| E diele, 05.10.2014, 11:03 AM |
Atje ku jeta po çel si lule
shkëmbi mes malesh Skraparase
Nga Xhevahir Cirongu
Shtator 2014! Në qiellin vjeshtak retë e bardha kanë grisur aty –këtu kaltërsinë e tij. Ato duken si shtëllunga të bardha leshi që tirren lart në kupën e qiellit. Dielli flakëron në fshehtësi e të djag sikur të jetë pragvere.E megjithatë,vjeshta ka trokitur gjithandej. Njerëzit janë kudo në lëvizje. Ata i gjen në krye të punëve të stinës së vjeshtës. Me autobusin e linjës Durrës- Berat udhëtojmë drejt qytetit muzeal. Në orën 10 mbrijmë në terminalin e autobusëve në Berat. Me të vërtet atje ishte bërë një punë e mbrekullueshme. Të bije në sy rregulli e pastërtia,por edhe korrektësia në shërbimin urban. Te ura e Kuçit në autobus hipën një banor nga fshati Kuç. Ishte me gjithë bashkëshorten. Me mua në sedile u ul edhe ai fshatar që jetën e kishte lidhur pranë tokës. Bisedojmë me atë njeri puntor e aposionant që i cili kishte qënë për disa vite emigrant në greqi e itali. –E lash emigrimin na thotë ai,sepse më thëriste vendlindja ime Shqipëria. Në fshatin tim, Kuç, ndërtova shtëpinë e re,por mbolla edhe ullinj,hardhi,kam edhe një serë të vogël me perime. Të ardhurat që fitova në kurbet investova në tokën time.Për ullishten më ndihmoj edhe qeveria duke subvesticionuar.,- mbyll bisedën fshatari nga fshati Kuç i Beratit.
Poliçani- qyteti nën Tomorr
Lëm pas qytetin e Beratit e nisemi drejt Skraparit. Ora po shkonte 12. e drekës e autobisi ndaloi në qytetin e Poliçanit. Në stacion së bashku me udhëtarët e tjerë zbrita edhe unë për në Poliçan. Kisha rreth gjatë vite pa shkelur në ato anë. Gjatë udhëtimit, vështroja tokat e kodrat për gjatë luginës së Osumit. Dora e njerëzve bujarë e punëdashës ja kishin ringjallur fytyrën me një pamje krejt të re natyrës. Pas asaj ‘’furtune shkatërrimi’’ të tranzicionit, sot më 2014 ke një pamje krejt tjetër e natyra të buzëqesh me gjithë njerëzit që jetojnë në ato anë. Një re e bardhë atje mbi malin e tomorrit dukej sikur ju thoshte njerzëve mirseardhjen në qytetin e vogël të Poliçanit. Jeta në këtë qytet malor ka filluar të gjallërohet. Vizitori apo udhëtari e prek sapo shkel në qëndër të qytetit. Qëndra e qytetit është zbukuruar e të josh me bukurinë e tij. Qytetarët shprehen të kënaqur nga puna e bashkisë së këtij qyteti. Lulishtet me ambjentet shplodhëse, ndriçimi e shatërvani, lokalet e zbukuruara me gurët e tomorrit, sheshi i transformuar tërësisht me fondet e kësaj bashkie, të ftojnë për ta vizituar qytetin që ngrihet nën malin e Tomorrit. Edhe objektet socialkulturore janë transformuar krejt e kanë marrë fytyrë të re. Punonjësja e bibliotekës së qytetit Sanie Avdiasi shprehet e entuziazmuar se po rritet interesi i njerëzve i të gjithë grupmoshave që lexojnë librin. Janë 275 kartela të hapura, ku pjesa më e madhe janë të rinjë e të reja. Bashkia e Qytetit të Poliçanit me drejtues z. Adriatik Zotka, po bëjnë ç’mos që të akumulojnë një font nga kjo bashki për zgjerimin e bibliotekës së qytetit të Poliçanit. Z. Adriatik Zotka është një djalë energjik e puntor, i cili nuk i zhgënjen zgjedhësit e vet- na thotë në bisedë e sipër një vajzë e re Klementia Zeqo, banore e këtij qyteti. Të rinjtë e këtij qyteti e duan me shpirt profesionin e punën. Këtë vit u hap edhe shkolla profesionale në këtë qytet.
