Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Jano: 200 vjetori i Jeronim de Radës

| E diele, 05.10.2014, 05:04 PM |


ME 19 NENTOR 2014 ESHTE 200 VJETORI I JERONIM DE RADES

Nga Mihal Jano

Ai ishte nje arberesh i madh te paret e tij ishin nga Myzeqea e Poshtme

Nje lule kurdohere e fresket dhe plot arome mbetet vepra e poetit te pare kombetar

Kane shkruar per poetin e madh kombetar shume studjues te huaj e vendas dhe kane dhene vlersimet nga me brilantet per te, por sa e njohin dhe e respektojne shqiptaret kete figure te ndritur dhe pioner i   Rilindjes kombetare. Duke respektuar mendimin e studjuesve tane te njohur si Dhimiter Shuteriqit, Jup Kastratit, Andrea Varfit, Mojkom Zeqos, dr Kostandin Qeparoit e dhjetra te tjerve une ju sjell disa te dhena  me interes per te plotesuar disi figuren e ketij Arberori te madh.

Kenget e Milosaos i vendosin ngjarjet ne Myzeqen e Poshtme dhe vet Jeronim De Rada autori i kesaj vepre kuptohet se eshte nga Karatopraku, ku gjendej Musioni ose Skutera mesjetare, te dhenat e tjera qe njohim deri me sot per Skuteren jane hipoteza, mendime te brishta.

Jeronim De Rada eshte dhe mbetet nje Arberesh i madh sepse i frymezuar nga njohja e lavdishme historike e arberorve ne shekuj ai iu pervesh me nje vetmohim ndermarjes me te madhe e te larte fisnike, ate te tribunit kombetar per zgjimin dhe ringritjen e ndergjegjes kombetare te arberorve qe vuanin ne atdheun e te pareve prej disa shekujsh nen zgjedhen e erret te osmanve. Ai ka shume merita nder Rilindasit tane por mbi te gjitha ai mbetet se krijoi nder te paret nje poezi kombetare artistike.

Nuk kam qellim te studjoj e analizoj gjithe vepren e madhe artistike te Jeronim De Rades por vetem nje nder krijimet e tij te para sic eshte Kenga e Milosaut. E gjithe vepra e tij eshte unike dhe mbart vlera te shumta njohese por poema e njohur e Milosaos na sjell nje sfond ambienti dhe histori Arberore me specifik te kohrave kur lufta me turqit otomane kishte filluar ne arberi, keto do te na sherbejne sot per te gjetur vatren e vertete  te largimit te te pareve te tij.

Poema Kenget e Milosaout eshte fillimi i veprimtaris botuese ne shqip, nje veper madhore qe ka rendesi te madhe historike per letersin shqipe sepse me te kuptohet se fillon letersia artistike, laike, demokratike dhe kombetare Arberore, Milosao vdiq ne lufte me arme ne dore per nderin e Arberise. De Rada eshte i pari ne historin e letersise shqiptare qe leshoi kushtrimin e atdhetarit te vertete per fatin e vendlindjes.

Dhe kete do ta shohim ne emrat e figurave kryesore, te toponomise, te zakoneve e traditave, folklorit e fjalorit te perdorur qe manifestojne ata ne jeten e perditshme. Nuk eshte rastesi vendosja e emrave qe perkojne me njerez, objekte dhe vende ne Arberin e dikurshme. Nje njohes i mire i historis dhe folklorit do te dallonte shpejt vatren e origjines te personazheve te poemes por edhe te vet Poetit tone De Rada.

Dihet se ne gusht te vitit 1836, De Rada botoi ne Napoli vellimin Poezi shqipe te shek. XV. Kenge te Milosaut, bir i sundimtarit te Skuteres (dhe jo Shkodres sic e kane mare e trajtuar disa nga studjuesit tane)

Por sipas parathenies se poemes qe eshte shkruar ne Makie te Kalabrise me 20 tetor 1834 kuptohet qe kjo poeme ka qene gati dy vjet me pare se sa te botohej, pra eshte shkruar kur poeti ishte ne moshen 20 vjecare.

Une nuk e di historin e emrit Makie apo Macie qe mban fshati arberesh ku lindi Jeronim De Rada ne Kalabri por di qe kete emer e mban si mbiemer  prej koheve te vjetra nje fis ne formen Maçi ne Remas prane Karavastase dhe me lind e drejta te bej nje lidhje te mundeshme midis tyre.

Ne kushtim te ketij libri De Rada theksonte se keto kenge do te jene deshmi e lidhjeve shpirterore me zakonet e lashta nder njerzit e shperndare te Arberise dhe nder arbereshet e Italise, kudo qe do te ishin keta.

Milosau si poeme trajton nepermjet veprimit tregimtar ngjarjet qe zhvillohen gjate nje periudhe kohe prej 19 vjetesh. Sepse sikurse shkruan poeti ngjarjet fillojne me 7 qershor 1405 dhe mbarojne me 7 maj 1423, kuptohet ne Skuterren qe per ne eshte deri me tash nje qytez mistike.

Nga na e solli, ku e gjeti dhe ku u mbeshtet poeti yne qe na vendos kete emer Milosau ne kete poeme. C’perfaqson ky arberor trim qe bie theror per te mbrojtur atdheun nga armiqte qe ishin sulur mbi te. Ai shuhet prane lumit te Vodhit qe kalon ne anet e Skuteres shkruan poeti per heroin e tij Milosaun.( Gjaku im te lumi i Vodhit, kenga e XXX rreshti i trete)

Permbushja e deshirave te Milosaut jepet me nje idil te mrekullueshem, qe shquhet per freski, per hov lirik dhe per gjendje psikologjike te casteve te lumturise. Me kete veper De Rada i tregonte mbare botes se ndergjegja kombetare e popullit arberor kishte nisur te zgjohej.

Kjo poeme u pershendet me entuziazem qe ne dalje te saj dhe do ta ruaj vlersimin edhe mbas kaq vitesh nga nje varg i madh shkrimtaresh, dijetaresh, gjuhetaresh dhe kritikesh letrare. Do ta vlersonin lart poetin tone shkrimtari i madh frances Viktor Hygo, poeti dhe dietari frances Lamartini, Frederik Mistrali qe njihet si Homeri i Provanses.

Nje radhe e madhe studjuesish arberesh zbuluan ne te vlera te shumta artistike, Francesko Krispi, Vicenc Dorsa, Vicent Toreli, Mikel Marciano, Eleni Gjika (D’ora Distria) e tjere.

Milosaun e poemes se De Rades e gjejme si emer te heronjve ne rapsodite e njohura te epikes popullore arbereshe kryesisht tek ata qe shkuan ne Italin Jugore pran Kalabrise dhe ishujt qe nga Sicelia, Sardenja e Korsika.

Ne keto zona shkuan me mareveshje me fisnikrine dhe shtetet e aleances antiosmane kryesisht banore arbereshe te arberise qendrore, jugore dhe arvanitasit pas pushtimit turk per ti shpetuar roberise mizore te osmanve. Ata njihnin dikur zoterimin e mbreteris se Napolit, te mbretit te dy Sicelise, te anzhuinve, venedikasve e tjere ku dhe praktika e ritit kristian ortodoks ishte e pranishme dhe respektohej nen drejtimin e Mitropoliteve  te tyre qe vareshin nga Kostandinopoli.

Arbereshet qe shkun ne qendra te tjera perr rreth Romes, Venecias, Milanos, Gjeneves, Frances jugore dhe qytete te tjera kryesisht te Italis qendrore e veriore nga mjaft faktore qe dihen humben dhe u perzien me banoret dhe kulturen vendase. Gjendja e veshtire ekonomike, gjuha e kultura vendase qe ndikonte, pozicioni ne sherbimet ushtarake prane prijsi dhe shteteve te vogla katolike qe i shikoheshin me percmim nga prapaganda e besimi fetar katolik si schismatic, por edhe si nacionalitet prej princeve ambicioz dhe kardinaleve katolik dogmatic ata filluan te asimilloheshin gati me dhune edhe si besim nga ortodokse ne katolike.

Emri Milosau nuk eshte nje sajese por eshte nje emer symbolik qe te kujton luftetarin trim te Skutarit qe bie per atdhe, dhe duhet te kuptojme se emri Milosaut vjen nga emertimi i hershem i qendres se Skuteres qe quhej dikur Milos sic na e permend ne mjaft ngjarje edhe shkrimtarje bizantine Ana Komneni ne luftrat e bizantineve me normanet ne territorn e Arberise se mirefillte pran fushes ilirike ne te djathte te rrjedhes se poshtme te lumit te Devollit. Mbase qe ketej e kane burimin edhe mjaft ngjarje te njohura te epikes popullore arbereshe ku permendet edhe Miloshini nje nga heronjte e njohur arberesh.

