| E marte, 07.10.2014, 07:54 PM |
Në Bogë të Rugovës u mbajt Kolonia e Piktorëve shqiptarë
Me bashkimin e vlerave shpirtrore shkojme me lehte drejte bashkimit kombetar
Nga Halil Gashi
Piktoret vijnë si kolon për ti pushtuar bukurite prrallore te ketyre bjeshkve por ata kthehen te pushtuar nga keto bukuri për te cilat duhet te jetë krenar mbarë kombi, kështu u shprehen shume nga pjesmarrësit e Kolonisë se piktorve te mbajtur ne Bogë te Rugovës nga data 23-27 shtator të cilen e nderuan me prezencen e tyre presidentet e Republikes se Shqiperisë Rexhep Mejdani dhe Alferd Mojsiu amabasadori Minxhozi si dhe Akademik Qosja.
Boge – Rugove shtator
Në organizim të Institutit të librit dhe promocionit dhe shtepisë botuese “ Toena “nga Shqiperia të prirë nga Irena dhe Fatmir Toqi nga data 23-27 shtator u mbajtë Kolonia e Piktorve shqiptar ne Boge te Rugovës , për të cilen hapi portat dhe zemren pronari I Hotel Magra Austria Skender Thaqi, nje mik I madh i promovimit te vlerave te artit , kultures dhe turizmit .
Piktoret e mdhenje gjithandej nga trevat shqiptare siq janë Kujtim Buza, Qamil Prizreni Pashk Pervothi, Xheneta Kadillari ,Elidon Haliti, Klajdi Arapi , Erjona Stasi etj ne mesin e te cilve ishin edhe piktor Kosovar si Zymer Mulliqi , Sejdi Kapllanaj , pastaj nga Tetova Eledina Sylejmani dhe shumë të tejerë për pesë ditë me rradhe sa zgjati kolonia e Piktorve ne bogë të Rugovës , perjetsuan ne pikturë gjithaato bukuri te pejzazheve qe ofrojnë bjeshket e Rugovs . Ata , mbreme në ambientet e Hotel Maagra , ne nje galeri te ketij hoteli ekspozuan punimet e tyre te cilat bartnin fuqishem bukurite e atdheut te perbashket per te gjithe shqiptaret , bukuri keto te cilat u ishin pa drejtësisht të ndalura me dekada e dekada .
Kjo ekspozitë është njera ndër me të bukurat e të gjithë kolonive te piktorve te mbajtura gjatë këtij viti duke filluar nga Orikumi deri ketu ne Bogë të Rugovës ka thene me rastin e hapjes se kesaj ekspozite Irena Toqi e cila se bashku me bashkshortin Fatmir Toqi udheheqin shtepin e librit dhe Promocionit “Toena” e që Organizan mbajtjen te ketyre Kolonive gjithandej shqiperisë dhe kësaj në Bogë të Rugovës.
Ju pikoret perjetsuat me punimet e juaja bukurite e ketij vendi . Piktoret vijnësi kolon per te pushtuar bukurite , por ata kesaj rradhe po kethehen të pushtuar nga keto bukuri prallore te nje cepi te tokave te arbrit ketu ne Rugova , ka thene ne hapjen e kësaj ekspozite Fatmir Toqi.
Edhe ish Presidentet e shtetit shqiptar Rexhep Mejdani dhe Alferd Mojsiu te cilet percollen nga afër kte koloni piktoresh dhe perjetsimin e ketyre bukurive ne pikturat e tyre nga kjo treve , u shprehn te kene patur njdjenjë dhe knaqësi të veqantë kur gjendesh në shoqeri të njerzve te artit te cilet keto pejzazhe I hudhin ne pelhurë per ti berë të prekshme për shumë gjenerata te cilat nuk e kanë patur mundësinë ti shijonë nga afër. Presidenti Mejdani kujtoi me kte rast se edhe ai pati filluar ne vitet e hershme te merrej me pikture , por ja nuk kisha durimin e juaj dhe kalove në shkencë ha ai. Te dy Presidentte Mejdani dhe Mojsiu lavderuan punen e shtepise botuese “Toena” per kete punë të mrekullueshme tëcilen siq athaë ata ishte dashtë ta bejnë institucionet e te dyja shtetve shqiptare , Shqiperia dhe Kosova. “ Me bashkimin e vlerave tona te artit dhe vlerave te tjera shpirtrore, ne shkojme më lehte drejtë bashkimit tonë kombëtar” ka thene me kte rast Presidenti Rexhep Mejdani
Edhe
Ambasadori I Shqiprisë në Kosvë z. Minxhozi , si dhe akademik Qosja vlersuan
larte kte ekspozite dhe organizatoret si dhe falenderuan nga zemra
nikoqirin pronarin e Haotel Magra
Piktoret
Elidon Haliti dhe Pashk Pervothi vlersuan larte
mbajtjen e kësaj Kolonie ne keto treva të Rugovës.
Edhe piktoret e e mdhenj te kombit Kujtim Buza, Qamil prizreni , piktorja Xheneta Kadillari deri te pjesmarresja me e re e kesaj kolonie Tetovarja Eledina Sylejmani kishin vlersimet me te larta per ate qe perjetuan ne kte koloni, duke falenderuar nga zemra organizatoret te familjes Toqi dhe nikoqirin Thaqi.
Ajo qe habiti oganizatoret dhe te artiste ishte fakti se askush nga institucionet e pushtetit loka dhe atyre Qendrore të Kosovës nuk ishin te pranishem ne kte mbremj e përmbyllëse te kësaj kolonie.