Në lokalin ‘’Zaloshnja’’ pimë një kafe. Na tërhoqi ky emërtim i lokalit. Prezantohemi me ‘’pronarin’’ Rrapo Çela që punonte së bashku me të shoqen në atë lokal që e kanë marrë me qera. Ata kanë prej vitesh që banojnë në këtë qytet, pra që nga krijimi i tij. – Kam ardhur fare i ri, na thotë Rrapua. Këtu edhe u martova. Por, aty në lokal takoj edhe bashkëfshatarin e Rrapos, Ylli Shimi, elektriçistin nga fshati Zaloshnje që i cili është në pension.Ai ka punuar 44 vite në këtë profesion. Biseda jonë rrjedh si burimet e vendlindjes. Kujtojmë me nostalgji të djeshmen e flasim për të sotme. Rrapua na flet edhe për historinë e LANÇ. Shtëpia muze që ka lënë në fshatin Zaloshnje , dëshmon për historinë tonë, e si e tillë pas asaj ogurzezës që e dogji dhe e shkatërroj mbas viteve ’90 duhet të ringrihet në këtë 70 vjetor të çlirimit të atdheut nga nazifashistët,- na thotë Rrapua. Thinjat e bardha mbi kokë dukeshin si retë atje mbi malin e tomorrit. Fëmijët vraponin të gëzuar në këtë shtator 2014 drejt tempullit të dijes .Kurse zemrat mbillnin bardhësi si gurët e bardhë të tomorrit së bashku me mikpritjen miqësore e njerëzore..
…Drejt qytetit Çorovodë,’’gushpëllumbit’’mes dy degëve të lumit Osum.
Eshtë dita e dytë, 19 shtator. Largohemi nga Poliçani e marrim udhën drejt qytetit Çorovodë. Rruga është asfaltuar e gjarpëron anës lumit Osum. Nga të dyja anët e lumit shtrihen fshatrat që duken si foleza dallandyshe mes tokave e brezareve të mbjella me pemë frutore. Të bije në sy ullishtet e vreshtaria që është ringrituar mbi kataurën e viteve që lam pas të trazirave. Njerëzit skraparas janë puntorë e bujarë. Ata dinë të ndërtojnë jetën e tyre edhe në maj shkëmbi. Të larguarit drejt qyteteve të mëdha, apo edhe në emigracion si në Greqi e Itali,po rekthehen drejt vendlindje duke investuar .Ata kanë ngritur e ngrejnë shtëpi të reja, investojnë në tokat e tyre, në blegtori, pemtore e agroturizëm etj.
Kadri Xhaxho është nga fshati Slatinjë e Skraparit. Prej vitesh jeton e punon në qytetin e Memaliaj. Ai ka mall për Slatinjën, ndaj shkon shpesh atje te vendlindja. I është rikthyer punës edhe në atë fshat që ndodhet afër Tëndës së Qypit. Që andej Çorovada duket si një oaz mes dy degëve të lumit Osum. Kadriu me fëmijët që tani janë të rritur po rikthejnë syt edhe nga fshat i lindjes. Me vëllain e Kadriut që e quajnë Shefqet Xhaxho, jam njohur prej vitesh aty nga viti 1979, që i cili punonte në atë kohë si zooveterineri në ish kooperativën e Zhepës në tomorrocë, sqarove Kadriun gjatë bisedës . Një djalë që e donte profesionin e punonte me përkushtim. Udhëtojmë në vite e sjellim kijtime në bisedën tonë aty në autobus me Kadriun. Aty u njohëm me atë burrë fisnik. Kjo qe për ne një rastësi. Nuk thonë kot se rastësia sjell të papritura në jetë. Në vitin 2000 Shefqeti shkon në Itali, - na thotë Kadriu. Biseda s’ka të ndaluar, ku malli për vendlindjen tonë Skrapar flitet me dashuri të madhe. Dhe pa u ndjerë autobisi ndalon në stacionin e qytetit Çorovodë.
Banorët e vjetër e të rinj të qytetit Çorovodë iu janë kthyer punës. Ndërtimet e reja, lulishtet në qëndër, restorantet e zbukuruara nga guri i malit Tomorr, restaurimi i shkallëve të gurta, varrezat e dëshmorëve , lapidarët e dëshmorëve, rruga e asfaltuar anës kanioneve që të çon në Hambull etj, janë dëshmi e vlerësimit të së djeshmes, por edhe për një jetë më të mirë për të nesrmen. Njerëzit Skraparas dinë të presin e përcjellin me zemër të hapur edhe miq ngado qofshin ata. Para disa kohësh në qytetin e vogël mes malesh, në kanionet e lumit Osum, ishte si vizitor edhe ambasadori amerikan Arvizu. Rruga që do lidhi Skraparin me Përmetin është një tjetër mundësi zhvillimi e përparimi për atë krahinë e gjithë Skraparin.
