymëzuar
edhe krijimi i shumë sinonimeve dhe metaforave. Për shembull, për një mashkull
frikacak thuhet: 'e
Pra, të ndenjurat e mëdha te meshkujt janë sinonim për frikën. Jashtë 'rendit të ri botëror', kur dikush nënçmohet deri në pikë të fundit i thuhet 'më puthsh në b'th''.
Për hedonistin thuhet: 'i shkojnë bythët zhag për toke'.
Në rastin kur dikush e ka punën pisk populli shqiptar thotë 'ik bythë se t'lash'!
Megjithatë, ka diçka qesharake dhe të turpshme në krejt këtë fenomen. Adhurimi në rastin e të ndenjurave nuk shkon me respektin dhe hyjnoren.
Këtë po e ilustroj me një shembull plastik: Përfytyro ti sikur Nënë Tereza dhe Shën Maria të kishin pasur të ndenjura të mëdha, se si, automatikisht do t'i kishit parë me sy tjerë.
Nëse lumturia është grua topolake, me të ndenjura të mëdha, atëherë respekti ështe plak/ë i/e vjetër, me eshtra, pa mish dhe pa dhjam, siç është hyjnorja.
P.S. 'Kallashi', pseudo-striptizere pa biografi, dhe Luana, që në vend se të flas-klith sikur kur ia shkel bishtin macës, u bënë sebep që të shkruaj për obsesionin kombëtar mbas të ndenjurave të grave dhe promovimin e hapur të bizaritetit nga ana e Arian Çanit, emisionin e të cilin e shikova për herë të parë, për studim.
Më ra zari i keq që ta shikoj striptizeren shqiptare,
'Kallashi', e cila nuk paragjykohet nga shoqëria shqiptare, dhe ta shoh Arian Çanin kah i fton të rejat shqiptare që nëse duan t'i fitojnë nga 3,000 euro në natë, le t'ia bëjnë si 'Kallashi' në Prizrenin e turqizuar, që është qendra e prostitucionit në Kosovë.
Në anën tjetër, Luana, mac-mac, me bythë plastike, ndiqet nga 100 mijë fansa, të gjithë myslimanë, pasi që e publikon një foto të saj pa brekë.
Pra, pas të ndenjurave pa brekë shkojnë brenda një ore 100 mijë meshkuj shqiptarë, që kaq shumë kurrë nuk mblidhen pas asnjë kauze kombëtare.
S'po e çoj më larg:
'Kallashi' për tri orë me bythë i bën 10 mijë fansa, e unë me shkrim nuk e arrij këtë numër për tri vite.
Bile e marrin me të mirë komentuesit, as nuk e shajnë siç shahen e fyhen gazetarët.
Pastaj, flasin për myslimanizmin e këtij populli...