Nje vecori tjeter dalluese qe na afron me ambjentet e krahines se Myzeqese eshte edhe kur perdor poeti nje forme te poezise popullore qe ashtu si tek banoret arbereshe ruhet edhe ketej nga ne, kenget liriko-monostrofike qe sic shkruan poeti me te drejte ne shkrimin shenim te botimit te dyte te poemes“….tek arbereshet kenga nuk shoqerohet me instrument muzikor, as nuk kendohet vetem por pothuajse, gjithmone ne ajer te hapur. Ata kendojne lavdite dhe ndjenjat e dashurise o te perbuzjes kundrejt atij te cilit ia drejtojne, nder fusha, qofte diten apo naten, edhe rrugeve ku banojne njerez”

Dhe vertet ky perkim historic ka vlera te shumta njohese, po te kuptohet si ndricim a drite te asaj bote shpirterore, qe aq bukur poeti e ka qemtuar nder arbereshet per ta pasqyruar si realitet te trasheguar ne krijimtarin letrare artistike. (keto vecori folkloristike i gjejme edhe sot ashtu si dikur ne traditen e banoreve te Myzeqese).

Specialistet e artit te muzikes e kenges popullore kete gje e kane vene re me pare, por kane neglizhuar ne percaktim nga imponimi i hipotezave qe kane paraqitur studjuesit e njohur te historis se letersis per te dhene nje lokalizim tjeter te vendit dhe ngjarjeve te poemes se Milosaut si prane Shkodres dhe lumit te Obotit na e jep Andrea Varfi apo Jup Kastrati.

Por kjo verejtje qendron edhe per studjues te tjere te afirmuar si Dhimiter Shuteriqi qe nuk ka mundur te dallojne toskerishten e Myzeqese ne kete poeme por edhe te njohjes etimologjine te mjaft emrave qe permban kjo poeme e qe gjenden ne kete rajon arberor. Ka ekzistuar dhe vazhdon edhe sot nje mendim jashte shkencor sikur jeta ne territorn e Myzeqese ka qene e zbehte dhe varfer per vet kushtet gjeografike si nje vend mocalor dhe i pa pershteshem per jetese normale.

Ky eshte mendimi me antishkencor dhe bie ndesh me jeten e njohur te antikitetit dhe objektet e shumta mesjetare te Myzeqese qe jane pasaporta te kultures dhe nivelit te larte civilizes te zones te krahasuar  me te gjithe zonat e tjera te vendit.

Luftrat rrenimtare mesjetare por sidomos furis se eger te osmanve ne territorin e Arberit do te impononin  qendresen heroike te myzeqarve qe ne betejen e Savres dhe ate te Fushe Kosoves ku do te humbin jeten edhe prijesit e saj Teodor Muzaka dhe Gjergj i II Balsha. Por dhe largimin e madh te detyruar drejt teritoreve te sigurta ne malsine e Shpatit, Tomorrit e Librazhdit dhe zonave pertej detit ne Siceli e Kalabri. Dekumentat e kesaj periudhe flasin shume por ne nuk i kemi njohur plotesisht per shkak paragjykimesh qe ekzistojne dhe treguam me lart duke i keq interpretuar ato per vende dhe banore te krahinave te tjera larg se vertetes historike.

Duhet te hidhet poshte mendimi i shprehur se toponomastika e Kenges se Milosaut por edhe e poemave te tjera eshte arbitrare, sikur Arberia e De Rades ne keto poema eshte imagjinare, jo ajo eshte reale ashtu sic mund ti dallojme edhe nder Rapsodite qe ndeshen ne ngulimet arbereshe. Ne fakt nga ketej eshte mbeshtetur edhe De Rada per krijimet e tij, por qe askush deri me sot nuk i eshte futur studimit, analizes historike te tyre.

Na ben pershtypje nga ana etnografike, doket e zakonet qe i gjejme mjaft qarte edhe ne kete poeme ku poeti na sjell shume bukur natyren, jeten e gjalle Arberore me zakonet e mocme dhe te pa prishura, me krenarin legjitime te prejardhjes se tyre te lashte, me thjeshtesine e dlire te stergjysherve, me doket e tyre te pa lekundura.

Keshtu le te shikojme disa valle ne Myzeqe por edhe  loja e Diskut ”rrolje”(kenga e IV rreshti i njembedhjete) qe e hasim ne gjithe territorin e Myzeqese, kete e kam rastisur ne nje feste ne zonen e Krutjes ne Zhym, Mazhaj por edhe ne Gungas, Vanar, Ndernenas, Divjak e Karavasta si dhe kremtimi i festes se se Shen Merise Mesosporite ( kenga e trete, rreshti i pare) qe bie te kryehet me 21 nentor, qe perkon edhe me kohen e mbjelljes se grurit, perfundimeve te punimeve te vjeshtes ne Myzeqe. Kjo feste behet per tju uruar shendet, realizime dhe gezime te pa martuarve qe mbajne kete emer Marie, Mara, Marin, Marian ose Panajota, Panajot, Joti, Pano, Panaja e tjere.

Ne nje qemtim te kujdesshem te shkrimeve te poetit do te dallojme qarte stilin dhe bukurin e fjaleve te zgjedhura qe jane nje variant i paster i te folmes arbereshe, ne dialektin e toskerishtes te zones se Myzeqese, ne to shikojme e dallojme qarte dukurite fonetike si dhe fenomenin e protezes, epentezes dhe ate te epitezes qe jane karakteristike te dallueshme te kesaj zone arberore.

Le te shohim vetem disa elemente te tradites fetare dhe folklorike qe jepen ne poemen e Milosaut dhe qe ruhen ende si nder arbereshet por edhe sot ne truallin arberor sidomos ne Myzeqe.

Fllakadani qe ndizet heret ne mengjezin e dites se Pashkeve, rendja e djemve me ure te ndezura neper duar pas zogjve te nates, “kordhelia e bardhe per te thurur gershetat qe quhet “jetulleza”, po keshtu Keza e nuseve qe eshte nje kurore qindisme me are e argjent, guna e kuqe qe perdoret ne grate e reja ne Myzeqe si nje lloj xhublete, fundi i fustanit me tegela, kindi i gjere i se ciles eshte me ngjyra te kaltera dhe te blerta mbahet edhe sot nga grate kristiane te krahiones se Myzeqese. Kindin e gjere e gjejme ne Semam, Grecalli, Libofshe, Divjake, Lushnje, Krutje, Bubullime, Zhares, Kozare e tjera.

Na bejne pershtypje se mjaft emra te Maqit, katundit te De Rades ne Kalabri jane vene ne poeme sikur ndodhen ne Arberi por ne te vertete ato ndodhen ne Kalabri dhe e kuptueshme qe jane te vendosur nga arbereshet per kujtim te dheut te te pareve, keshtu kisha e vogel e Shen Iliut qe ndodhej e rrenuar ne kodren prane Maqit (kenga e shtatembedhjete, rreshti  tridhjete).

Po keshtu Mbuzati (kenga e nentembedhjet rreshti shtatembedhjete) qe eshte emer i fshatit prane Maqit sot quhet italisht edhe S. Giorgia Albanese eshte edhe origjina e arbereshit Jul Varibobit, kurse ne anet tona e gjejme prane fushes se Frakulles ne kodrat afer Peshtanit ku kemi edhe fshatin tjeter Varibopi qe na tregon dhe lidhjet e besueshme te origjines te njerzve te Jul Varibobes qe kane ikur  nga keto ane.

Ne Myzeqe edhe sot mbas 600 vjetesh ndodhen tre kisha qe ruajne kujtimin dhe respektimin per shen Iline. Njera ndodhet ne nje lugine afer fshatit Kryegjate pran Pojanit te Fierit, tjetra ne Myzeqen e Poshtme prane Daullasit ku ndodhen edhe rrenojat e qytetit antik te Daulies qe banoret e quajne kisha e Shen Dieles (kjo qender kulti shohim se nuk ekziston ne regjistrat e vonshem te Mitropolis se Beratit por njihet me kete emer Shen Ilia nje objekt tjeter kulti jo larg nga Daullasi prane fshatir Goricaj qe mendohet se eshte bere nga banoret e larguar pas shkaterrimit te asaj te Daullasit).

Dhe kisha tjeter me emrin ShenIlia gjendet prane Cukasit ne juglindje te Lushnjes. Vet emri Cuke qe mban kjo qender kuptohet se dikur ketu ka qene nje qytet dhe ky duhet te kete qene Krisandio i antikitetit pran taulanteve. Jane disa arye te bazuara ne njohje dekumentare qe na cojne tek mendimi se kisha e Shenlliut prane Lushnjes mbart kujtimin e arberesheve ne dheun e huaj.

Kjo kishe e Shen Illis mbart mjaft histori ne Myzeqe, qe ne kohet antike, zona e Qerretit dhe Cukasit bente pjese ne Eorden e lashte, me pas njihet si zone e Partheve, Taulanteve dhe kish disa qendra te njohura si Krisandio, Kerragumi, Geriniumi, Antipatra, Partha, Albanopolis. Qyteti antik Korragum qe ka kuptimin Toke e zeze, vend zi do te njihet ne mesjete ne trajten sllave Cernicens dhe ne kohet e vona me emrin te shqiperuar Cerret, Qerret qe mban fshati prane rrenojave te Stan Karbunares.

Ky emer antik ilir Korrogum qe na dal ne mesjete ne trajten sllave Cernicesien do te ndeshet edhe ne gjuhe te tjera me te njejtin kuptim si Skutera qe eshte trajte e shqiperuar nga bizantinishtja, por edhe ne gjuhen italiane Karbunara si edhe ne neolatinishten e arremunve ne formen Musie, Myzeqe.