Leskova, fshati verilindor i tomorricës
Me
fuouristradën e Valit një djalë energjik
dhe një shofer i zoti në timon, morëm rrugën për në zonën e Tomorricës.Ora
ishte 14. Makina mori rrugën drejt Qafës së Dëvrisë. Rruga vende-vende ishte e
prishur. – Mos u mërzitni na thotë Vali se pas pak dalim në Dëvri. Mermeri i
bardhë të vriste sytë nga shkëlqimi.Gurët e gëdhendur shtriheshin në një fushë alpine në atë grykë të çarë mes dy maleve.Po mendoja se pse kjo
neglizhencë e qeverisë dhe firma që punon e shfrytëzon malin, pasurin e të gjthëve që fitimi është
marramendës, dhe rruga që lidh Bashkinë e Çorovodës me zonën e Tomorricës është
katandisur si mos më keq!
Qafa e
Dëvrisë është porta e vetme që lidh me rrugë automobilistike atë zonë me 40
fshatra.Kjo rrugë e të tjera shërbime sociale i ka larguar nga fshati,shumë
banorë të zonës sonë , na thotë me një keqardhje malli Dilaver Gjata banor i
fshatit Rromas. Ndërsa makina lë pas
Qafën e Dëvririt, para syve na shfaqet tomorrica me fshatrat e saj të
boshatisura. Ata pak banorë që jetojnë aty mundohen t’i japin jetë e frymarrje si dikur.Pas një orë e
gjysëm rrugë, mbrijmë në fshatin Gjerbës.Në një lokal u ulëm për të pirë një
kafe e të shplodheshim nga ajo rrugë e vështirë udhëtimi. Nxjerr aparatin e bëj
një foto kujtimi nga Tomorrica me ata njerëz bujarë e puntorë, por edhe
dashamirës ndaj miqëve që dinë ta respektojnë kur vijnë në vatrat e tyre.Aurel
Merko flet për blegtorinë ku së bashku me vëllezrit atje në Gurrazes ka mbi 200
kokë bagëti të imta. Vështron nga
Një sëmundje që po bën kërdinë te të imtat,- e pason bisedën Nias Shabani nga Leskova. Në bisedën që zhvillohet rreth tavolinës në atë lokal, flasin të gjithë me radhë,Dilaver Gjata,Sajmir Spahiu,Valter Binjaku,Klajdi Ahmeti e Skënder Ahmeti.Disa djem e vajza nga tomorrica vazhdojnë gjimnazin ‘’Ramiz Aranitasi’’ në qytetin Çorovodë. Dikur në Tomoricë ishin 4 shkolla të mesme. Sot as që bëhet fjalë, se edhe shkollat 9 vjeçare janë drejt mbylljes. Thanasi është nga Leskova dhe me disa vajza e djem të tjerë vazhdojnë arsimin e mesëm gjer në Çorovodë, mbi 50 km rrugë që përshkrohet duke kaluar lumin e tomorricës e Qafën e Dëvrisë rrëzë malit shkëmbor të Zaloshnjes për të zbritur gjer në qytet. Rrugë malore që të vështirëson rrugëtimin në diell e aq më shumë në muajtë e dimrit. Që nga Gjerbësi fshat Leskovë duket si në pëllëmbë të dorës atje përtej lumit në anën tjetër të tomorricës. Fshati është i mbuluar nga pemët e shumta e duket si një pyll.Aty –këtu dallon shtëpit e rindërtuara nga banorët që jetojnë atje, apo ka nga ata që janë kthyer nga qytetet ku kanë shkuar para disa vitesh e kanë rindërtuar apo mermertuar shtëpitë e tyre. Lëmë Gjerbësin e zbresim në lumin e Tomorricës.Aty na gëzon fakti se diçka po bëhet duke ndërtuar urën mbi atë lum. Nga urë këmbësore ajo është ndërtuar e përfunduar për kalimin e makinave.Komuna Gjerbës, e ka riparuar rrugën gjer te ajo urë e makina jonë ecte për mbrekulli. Ky fakt më gëzoi shumë, sepse rruga do kalonte drejt Qafës së Mejdanit që del në fund të fshatit Leskovë, dhe ura tjetër që do ndërtohej mbi përroin e këtij fshati do lidhej me rrugën ekzistuese që del në fshatin Çerricë e Zhepë. Më pas drejt Leskovës e Gurrazes.
