| E marte, 07.10.2014, 06:26 PM |
Sherif Bllaca
TAVOLINË E VETMUAR..
(Babaxhani* sërish u kthye: Kushtuar shkrimtarit të madh nga Peja, Sejdi Berisha)
Filxhani me kafe s’ishte më aty
Tavolina rrinte pa zë e shurdhër
Karriget dukeshin si gjethe vjeshte
Askush nuk bën ballë të ulet
Në tavolinën e Babaxhanit
Ajo nuk pranon të tjerë
Në atë tavolinë
Rrinte një yll ndriçues
Që roje bënte
Të mos errësohet vendi
Ku ulej Babaxhani
Tavolina
Çdo ditë sikur bënte sehir
Ai dot, nuk vinte aty
Ardhja shkuarja ime çdo ditë e kot
Ajo bënte lutje zemre
Që zhgënjimi një ditë
Të reflektojë me gëzimin
Dita erdhi tavolina plot
Karriget buzëqeshnin
Babaxhani u ulë përsëri aty
Edhe Restoranti NOSITI
Ngriti kokën me krenari
E shpirti im
Sikur hodhi vallen e gëzimit
Ndihesha i fortë
Shumë i fortë
Dhe sikur në vete
Diçka kisha shëruar:
Ja
Sot sërish jam me Babaxhanin
Jemi bashkë dhe...
Sërish së bashku pimë kafe
E tavolina shkëlqen plotë gëzim
S’është më e vetmuar
Aty e ka vendin e vetë
Shkrimtari Babaxhan...
E di
Ndoshta edhe qyteti
Edhe Peja e letra e kërkonte
Peshën e vargut të tij
Kështu ishte dashtë të jetë...
Babaxhan
Me rëndësi është
Unë e Ti sërish jemi bashkë
Në tavolinën e historisë
*Babaxhan- kështu unë e quaj shkrimtarin S. Berisha
ORA
Qke me mua ore e trazuar
Asnjë të keqe s'të kam bër
Që po ingut akrepat prore.
Rrahjet e tua si ritme zemre
M'shtrengojne gjoksin
S'munde t'besoj shpejt me ike
Nuk me pyte s'bisedon me mua
Sikur don t'me largon dotë
S'te vjen keq q'mbënë me mall.
Për këto male që I kam në zemër
Për kët gryk që ka bër emër
Për kët uje që m'freskon ballin.
Ditë e natë t'ndjej tik takin
Më mbush mallë më mbush merak
Ske meshirë per mua aspak .