Ne kohen qe i vendos ngjarjet Jeronim De Rada ne poemen Kenga e Milosaut kjo zone ishte ne zoterimin e princit legjendar arberor Gjergj Arianit Golemit. Dihen luftrat qe ai ne krye te arberorve beri kunder turqeve ne keto kohra prane Karbunares dhe lugines se Shkumbinit, para ardhjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, por gabimisht studjuesit tane pa asnje tregues dekumentar kane menduar se ngjarjet e Arianitit mund te kene ndodhur ne zonen e Kurveleshit.

Qendra e dikurshme Krysandio qe simbolizonte qytetin e Diellit per iliret taulante ishte ashtu si Apollonia qytet i Diellit per helenet. Pushtimet e shumta dhe te gjata prune ndryshime te toponomis se vendit por emri i Krisandrios ruhet edhe sot ne formen Kundia qe mban nje fshat (Ku eshte Dielli) prane rrenojave te qytetit te dikurshem antik afer Cukasit.

Banoret te shumte te kesaj zone per arsye luftrash dhe fatkeqsish natyrore u larguan para pushtimit turk ne zonat e Greqis qendrore prane Thivanit dhe me tej ne ishullin e Specias dhe Andros ku kemi dhe figura te njohura arvanitesh te revolucionit grek te 1828 si gjeneral, admiral dhe kryeministra qe mbajne si kujtim dhe respekt mbiemer emrin e qendres se dikurshme Kundria-Kundrioti, Candrioti (Gjergj, Pavllo, Llambro Candrioti e te tjere arvanitas).

Kurse banoret e sotem trashegues te qendres se dikurshme ruajne kujtimin dhe famen e qytetit te dikurshem antik Krisandio edhe ne emrin e faltores se Shen Illise qe njihet si shenjt i Drites. Por edhe mbiemrat e mjaft banorve edhe pse te besimeve te ndryshme ruajne kujtimin e tradites se te parve, ata ruajne mbiemrin Rama qe eshte emer Persian simbol i Diellit.

Eshte me mjaft interes njohes per historin tone edhe emertimi i nje manastiri ne Siceli nga banoret arbereshe te kesaj treve qe u shpergulen pas luftrave me turqit si dhe nga ata qe kishin migruar me heret ne teritoret e Greqise qe mbas luftrave me osmanllinjte fati i hodhi ne Siceli, manastiri i Kundies eshte nder faltoret me te hershme te arberesheve qe shkuan ne Siceli. Ata krijuan kolonine e njohur te Kundes Entelines te cilen sic shkruan A. Fortescue ne librin Kisha Unite botuar me 1923 se ne vitin 1616, Peshkopi Buoninkontro i Xherxhenit u perpoq ta kthente ne ritin latin por nuk mundi.

Ndonese tre kishat e Shen Ilise ne Myzeqe e ruajne edhe sot emrin dhe objektin kurse ajo e Daullasit ruan vetem kujtimin e emrit. Ne dekumentat kishtare te regjistruara nga mitropoliti i Beratit A. Aleksudhi ne librin Historia e Mitropolis se Beratit te botuar ne korfuz ne vitin 1868 nuk e gjejme sepse ajo kishte kohe qe ishte braktisur por ne traditen popullore dhe respektimin si vend i shenjte ka shume tregime dhe ndodhira qe ende vazhdojne nga besimtare te shumte.

Kodra dhe tempulli i Shen Ilis se Daulasit ruajne mjaft mistere qe duhen zbardhur. Dhe ne mendojme se kjo kishe e vjeter do te ringrihet nga banoret arbereshe te zones qe u larguan ne Kalabri dhe qe e gjejme ne fshatin Maki ku lindi dhe veproi Jeronim De Rada poeti yne i madh e i nderuar kombetar. Banoret e tjere te zones se Daulasit per te respektuar Shen Iline ndertuan ne ato kohra kishen e Shen Ilise ne fshatin Goricaj.

Kete e perforcojme me mjaft elemente te tjera qe permban poema Kenga e Milosaut dhe do ti trajtoj me radhe e ne menyre krahasimore me objekte, tomonomin, folklorin dhe ambjente te perbashketa qe ndodhen pran nje fortese qe mendojme se eshte Skutari i Kenges se Milosaut.

Qe studjuesit tane e kane kuptuar dhe mare gabim identifikimin e Skutarit me Shkodren kjo tashme kuptohet dhe mund te hidhet poshte me mjaft argumenta.

Se pari kjo poeme e ka te percaktuar kohen e tregimit te ngjarjes (sipas vet De Rades ne botimin e pare te vitit 1847 ai e vendos ngjarjen midis 1405-1418, kurse ne botimin e vitit 1873 e vendos brenda viteve 1405-23.

Kuptohet qe vendi qe kerkon te cliroje Millosau me forcat e arberorve qe vijne nga Greqia eshte Arberia dhe jo Shkodra dhe dihet se Shkodra ne ato kohra ishte nen zoterimin e drejtimin e Venedikut dhe jo nen turqit te cilen munden ta pushtonin ate ne vitin 1478.

Per Skuteren kenga tregon se Milosau shkon ta cliroj ..pra behet fjale per Skuteren e vertete qe kemi menduar edhe pse me disa arsye ta identifikojme me Babunjen por edhe me Qerretin sic shkruam me lart ku kalonte prane edhe lumi i Vodhit edhe sot e kesaj dite dallohen vijat e Vodhit perreth tyre. Jemi ne kohen  e luftrave te Aranitasve me turqit qe kishin vershyer ne sulme te egra kunder princerve dhe trojeve arberore.

Por sic njohim nga kronikat e luftrave te turqeve ne rajonin e Myzeqese kur vepronte Gjergj Araniti para se te shkonte si peng te Sulltani, si dhe nga defteri i regjistrimit osman te vitit 1431-32 do te ndodhe nje termet qe shkaterroi mjaft qytete e qendra te tjera perreth. Kete fakt e shohim ne defter dhe pse mungojne dukshem disa flete kur shkruhet per Myzeqene qe mund te zbardhnin shume enigma te zones ku  do te shkruhen pak fshatra qe jane edhe sot, ndonje si Karavastaja dhe Kemishtaj thuhet se jane nen uje nga permbytjet.

Edhe ne kengen e XX te Milosaut kemi nje permendje jo pa kuptim se ai eshte nga Skutere dhe ngjarjet zhvillohen ne kete qender ku e kishte shtepine Milosau i biri i sundimtarit te atij qyteti …. nje dite gjethet ishin si te mpira, dielli i fshehur resh, zemr‘ e grave pa deshire, kur ia dha nje shkundullim (termet).

Dhe me tej poema Vazhdon se Trim (Milosau) gjen vajzen e tij te dashur qe nguron te shkoj me te se nuk eshte zonje madhe dhe ai i pergjigjet …Skuterra me s’thuhet qytet; pertej malit gjejme prifter, qe te na martojne.

I shenova keto se gojedhenat e krahines tregojne qe ai termet kur erdhi turqia e pare beri mjaft shkaterrime dhe zhduku qytezat perreth si Gllavenicen kryeqendren e Myzeqese rrenojat e se ciles gjenden mbi kodren e qytetit te Lushnje, Koniati qendren e Aranitesve rrenojat e te cilit gjenden prane Konjatit te Darsis se Lushnjes, Cernicen prane Karbunares rrenojat e se ciles dallohen ne Qerretin e sotem aty prane si dhe Spolaten qe i kane mbetur rrenojat dhe emri Gradishte prane kodrave te Divjakes ne Lushnje si dhe Skuteren qe e rrenoi teresisht dhe objektet e saj gjenden prane Babunjes se Vjeter.

Nje element qe duhet patur parasysh eshte edhe fusha qe permendet shpesh ne poemen e Kenges se Milosaut. Vendi ne poeme eshte fushor e kodrinor dhe nuk permenden male te larta, hone e shkrepa se  nuk ekzistojne ne kete rajon te Arberise. Por nuk duhet neglizhuar se banoret e fushes se Myzeqese kodrat perreth i quajne Kurd here male dhe vet emri qe mban fshati Vanar vjen nga bizantinishta Vunar qe i thone malit ne greqisht.

Emri Babunje ka kuptim, i vjeter e keqe, plake keqe, e zeze por ne kohet e pushtimit romak ajo do te quhej Musion sic e gjejme ne listen e fortifikatave qe  na jep  Prokopi i Cezarese. Ky emer Musion eshte emer latin dhe ka kuptimin toke e zeze, vendi i zi, mbase edhe kuptimin Perendim, kete emer e mban sot nje fshat ne trajten Mucias mbase nga banoret qe u larguan per arsye luftrash apo shkaqesh te tjera nga fortesa e Musionit.

Por po kete fortifikate na e sjell Ana Komneni ne shkrimet e saj ne kohen e luftrave me normanet qe bene bizantinet ne trojet Arberore me emrin Foertesa e Mylit, Milos ne te djathte te derdhjes se poshtme te lumit te Devollit ne Myzeqe. Kete emer ne trajten Milore e mban sot edhe fusha ne perendim te Forteses se Musionit, Babunjes se vjeter.

Por ne kohen bizantine kete fortese ne do ta gjejme edhe ne trajten e shqiperuar nga bizantinishtja ne formen Skutera qe ka kuptimin e zeze, vend i erret. Dhe se fundi pas pushtimit turk kjo zone do te njihet me emrin turqisht Karatoprak qe ka te njejtin kuptim si toke e zeze, vend i zi, zona e Perendimit.