Në orën 17 mbrijmë në Qafën e Obruzit. Që aty tomorrica duket si në pëllëmbë të dorës. Por shikimi tretet gjer në Sulovë e Dumre. Dielli po kërkonte të fshihej mbrapa malit Tomorr. Dalngadalë po afrohej mbrëmja e po binte muzgu mbi fshat. Në fshat qëndruam disa ditë për të shuar mallin tonë. Takuam bashkëfsahatarët e të afrimit atje.Kujtime e lot malli.Me Abdyl Shabanin shkuam edhe fushës së fshatit që ishte mbjellë cep më cep., por u ngjitëm edhe deri në mal te stanet e bagëtive. Takojmë blegtorin Remzi Koçiun nga Zereci i Korçës së bashku me të atin Bardhylin që kishin 160 kokë dele në mal.Por edhe bariun e tufës së deleve Albert Cirongu nga Leskova, një djalë i ri, që do punën e arsimin, i cili vazhdonte gjimnazin. Aty në mal bëmë edhe foto me këta njerëz sa puntorë e bujarë.Por një kafe pimë te xha Serveti ( hëngrëm edhe drekën), Shefqet Cirongu, Estref e Hajrie Dorrozhani, që të dy pensionist intelektualë që ringritën shtëpinë e rrënuar e frekuentojnë për disa muaj fshatin. Ata jetojnë e banojnë në Tiranë, por ja si ndahen edhe fshatit që afron qetësi, klimë e ujë si kristali. Atje në arat e mbjella me plot bereqet, takojmë Arshinin, Çelniken,Stefanin e Bitijen që kishte ardhur nga Durrësi enkas për disa ditë në fshatin e lindjes Leskovë. Por edhe Sulltana Shatro e Dalipin që s’u ndahen punëve të shumta të fshatit. Edhe Luftëtari me vëllezrit që kanë vite që punojnë e jetojnë në Itali, e kanë riparuar shtëpinë atje në Leskovë. Aty ka investuar edhe Dragoj që jeton me gjithë familje në qytetin e Vlorës.Nga afro 200 familje sot atje janë rreth 20 të tilla.Nga Tirana, Çorovada, Korça, Durrësi Lushnja, etj po rikthehen te vendlindja atje te fshati verilindor në Leskovën e Tomorricës së Skraparit, po ringrejnë shtëpitë, foletë ku kanë lindur e jetuar të parët tanë, ku kemi lindur e rritur të gjthë ne, që koha na degnisi gjithandej. Edhe në kohë të vështira Leskovarët kanë ditur të punojnë e të arsimohen. Në këto kohë të vështira trenzicioni krahës punës edhe janë arsimuar. Janë me dhjetra djem e vajza që kanë mbaruar arsimin e lartë në gjithë fushat e shkencës. Punën e arsimin e kanë në gjak. Fshati Leskovë ka nxjerrë mjaft kuadro të aftë që kanë shërbyer e shërbejnë në shumë fusha të shkencë e të jetës.Kryeplaku Hajdar Cirongu na flet me entuziazmë për tradita e shkëlqyera që kanë patur e kanë për punën, arsim e kulturë në breza Leskovasorët. Por…edhe takime me të tjerë bashkëfshatarë që shova sado pak atë mall për vendlindjen, për njerëzit, gurët e burimet e fshatit.
Pas disa ditësh kthehemi nga Leskova drejt Durrësit me makinën fuoristradë të Rizait që bën rrugën nga Zhepa – Gramsh. Në makinën e Rizait ishte edhe Selam Shatro e Qetsor Cirongu. Mbi katër orë rrugëtim duke kaluar nëpër fshatrat: Leskovë, Zhepë, Gurrazes, Corrotat, Burranj, Siman Vidhan, Ermenj, Skënderbegas, Nartë, Shëmrizë, e së fundmi në qytetin buzë devollit në Gramsh. Që andej drejt Durrësi udhëtuam me makinën e Lefter Veçanit që banon në qytetin bregdetar të Durrësit.
Shofer Rizai po na rrëfente disa lajme të gëzueshme, sepse rruga Gramsh- Tomorricë që do kalojë nga Qafa e Sqaponjës e do zbresi në lumin e Tomorricës, po projektohet nga qeveria e ‘’Rilindjes’’ që më së fundi edhe timorricarët të bëhen me rrugë nacionale.Edhe mali i Tomorrit kur të shohë tomorricarët që do të udhëtojnë lirshëm drejt qyteteve Çorovodë, Gramsh, Berat e Elbasan do lartsohet më shumë ai mal,duke u dhënë bekimin e zotit atyre që mendojnë për njrëzit puntorë, bujarë e atdhetarë skraparas e tomorricarë.
Xha Fetau e Minekua na përcjell deri te pragu shtëpisë duke na thënë se i mirëpresim të gjithë nipa e mbesa kudo qofshin ata në Leskovën e mikpritjes bujare.Ndërsa dielli na buzëqeshte atje në qiellin tomorrian.