| E merkure, 01.10.2014, 06:54 PM |
KRISTAQ TURTULLI
MONOLOG ME VETEN
Që fëmijë dëgjova të shurdhëtën pëshpërimë,
Kur këmbadoras zvarritesha në oborr të shtëpisë,
Nënës i thyheshin shtambat te çezma e bronztë,
Prej skërmitjes së dimrit dhe sherreve të grarisë.
Stërkala e parë u tret te fleta e një luleje,
Si lotës e brishtë i vesës mëngjesore,
U zbardh
nëna s’
Vera e nxehtë prej etjes kruante gjoksin e thatë.
Oshtimën e ndjeva sa preka rininë,
Kur luaja kukamçefshi me fantazinë,
U kërrus nëna së zbrazur torbën e halleve,
S’u lodh mëhalla së hedhur mjegullën e llafeve.
Gjëmimin e dëgjova kur preka burrërinë,
Shtigje kërkova, rrugë hapa të prurja ujë,
Por s’ ishte nëna të mblidhte kristale,
Të thoshte urata, të thurte kurorën e yjeve...
S’vjen mirë por e dëgjova trokitjen e pleqërisë,
Me zverdhjen e një flete, kërcitjen e një dege,
Lumi rrjedh si gjithnjë ndanë udhës me shelgjishte,
Nëpër gishta na shket e humbet ëndrra erëmirë...