Emri i Milosaut te kujton, per nje njohes te historis mesjetare shqiptare se kemi te bejme me nje lidhje te mundeshme me emrin e qytetit te Milos. Prane kesaj qendre ku kalon lumi i Vodhit sic shkruan De Rada  ne kete poeme por kuptohet se behet fjale per (De-vollim, De-vodhin).

Ne kete poeme tek kenga e XV kemi te vetmen here qe poeti yne emeron nje te aferm te Milosauos. Vertet ai nuk tregon se si vdiq Koniati vellai i tij, larg vendelindjes por kuptohet sic eshte shprehur dhe prof. Dh. Shyteriqi se supozohet se ai ka vajtur ti prese udhen rrebeshit turk dhe ka mbetur i vrare ne dhe te huaj.

Kurse ne mendojme se Koniati i vellai i Milosaos eshte edhe ky identifikim i qytezes, qendres se Araniteve qe eshte rrenuar ne luftra kunder turqeve ashtu si Skuterra e rrenuar edhe ajo nga turqit por edhe nga termeti.

Po a e dine sot shqiptaret se ku jane rrenojat e Koniatit dhe te Skuterres. Koniati ndodhet si nje fshat i vjeter dhe shume objekte qe gjenden ne terenin perreth prane Dushkut te Lushnje, ne kodrat e Darsis mbartim mjaft mistere historike.

Le te bejme krahasimet midis emrave te poemes se Milosaut dhe atyre ne terenin konkret te Myzeqese.

Milosao heroi i poemes me Milon emerin qe mbante fortesa mesjetare tashme te rrenuar prane Babunjes se vjeter ne Lushnje.

Koniat vellai i vrare i Milosaut ne poeme me fshatin e vjeter te Konjatit pran kodrave te Darsis ne Lushnjes.

Lumi i Vodhit ne poeme me mbeturinat, dejet e lumit te vjeter te Devollit qe kalonte prane Babunjes se vjeter me lumin e Lumi Devollit.

Festa e shen Merise sipas tradites ne Myzeqe behet e mbeshtetur ne kalendarin ortodoks me 21 te muajt gusht por ne poeme del me kuptimin per Shen Meria Methore qe eshte feste per personat qe mbajne kete emer te shenjte por qe nuk jane te martuar dhe kjo kremtohet me 21 nentor te cdo viti.

Shkrimi eshte me interes njohes jo vetem per studjuesit e mirefillte te historis, gjeografis, letersis, folklorit por edhe per nje mase me te gjere njerzish te apasjonuar per te njohur mjaft te Fshehta dhe Mistere Shqiptare ne kuadrin studimeve albanologjike.

Eshte e kuptueshme per mendimin tim te bazuar ne argumenta te besueshme se ne Kengen e Milosaos duhen perjashtuar edhe mjaft hipoteza te hedhura se kemi te bejme me ngjarje prane Shkodres apo Himares.

Argumentat qe sjell Mojkom Zeqo ne shkrimin e tij per poemen Kenga e Milosaut jane me interes njohes,  por edhe te kushtezuara nen nje ndikimi te sotem mbase dhe politik e llogjikisht te trajtuara drejt nga njohja e deritashme dekumentare qe ka njohur pavarsisht se ka edhe mjaft kundershti qe duhen pare me kujdes ne te mire te kesaj trajtese.

I vlersoi per sa njoh nga leximet punimet e Prof  Dh. Shyteriqit ashtu edhe ato te Andrea Varfit qe njihen si Deradas por edhe te shkodranit Jup Kastrati qe eshte mare me gjere me poemen Kenget e Milosaut.

Ne punimet e tyre vihet re se ka edhe mjaft anashkalime te pa justifikuara. Edhe pse nuk jam gjuhtar apo letrar por si lexues i vemendshem prej kohesh kam rreshtuar nje mori trajtesash qe mendoj se duhen mare parasysh jo vetem per kete rast por edhe per mistere te shumta sidomos te mesjetes arberore ku studjuesit livadhisin ane e pa ane pa asnje rregull e ligjesi historike.

Kur lexova kete shkrim me interes te bere nga studjuesi yne i njohur i historis mesjetare Mojkom Zeqo u ktheva ne kujtesen e viteve te shkuara, 40 vjet me pare kur kete teme e kishim trajtuar ne shkollle te mesme ne oren e letersise. Mesuesi yne Hasan Cobani nje intelektual me kulture te gjere dhe i apasionuar gjate shpjegimit ndaloi dhe kerkoj mendim per konkretizim gjeografik te kesaj kenge kur dihej periudha historike e ngjarjeje te shkruar nga De Rada.

Mora fjalen dhe parashtrova mendimin tim duke u munduar ta konkretizoj i nisur nga disa emra qe permbante kjo poeme. Shoket te gjithe degjuan mendimin tim dhe me ate naivitetin qe vinte nga mos njohja historike e mesjetes se Myzeqese shprehen nje habi qe i ra ne sy mesuesit i cili me doli ne krah duke permendur nje shkrim te Prof. Dh. Shyteriqit qe shkruante mbi mundesin e zbulimeve mesjetare gjate punimeve te bonifikimit te Karavastase ku pritej te dilnin objektet e mbuluara nga ujrat shekullore.

Po keshtu vite me vone kur kisha mbledhur mjaft material per zonen, ne nje bashkebisedim ne gushtin e vitit 2004 ne Tirane se bashku me Kujtim Rushon intelektual nga Babunja dhe shkrimtarin e njohur Vath Korreshi i parashtrova nder te tjera mendimin per disa te dhena te reja interesante per njohje ne kete zone te Myzeqese.

Me ate shikim dhe vemendje te qete e karakteristike si dhe i lodhur dhe i shqetesuar nga semundja e zemres krahash shqetesimeve te tjera si deputet me tha nuk te kam njohur me pare por vellezerit e tjere i njoh, interesant gjithe ky material qe e kam degjuar me mjaft respekt edhe nga babai juaj Llaqi Jano, keto duhen shkruar ashtu sic i keni pare dhe te dokumentuara, jane nje pasuri e madhe e me shume vlera historike e gjuhesore.

Per mjaft trajtesa te rendesishme ju jam drejtuar edhe Akademis se Shkencave te Republikes se Shqiperis por edhe disa personaliteteve shkencore nepermjet internetit pasi kam mbi 20 vjet larguar nga Shqiperia, por ndonje pergjigje nuk kam mare per sa kam parashtruar.

Duke qene se po punohet per nje unifikim te teksteve mesimore te historis kombetare qe eshte nje domosdoshmeri do te desha qe te jepja disa mendime teper serioze per historin tone te munguar apo te gjymtuar te mesjetes mbase edhe jo qellimisht por qe sigurisht kan cuar ne nje deformin teper te rrezikshem te historis kombetare.

Të kësaj periudhe, te kohes qe trajtohen ngjarjet e poemes Kenget e Milosaut janë në teritorin tonë shume fshatra dhe objekte fetare qe paraqesin interes njohes historik per ti lidhur me ngjarjet e medha te luftes antiturke dhe largimit masiv te banoreve per ti shpetuar hakmarrjes turke duke shkuar kryesisht ne teritoret e Italis dhe Sicelise te perkrahur edhe nga mbreteria e Napolit dhe ajo e dy Sicelive, shteti i Venedikut te cilet ne keto ane kishin influencen dhe shpesh here edhe sundimin e tyre.

Keshtu ne Myzeqen e Poshtme qe njihet edhe me emerin Karatoprak ku mendojme se kemi lidhje me subjektin, natyren, ngjarjet dhe figurat e poemes Kenge e Milosaut do te paraqesim kishat me te njohura per ilustrim qe ndodhen ne fshatrat e saj. Shohim se ende dhjete objekte kulti ortodokse qe mbajne emrin Shen Meri dhe qe nga ato kohe te largeta vazhdojne te qendrojne.

Kemi kishat e Shen Triadhes dhe Shen Merise ne manastirin të Ardenicës, kisha dedikuar Evangjelizmoit te Shen Merise ne Mbrostar, Shën Mëhilli i Pungës së Libofshës, Shën Gjergji i Libofshës, Shën Kollasi i Vanajt, Shën Thanasi i Karavastasë, Shën Mërija e Kolkondasit, Shën Kolli i Petovës, Shën Mëria e Petovës, Shën Kolli i Mbrostar Urës, Shën Kolli i Vajkanit, Shën Thanasi i Rreth Libofshës, Metoqi i Lunas ose Çipllakës, Shën Kolli i Bitajt, Shën Gjergji në fshatin Shën Gjergj, Shëne Premtja e Gogolasit, Shëne Djela në Rrungaj, Shën Mëhilli e Shën Minai në Gradishtë, Shën Marija e Babunjës, Shën Kolli i Gurit, Shën Kolli i Fier Semanit, Shën Mëhilli i Çullhenjve në Remas, Shën Kolli i Karavastasë,  Shëne Premtja e Shën Barbulla e Karavastasë, Shën Mëria e Pirgosit, Shën Thomaj i Kamenicës, Shën Elena e Spolatës, Shën Mërija e Ndërnënasit, Shën Mëhilli i Gjenerukës, Shën Barbulla e Mizës, Shën Kolli i Xëngut, Shën Gjoni i Grabianit, Shën Kolli i Gërmaçokut ku dhe fshati ka emrin Shënkollas, Shën Mërija e Gërmenjit të Vogël, Shën Mëhilli i Bisht Çukasit, Shëne Premtja në Sulzotaj që dhe fshati mban emrin Shëne Premte, Shënë Mërija e Divjakës, Shëne Premtja në fushën e Spolatës.

Si dhe kur i festojmë ne këto ngjarje të shënuara te jetes se shenjtorve kristian. Shumë prej tyre kanë data të njohura dhe fikse, mjaft të tjera për arsye të zgjatjes apo shkurtimit të vitit i kemi dhe në ditë të lëvizshme.

Më 1 janar ne festojmë Shën Vasilin, më 6 janar kemi Hedhjen e Kryqit në ujë, më 7 janar kemi Shën Janin, më 10 shkurt kemi Shën Harallambin, më 25 mars kemi Ungjëllizmin e Shën Mëris, në prill kemi Pashkët por dita është e lëvizshme, të hënën mbas pashkëve kemi Shën Gjergjin, me 5 maj kemi festën e paqes dhe më 21 maj festa e të shënjtëve Kostandin e Eleni. Po kështu në maj festohej dhe Rikthimi që është një festë e lëvizshme që kremtohet 40 ditë pas pashkëve dhe ditën e enjte që është Ringritja dhe Lartësimi i Djalit të Zotit në lavdin qiellore për shpëtimin e njërzve. Rikthimi dhe Ringjallja përbëjnë veprën e lavdis së Zotit të cilat pasojnë aktin e përuljes.

Në muajin qershor kemi festën e Shpirtit të Shenjte që është feste e lëvizshme, më 20 qershor kemi ditën e të ardhurve festohej shumë në Ardenicë ku mendohet që dhe emri vjen prej tyre Ardunicë-Ardenicë-Ardhurve.

Më 29 qershor kemi festën e Shën Palit dhe Shën Apostolit, në muajin korrik kemi më 1 korrik Shën Argjirin, më 17 Shën Marinën, më 20 kemi Shën Lliun (Ilia), më 26 kemi Shënë Premten dhe më 27 Shën Pandelimonin, më 6 gusht kemi Metamorfosin e Shpetimtarit dhe më 15 Vdekjen e Perëndilindëses, më 14 shtator kemi Lartësimin e Kryqit të Ndershëm, në tetor kemi më 18 Shën Llukën dhe më 26 Shën Mitrin, kurse muajt nëntor e dhjetor kanë më shumë kremtime.

Më 8 nëntor kremtojme Shën Mëhilli e Shën Gavrilin më 21 Isodhia e Perëndilindesës, më 25 kemi Shën Katerinën, më 26 Shën Stiljani e më 30 Shën Andren.

Në 4 dhjetor kemi Shën Varvaran, me 5 kemi Shën Savën, më 6 kemi Shën Nikollën, më 9 kemi Shën Anën, më 12 kemi Shën Spiridhonin, më 25 kemi kremtimin e madh Krishtlindjet dhe më 27 kemi Shën Stefanin.

I prura keto objekte te vjetra kulti te zones si dhe ditet kur kremtojme festat perkatese per te treguar e lidhur me ngjarjet dhe objektet qe permenden edhe ne poemen Kenget e Milosaut. Dihet se asnje objekt kristian ortodoks nuk eshte ngritur ne kete rajon te Myzeqese qe nga ato kohe te largeta te pushtimit turk. Ka patur vetem disa rindertime dhe meremetime ne disa objekte te rendesishme dhe mjaft te tjera nuk u ringriten per arsye te permbytjeve dhe devijimit te rrjedhes se lumit te Semanit.

Per te kuptuar me drejt gjenden e objekteve te kultit neper shekuj e roberis otomane po paraqes per zonen e Myzeqes se Poshtme qe quhet Karatoprak nje information dekumentar kryesisht nga Historia e Mitropolis se Beratit  te shkruar nga Aleksudhi  ne vitin 1865 dhe botuar ne vitin 1868 ne Korfuz si dhe disa te dhena nga regjistrimi i pare i shtetit shqiptar te botuara nga Teki Selenica ne vitin 1928.

Enorite jane bashkesi fshatrash kristiane qe kane kisha dhe klerike te perbashket, ato perbehen prej tre e me shume fshatrash. Po i tregojme nga jugu ne veri te ketij territori ashtu sic i gjejme ne dekumenta.

Ne zonen kodrinore Ardenice, Gradishte, Divjake qe perfshihet ne Myzeqen e Poshtme kemi keto enori:

Enoria Mbrostar Muhamet perfshinte fshatin e bashkuar Omonim (Bashkim) me 14 familje kristjane, ritet fetare i realizonin ne kishen e fshatit dedikuar Evangjelizmoit te Shen Merise dhe vizitoheshin nga nje prift.

Enoria e Petoves perbehej nga 29 familje kristjane te fshatrave Petove dhe Stan Petove, vizitohej nga nje prift dhe ritet i kryenin ne kishat e fshatit dedikuar njera Shen Parashqevise dhe e dyta Shen Nikolles. Ne vitin 1927 Petova kishte 154 muh dhe 39 orth, Cakajas Petove 29 muh.

Enoria e Ardenices perbehej nga Stanet e Kolonjes dhe Cipllakes si dhe te fshatrave Ardenice duke permbledhur 51 familje, ritet e tyre fetare i kryenin ne Manastirin e Ardenices, dedikuar Shen Merise dhe vizitoheshin nga prifterinjte e Manastirit. Ne afersi te fshatit Cipllake gjendej edhe kisheza dedikuar Shen Thanasit.

Ne vitin 1927 Ardenica kishte 162 muh dhe 9 orth, Cipllaka 66 muh, Stan Kolonja 4 muh dhe 221 orth dhe Stan Manastir 119 orth.

Enorite e Libofshes, Metanit dhe Cifligu i Madh permbledhnin fshatrat Libofshe, Rreth Libofshe, Cipllake, Kurjakasi, Metani, Rosomani, Ciflig i Madh, Gozhdaras dhe Gremi ku banonin 159 familje dhe ritet e tyre i realizonin ne kishat e bashkesise,ne Shen Gjergjin dhe Shen Arkangjel Mihalit prane kodrave te Libofshes dhe vizitoheshin nga kater prifterinj.

Ne vitin 1927 Libofsha kishte 227 muh dhe 574 orth, Rreth Libofsha 58 orth, Cipllaka 66 muh, Metani 229 orth, Kurjakasi 50 orth, Gozhdaras 94 orth, Ciflik i Madh 8 muh dhe 273 orth, Gremkuci 59 muh, Rosomani 112 orth, Thana e Libofshes ku u vendosen kosovaret 98 muh dhe 22 orth dhe Shengjergji i Libofshes me 54 orth.

Enorite e Vanarit dhe Daullasit perbeheshin nga fshatrat Vanari, Gogolani, Rungaje, Bitaj dhe Daullas perfshinin 54 familje te krishtera, ritet fetare i kryenin ne kishen enorike dedikuar Shen Nikolles ne Vanar dhe Shen Janit ne Bitaj e vizitoheshin nga dy prifterinj.

Ne vitin 1927 Vanari kishte 89 orth, Gogolani 50 orth, Daullas Minos 12 muh dhe 142 orth, Rungaj e re 36 orth, Rrungaj e vjeter 47 orth, Bitaj 79 muh dhe 26 orth, Shenkolli me 26 muh,

Enoria e Gradishtes permblidhte fshatrat Stan Gradishte, Fier Rista Seman, Gungasi, Shengjergji dhe Makallaza. Ku benin pjese shtatedhjet e gjashte familje dhe ritet fetare i realizonin ne kishat e komunitetit kristian te zones si ne ate te Shenjtoreve Minait, Viktorit dhe Vikingit dhe sherbeheshin nga nje prift.

Gradishta kishte 58 muh dhe 168 orth, Fier Seman 11 muh dhe 204 orth, Gungasi 80 orth, Shen Gjergji me 54 orth, Makallaza ?.

Enoria e Shakulles permbledhte fshatrat Shakull, Stan Shakull, Goricani, Kemishtaj, Sopeza, Shenepremtja, Mertish dhe Seneza ku jetonin nentedhjet e gjashte familje, ritet fetare i kryenin ne kishen enorike te Shen Nikolles ne Kemishtaj dhe ne kishezat te profet Ilise ne Gorican, te Shen Mehillit ne Mertish ku ju sherbehet nga nje prift.

Ne regjistrimin e 1927 kemi keta banore ne kete enori, Shakulla me 69 orth, Stan Shakulla ?, Goricani 217 orth, Sopeza 80 muh dhe 42 orth, Kemishtaj 40 muh dhe 134 orth, Mertishi 48 muh dhe 292 orth, Shen Premtja ?, Seneza ?.

Me ka bere pershtypje per njohje me te gjere emri Gordomen qe mban nje lagje, mehalle e vjeter  ne fshatin Mertish. Kuptohet se ky nuk eshte emer arberor por nje emer me teper sllav mbase edhe norman nga prapashtesa qe mban. Ne pamje te pare kuptohet nga etimologjia se mund te jene banore, shtepi te ardhura nga mali- Gor-kuptohet mal nga bullgarishtja dhe domen kuptohet shtepi nga bullgarishtja ashtu sic mund te kuptohen edhe emrat Gorre e Gorican. Emri gore vjen nga sllavishtje qe do te thote mal dhe banoret qe kane ndertuar fshatin Gorre kuptohet kane zbritur ne kohra te pa njohura nga ne prej zonave malore perreth. Po keshtu emri Gorican apo Goricaj eshte emer qe vjen nga bullgarishtja dhe ka kuptimin qender, qytet i banorve te zbritur nga malet.

Enorite e Grabianit ku benin pjese fshatrat Grabian, Stan Grabian, Stan Germenj, Stan Gjeneruh, Stan Bishtcukas me shtatedhjet e nje familje ku ritet fetare i kryenin ne kishat e bashkesise se zones ne ate te Shen Nikolles e te Shen Dhimitrit dhe sherbehej nga nje prift. Grabian vjen nga fjala sllave grope. (vend i vendosur ne grope)

Ne keto enori numri i banoreve me 1927 eshte Grabiani 12 muh dhe 164 orth.

Enorite e Divjakes dhe te Kularit perbeheshin nga fshatrat Divjake, Xenge, Nove, Stan Divjake, Kulari, Sulzotaj, Xengu, Coku, Miza, Zharneci, Kryekuqi dhe Shenepremtja ne te cilat banonin 147 familje ritet fetare i realizonin ne kishen e bashkesise kristiane te Evangjelizmoit te Shen Merise ne Divjake dhe ne kishen e Shen Nikolles ne Xenge.

Ne vitin 1927 sipas regjistrimit kemi keta banore sipas fshatrave Divjaka me 9 muh dhe 812 orth, Germenj Coku 172 muh dhe 105 orth, Xengu 111 orth, Nova me 13 orth, Zharneci 114 muh, Kulari 174 orth, Miza 65 muh dhe 75 orth, Kryekuqi 159 muh dhe 97 orth, Sulzotaj 161 muh dhe 20 orth, Shenepremtja Imlaqi 56 muh.

Enorite kristiane ne vijen e pare te zones bregdetare perbeheshin nga keto enori

Enorite e Semanit perbeheshin prej fshatrave Seman, Stan Seman, Alibejani, Romani, Sheqmarinasi, Remani, ku perfshiheshin 114 familje, ritet fetare i realizonin ne kishat e bashkesise kristiane te Shen Triadhes ne Seman dhe vizitoheshin nga tre prifterinj.

Ne vitin 1927 kishin Semani me 267 orth, Alibejani 19 muh dhe 112 orth, Sheqremani 133 orth, Sheqmarinas 145 muh dhe 497 orth, Remani ?, Romani?

Enorite e Ndernenasit, Hadanit, Hasturkasit dhe Havaleasit perbeheshin prej fshatrave Ndernenas, Hasturkas, Iriqas, Hadani, Rustamani dhe Rusamani dhe permbledhin 101 familje kristiane te cilat ritet e tyre fetare i realizojne ne kishat enorike te Evangjelizmoit te Shen Merise ne Ndernenas dhe ne kishezen e Shen Marines e vizitoheshin nga dy prifterinj.

Ne vitin 1927 kishin keta banore Ndernenasi 149 orth, Hadani 66 orth, Hasturkasi 138 muh, Havaleasi Tuzlla 84 orth, Iriqas 55 orth, Resomani 75 orth.

Enorite e Karavastase perbeheshin nga fshatrat Karavasta, Driza, Cakajasi, Pervazi, Remasi, Muciasi, Guri dhe Babunja, ne to banonin 61 familje kristiane, vizitoheshin nga dy prifterinj dhe ritet fetare i realizonin ne kishat enorike te Shen Thanasit ne Karavasta dhe ne kishezat e Shen Nikolles ne Mucias, te Shen Dhimitrit ne Drize dhe te Shen Premtes ne Karavasta.

Ne vitin 1927 Karavastaja ishte me 84 muh dhe 188 orth, Driza ?, Cakajasi 19 muh dhe 24 orth, Pervazi ?, Guri 93 muh, Muciasi 70 muh dhe 30 orth, Babunja 184 muh dhe 23 orth.

Ne Kenget e Milosaos, Skutari ne Himare, jo ne Shkoder qe na sjell ne trajtesen e tij Dr Mojkom Zeqo une mendoj disi ndryshe dhe kam parashtruar disa mendime qe duhen mare ne konsiderate per kete trajtese.

Vertet ne vargjet e poemes Milosao te arbereshit te madh Jeronim De Rada permendet shpesh deti, fusha, kodra dhe hapsira, ambienti bregdetar shqiptar qe ja heq te drejten kujdo qe do te kerkonte te shikonte ne kete rast nje tjeter teritor apo ashtu sic eshte mare deri me sot per Shkodren dhe zonen e saj.

Qe eshte prane detit territori ku kane ndodhur apo jane vendosur ngjarjet tashme kjo eshte e kuptueshme. Por duhet te dallojme ne kete rast se nuk flitet per teritor bregu por bregdetar per teritor buze deti ne vargjet e Kenges se Milosaos dhe kjo ka nje shpjegim. Studjuesi yne jep si mundesi Himaren duke hedhur disa hipoteza por hipoteza mbetet hipoteze, nje mendim i brishte dhe asgje me teper per ti dhene zgjidhje problemeve qe trajtojme. Himara dhe gjithe shtrirja e saj njihet historikisht qe eshte quajtur bregu yne kurse ne poeme po te shikohet ka nje ndryshim se thuhet buze deti dhe kjo perdoret kryesisht por edhe kurdohere per territorin e vijes detare te Adriatikut dhe me saktesisht sidomos e mban kete emer zona e Myzeqese.

Permendet e arsyeshme nga studjuesi se kemi te bejme me Himaren duke e lidhur krahas te tjerave edhe me emrin e nje ushtaraku te lavdishem sic eshte Dhimiter Leka qe De Rada ja dedikoj atij kete poeme dhe vertet del pyetja pse ja dedikoj atij. Mund te kete mjaft pergjigje rreth kesaj. Kush tha se ky eshte nga Himara, ne cilen kohe ka jetuar e vepruar ky, cfare njohim ne per kete figure.

Ne nuk ne dime me teper per kete arberesh por dime per mjaft te tjere qe kane bere emer por studjuesit na japin mjaft hipoteza per origjinen e tyre kurse une ju them se pjesa me e madhe e tyre jane nga feudi apo shteti i Araniteve qe e kishte qendren prane kodrave te Lushnjes dhe te Materengeve qe e kishin qendren prane Milosaos dhe Skuteres ne zonen e Karatoprakut.

Edhe vet De Rada eshte nga kjo zone dhe per kete te sjellim edhe mjaft argumenta. Po nga kjo zone eshte edhe Lek Matrenga por edhe Gavril Dara i Ri qe me Kengen e Sprapse te Bales i kendon motit te arberit, betejes se Valkalit (Covalonit, Koniatit, Golemit, Komnienit) prane Darsise se Lushnjes dhe jo te Vajkalit apo Valikardit te Bulqizes sic e kane mare deri me sot.

Gavril Dara mban si mbiemer emrin e krahines se tij Darasi, Darsi qe kuptohet eshte Kunavia antike. Per keto kam bere mjaft studime me interes te mbeshtetura me dekumenta dhe toponomin e rajonit Myzeqe, Daresi, Dumre.

Po ne kete vend ndodhet edhe kryeqendra e Arberit ku u krijua se pari Principita e Arberit me Progonin (Proedhos do te thote Kryetar, Princ Johani, Gjonin ose Gonin sic na e sjellin dekumentat. Ai ishte i biri i Andrea Konienit dhe kishte dy femijet e tij qe drejtuan principaten si Gjini e Dhimitri duke vazhduar per rreth 300 vjet si dere e njohur deri tek Gjergj Araniti, Golemi dhe i biri i tij Kostandini i njohur ne mesjete si nje figure me emer e kontribute politike, ushtarake dhe religjioze ne shtetet latine.

Kurse tek ne Kostandin Araniti, ky personalitet me emer as qe permendet fare per arsye jo nga mos pasja e materialeve por nga kendi dhe interesi qe i kane pare dikur por edhe sot latinet nje pjese te mire te figurave Arberore qe i kundershtonin ne politiken religjionare, te nderrimit te besimit nga ortodos ne katolike.

Dhe studjuesit tane, ne radhe te pare ata te shkolles perendimore por edhe ata te hierarkis kishtare katolike qe jane mare me njohjen e dekumentave kane bere nje seleksionim djallezor, ashtu si ne librat Acta Albania apo Shkrime Albaneze te Ferlatit ku dukumentat nuk jepen origjinale por te permbledhura ne nje kend te caktuar interesi ne perputhje me strategjin e tyre te kahershme.

Eshte nje e vertete e dekumentuar se Himarjotet ne kohen qe trajtohen ngjarjet ne Milosao 1435-43 nuk kane pasur luftime me turqit, por vetem mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit do te dallojme ngjarje luftarake ne kete teritor kur u vendosen mjaft familje te larguar nga zonat e pushtuara per ti shpetuar hakmarrjes turke.

Dhe me vone ne fillim te shek te XVI keta banore te ardhur shkuan ne forma e arsye te ndryshme ne teritoret e Italise por edhe te shteteve te tjera europjane si kalores dhe ushtare me pagese ashtu si me vone banoret e Fterres, Corrajt apo Shen Vasilit u larguan nga masakrat e ushtris se Ali Pashe Tepelenes por keto kuptohet se jane afersisht ne kohen kur lindi e jetoj De Rada dhe mbase kane lene gjurme se edhe ishin ngjarje te fresketa.

Tek emri i fshatit Corraj mund te kerkojme me teper mundesine e Skuterres sepse ky emer shqip Corraj vjen nga sllavishtja bullgare mesjetare dhe ka kuptimin e zeze, e erret, qorre mbase e ka mare nga vet pozicioni ku ndodhet edhe sot si qender banimi. Por ky emer Corraj ka kuptim te njejte etimologjik me fjalen Skuterre.

Edhe mbiemri Leka gjendet, ruhet edhe sot ne banoret e kesaj zone e sidomos ne Borshin prane. Por nuk duhet te harrojme se me mbiemrin Leka ka patur mjaft nga Myzeqeja qe jane larguar por ka edhe sot ne Lushnje e Myzeqe edhe dy fshatra me emrin Lekaj, ashtu sic jane fisi i njohur Daka e Regazi qe shkuan por edhe u kthyen ne ato kohra kurse te tjeret e kesaj krahine bene emer ne historin e arberesheve te Sicelise dhe Kalabrise ku njihen e respektohen edhe sot fiset Perboti, Kuci, Materenga, Araniti, Golemi, Peta, Luzi, Balta, Belushi, Basta, Renasi, Rali, Bua, Muzaka, Merkuri, Kundia, Maci, Mauri (Mavro) e dhjetra te tjere qe i kam trajtuar ne nje studim me te gjere.

Studjuesi Mojkom Zeqo permend emrin Skutere ashtu sic vjen ne vargjet e Kenges dhe kete e lidh me nje emer te nje toponimi qe ndodhet prane Vunoit. Se ve ne dyshim ekzistencen e ketij toponimi prane Vunoit por mendoj se largimi i tyre nga kjo qender ka patur disa detyrime qe mund ti mendojme.

Pse kujtesa e Vonioteve per ta eshte e zbrazur dhe pse nuk iken edhe nga fshatrat e tjere por iku i gjithe ky fshat. Mendoj se kjo qender mund te kete qene e perkohshme nga ata qe shkuan te detyruar nga luftrat dhe nuk munden te siguronin nje jete te qete e te sigurte si ardhacake prandaj ata u larguan. Ne dekumentat e regjistrimeve te hershme turke por edhe kishtare nuk e gjejme emerin e ketij fshati.

Une mendoj se emri Skutere eshte emer arberor qe permendet ne Myzeqene e poshtme e gjejme edhe ne emra ne gjuhe te tjera por qe kane te njejten etimologji, vjen nga fjala e zeze, e erret. Edhe vet emri Myzeqe, emri Mysie, Musion qe mbante dikur nje fortese ne kete zone ne paramesjete, Emri Babunj qe mban nje qender banimi e vjeter antike po ketu prane, emri Perendim qe njihet per kete zone, ashtu si emri Skuraj nga vjen edhe Skutere si dhe emri Cerme, Qerret qe njihen ne disa zona te kesaj fushe dhe duke e mbyllur me emrin e fundit qe njihet nga pushtimi turk per kete zone si Karatoprak jane te se njejtes etimologji.

Pra Skutera eshte Musioni mesjetar rrenojat e te cilit i gjejme prane Gradishtes se Lushnjes. Po keshtu emri i Milosaos nuk eshte vendosur pa qellim ai te kujton katundin e Milos dhe fortesen ne kohet paramesjetare kur luftonin bizantinet dhe normanet sic na e sjell Ana Komneni ne te djathte te rrjedhes se poshtme te lumit te Devollit dhe rrenojat e kesaj fortese jane ne Babunje te vjeter prane Gradishtes se Lushnjes. Pra kuptojme se Skutera, Musioni, Milos dhe Babunja e vjeter jane ne te njejtin vend  dhe ne kohe te ndryshme kane emra qe kane te njejten etimologji

Ne mesjete kjo krahine vlersohet per tregun e begateshem te Skeles se Pirgut te Devollit qe njihet edhe me emrat Pirgu i Muzakajve apo Skela e Karavastase dhe ne kohen e turqeve do te quhej Hasturkas (me kuptimin i pari i turqis per nga te ardhurat qe siguronte per sulltanin). Luftrat dhe grindjet per zoterimin e kesaj qyteze skele (qe jepte 1\9 e tregetis se Beratit, Vlores dhe Himares te mara se bashku), nderhyrjet dhe ambicjet e te huajve si dhe ndeshjet e princerve vendas per ta zoteruar, aleancat ne luftrat e disa princerve arberore si Karl Topia qe thirren per ndihme si aleate fiset osmane do te sillnin deshiren qe turqit nuk do te largoheshin me nga keto teritore.

Dhe fusha prane Babunjes quhet edhe sot fusha e Milores deri prane fshatit Remas. Ketu kalonte lumi i Vodhit ne disa rajone ne brendesi te fushes njihet si lumi i Vozit prane Karbunares qe kuptohet se behet fjale per lumin e Devodhit, Devollit.

Emrat e tjere si dhe ato toponomike ne Milosao mendoj se jane me prane Myzeqese se sa Himares. Edhe Roza Skutara e cila ka rrefyer shume per balladat arbereshe mendoj se eshte qe ketej. Himarjotet edhe kur jane larguar nga trojet e tyre e kane ruajtur emertimin e tyre baze kurdohere si Himarjote edhe pse jane arbereshe por njihen himarjote.

Por duhet pare mbase me thelle edhe koncidenca midis dy emrave Vono dhe Skutere ne Himare me dy emrat e tjere Vunar dhe Musion, Babunj, Skutere, Karatoprak ne Myzeqen e poshtme qe kane te njejtin kuptim.

Vet ngjarjet te vendosura ne poeme me datat e njohura tashme tregojne se behet fjale per luftrat e Gjergj Aranitit kur nga pengmbajtja prane Sulltanit erdhi rrembimthi e larguar fshehurazi ne mes njerzve te vet dhe me fitoret e tij sic thote edhe Barleti por dhe mjaft kronika te mesjetes e felliqen Sulltanin para gjithe Europes.

Ushtrite turke e detyruan Aranitin te leshoj teritoret prane Myzeqes e te shkoj ne Shpat e Cermenike kurse shume te tjere shkon dhe u vendosen ne Siqeli dhe Kalabri. Te kesaj kohe kemi edhe kengen e Gjemise ose te Anijeve qe eshte mjaft e dhimbeshme per largimin e madh te arberorve ne ato kohera por e pa studjuar  fare nga njerzit tane.

Kenga e Gjemise

Ika nëno moj ika, ikëm muarëm dhenë,

Turku po na ndjek, kërkon të na therë

Të gjithë ne shkuam, poshtë në Babunjë,

Te kisha e Shënkollit seç u therën buajtë,

Drekën ne e hëngrëm, darka na mungonë

Natën sterrë u nisëm për në vënd të huaj.

Kur vumë këmbë moj nëno lart në gjemitë

Dëgjuan këmborën o të kumbrisë (buacës)

Mjera unë e mjera, kokën kur e ktheva

Nuk i pashë me sy, zemra ç’mu lëndua

Mjera unë e mjera si i lashë këto dhera

Zëri kumris ç’mu këput gjysma e fuqisë

Mallin na e morën të zestë mor me bojë

Vatanin e lamë, shkuam në vënd të huaj.

Edhe toponimi Stani i Marlules duhet kuptuar drejt dhe kete e gjejme edhe ne Myzeqe. Marule quhet nga banoret e kesaj zone fruti dhe druri i pishes se bute. Prane renojave te Pirgut te Karavastase ne fshatin Asturkas gjendet edhe sot vendi i Maruleve dhe kane qene disa pisha shekullore ku mblidheshin njerzia qe prisnin gjemite nga deti. Marule vjen si emer nga helenishtja qe do te laker dhe pishat si dhe vet fruti i saj ka formen e lakres. Edhe pylli pishave te Divjakes shpesh njihet nga banoret per rreth si pylli i Maruleve.

Edhe kisha e Shen Meris se Babunjes apo Skutarit i ka edhe sot rrenojat ne fshatin Gure aty prane. Banoret e kesaj zone tregonin ne kohet e hershme deri ne vitet 30 te shekullit te XX ketej vinin mjaft  arbereshe me kujtime per keto vende nga te paret e tyre. Im ate Llaqi Jano ka shenuar disa nga keto ngjarje kur shkruante per historin e Karatoprakut.

Po prane lumit te Vodhit ndodhen rrenojat e nje tempulli (Shen e Diela ose sic njihej dikur Shen Ilia) i pa studjuar por me sa di nga me te moshuarit qe nuk e dinin fare kush ishte De Rada dhe Poemat e tij, tregimet e tyre kane nje perputhje me ngjarjet e Milosaos dhe te Serafina Topis.

Po prane ketij tempulli ishte edhe moli, porti, rada e anijeve lumore. Guret e shumte e te medhenj, Amforat e medha si dhe qypat gjigante aty prane presin studjuesin, ato jane  rrenoja te qytetit antik Daulia qe i dha emrin banorve dhe fushes T’aulantia nga D’aulantet.

Edhe emrat Rina dhe Kallogre jane mjaft te njohur ne kete teritor te Myzeqese. Kallogrea vjen nga bizantinishtja qe do te thote  Kallo e mire dhe grea ka kuptim e mjera, e vuajtura, e ve, e perzhitur nga fatkeqsite, djegur nga fati, nga ngjarja e rende, e vetmuar por perdoret per kete edhe emri Murga me kuptimin e zeza, e shkreta e mjera.

Kurse per romanin tjeter poetik te De Rades te quajtur Serafina Topia me te shumten e ngjarjeve vendosen po ne kete mjedis te Myzeqese. Edhe mendimi i shprehur se De Rada permend shpesh here emrin e Himares ka nje shpjegim sic shkruajta me lart se kishin kaluar rreth 400 vjet qe ishin larguar te paret e De Rades nga trojet Arberore dhe kujtesa ishte daravitur dhe ardhja e himarjoteve kryesisht nga Shen Vasili por edhe  nga trimerite qe tregonin ushtaret himarjote neper Europe freskonte kujtesen dhe krenarine e te pareve nder arbereshet e asaj kohe Deradiane.

Vetem ne territorin e Myzeqese kemi nje nder ikonat me te mira mesjetare ate te Despotit Karl Topia qe ndodhet ne Manastirin e Ardenices. Historia e vajzes se tij me nje princ te huaj njihet e dekumentuar dhe ajo ne kete teritor ka patur si pjese te sundimit te saj nga qendra Kanine ku rrinte kjo familje feudale.

Legjendja e vdekjes se vajzes se Despotit tregohet nga te moshuarit dhe besojne se varri i saj ndodhej ne tempullin e shen Dielles aty prane. Ngjarjet jane te kohes se luftes se Karl Topis princit te Petreles, Despotit te Durresit me forcat e Despotit Balshe te Shkodres qe kishte mare ne zoterim me ane krushqish keto teritore dhe i vrare ne  betejen e Savres prane fushes ne vitin 1385 nga forcat turke aleate te Topijasit.

M. Belushi prift dhe studjues arberesh permend emrin e Roza Skuteren e cila ka rrefyer shume ballada arbereshe. Une edhe tek mbiemri i Bellushit shohe nje emer mjaft te perdorur edhe sot nga banoret e Myzeqese qe eshte me kuptimin i bardhe, eshte shqiperim i emrit sllav Belesh qe kishte zevendesuar ermin e hershem ilir Parthin por me te njejtin kuptim me emrin latin Alban. Edhe sot e gjejme traditen e shqiptare ne trajtat Bello, Billo, Belliu, Balaj, Balla, Beleshi, Velo e tjera.

Permendet ne poemen e Milosaos edhe kremtimi i festes se Shen Merise Mesos porites vertet ky eshte nje kult bizanrin qe festohet madherishem nga banoret e Myzeqes. Ne kete feste vijne edhe te shumte kristiane e muhamedane edhe nga larg si Ohri, Manastiri, Librazhdi, Elbasani, Korca, Gramshi, Skrapari, Permeti, Dumrea ne muajin gusht prane pyllit dhe bregdetit te Divjakes dhe bejne festime te medha por qe nuk jane studjuar nga historian tane. Kjo tradite eshte shume e vjeter qe ne kohet pagane se vertet ne kete dallohen mjaft elemente te para kristianizmit.

Lumi i Vodit sic kemi shkruar eshte lumi i Devollit dhe prane ketij lumi eshte vrare Milosao, por meqenese ne kete poeme Milosao eshte mare edhe si bujar, fisnik i njohur, mund te kuptojme se mbas tij mund te qendroj ndonje pinjoll nga Balsha i dyte qe i kish mare keto teritore dhe ishte Despot ne keto ane dhe se Balsha i dyte eshte vrare ne betejen e Savres ne lufte me Karl Topine qe kish therritur mercenare turq kunder aleances se princerve feudale Arberore.

Dihet se permes fushes se Savres kalonte lumi i Devollit deri ne fillim te shek. XIX  kur per mjaft arsye  klimaterike dhe sizmike te vertetuara tashme shkencerisht ai nderroj rrjedhen per ne dete. Sot gjurmet e tij ne fushen e Savres prane fshatit Qerret ku ka qene Cernica mesjetare gjenden ne trajte Dellesh me emrin Lumi i Vozit qe eshte i njejte me emrin Vodhit dhe eshte shkurtimi i emrit te lumit De-voll, De-vodh kjo sipas tradites ne shkurtimin e emrave qe perdor krahina.

Por te nisur edhe nga shume ngjashmeri qe perputhen midis emrave te toponomis te Milosaos dhe terenit prane Grykes se Gradishtes ne Lushnje ku jane rrenojat e Musionit, Skutarit mesjetar, mund te themi se si ne te njejten simetri por me ne thellesi te fushes se Myzeqese, prane Karbunares ku kalonte lumi i Devollit dhe sot jane gjurmet e tij ne trajte dellesh ujore qe njihen me emrin lumi i Vozit.

Keto te dhena na sjellin edhe nje mundesi tjeter per njohje sepse edhe ketu prane gjendet nje qender e vjeter banimi sic eshte Qerreti dhe dekumentat mesjetare tregojne se ishte nje qender e madhe peshkopale qe quhej Cernica e ne mjaft rast Thernica trasheguese e Korrogumit antik.

Nje fortese qe njihet me emrin Tomiri, rrenojat e se ciles ndodhen ne malin e Stan Karbunares, si dhe objekte e rrenojat e kishave te shumta, trakte rruges dhe ura mesjetare tregojne shume per njohje me te thelle. Po keta emra Korrogum, Thernica, Cernica, Qerret kane te njejtin kupim etimologjik pavarsisht se jane ne gjuhe te popujve te ndryshem, keto kane kuptimin toke e zeze, toke e djegur, vend i erret ashtu sic e kane edhe emrat qe permenden me ne perendim prane Gradishtes se Lushnjes.

Kundershtia qe na vjen ne kete rast eshte se ne poeme deti, dallget, bimet pran detit, ererat e detit dhe pulebardhat jane te pranishme. Kjo tregon se me e mundeshme mbetet qe Skutera e Milosaut duhet te meret  prane Babunjes se Vjeter dhe jo prane Karbunares.

Por une shoh se edhe Domeniko Mauro qe eshte nje studjues i njohur arberesh mundesine qe ai te jete nga kjo pjese e territorit shqiptar dhe kete e lidh me mbiemrin e tij Mauro qe eshte emer bizantin dhe duhet lexuar Mavro i cili ka kuptimin i zi, i erret ashtu sic kane po kete kuptim edhe emrat Skutari, Cernica,  Thernica, Qerreti, Musioni, Myzeqe e tjera.

Edhe me heret pinjolle te familjeve te degjuara qe iken ne ato kohra do te njihen per kontributin e madh per ceshtjen Arberore. Nga familja e degjuar e Materengeve kemi Lek Materengen qe eshte autori me i vjeter arberesh i njohur. Ai lindi rreth vitit 1516 ne Hora te arberesheve ne Siceli. Ishte nje nder nxenesit e pare te Kolegjit te Shen Athanasit ne Rome qe ishte hapur ne vitin 1572 (duhet pare me mire kjo kronike historike midis lindjes dhe shkollimit te tij). Punoi si prift ne fshatin e tij dhe perktheu ne kete kohe nga italishtja  “E mbsuome e krishtere“, nje katekizem qe ka rendesi jo vetem fetare por sidomos per dokumentacionin e nje faze te vjeter te te folmeve te arberesheve te Sicelise. Katekizmi i Materenges paraqet interes edhe per vjershen e shkurter te botuar ne te, sepse eshte gjurma e pare e botuar e vjersherimit shqip.

Po nga kjo zone eshte edhe arbereshi (1758-1821) Engjell Mashi, njihet si studjues arberesh i historis dhe kultures popullore Arberore. Edhe sot ne zonen e Myzeqes se poshtme qe quhet edhe Karatoprak gjendet prane Remasit e Muciasit mesjetar fisi i Masheve ose Masvet, Maçët qe jane autokton por tashme te besimit muhamedan si pasoj e procese  imponuse te sundimit turk. Tek ky emer e kam hedhur mendimin se kemi nje lidhje me emrin e katundit Maki ku lindi e jetoi Jeronim De Rada arbereshi yne i madh.

Mesimet fillore Engjell Mashi i kreu ne Kolegjin e Shen Adrianit. Studimet per drejtesi i perfundoi ne Napoli. Ne vitin 1807 botoi italisht vepren “Fjale mbi zanafillen, doket dhe gjendjen aktuale te kombit arberor”, ku ve ne dukje autoktonine e arberoreve dhe prejardhjen e tyre nga pellazget, ngre lart luften e arberorve per liri dhe kerkon qe arbereshet e Italise te njihen nga shteti si nje kombesi e vecante.Vera e tij ndikoj pozitivisht tek arbereshet e Italis dhe tek Rilindasit tane. Botimi i pare i saj u perkthye frengjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun duke i bere te njohur arberoret ne boten e jashtme.

Ky material i pa perfunduar eshte nisur shume vite me pare kur isha nxenes ne gjimnaz dhe vazhduar kur

punoja ne territorin bregdetar te Myzeqese. Kohrat dhe situatat qe erdhen nuk me dhane mundesin ti coja deri ne fund keto kerkime me interes per historin mesjetare te Myzeqese.