| E marte, 30.09.2014, 07:01 PM |
Lulja e lirisë me rrënjë te gjaku
i dëshmorëve të atdheut
(Në përkujtim të Heroit të Popullit Xheladin Beqiri (Karadaku) që ra heroikisht në Qafën e Gjarpëri më 6 qërshor 1944)
Nga Xhevahir Cirongu
Për dëshmorët e atdheut është shkruar e do shkruhet gjithmonë. Në çdo varg të shkruar, aty gjen të freskët pika gjaku nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e pa vyshkur,m e rrënjë ngulur në tokën tonë të ujitur nga gjaku i 28 mijë dëshmorëve të LANÇ. Kanë kaluar 70 vite kur djemtë e vajzat shqiptare rrëmbyenë armët e dolën maleve për larinë e atdheut. Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi gjerman. Thirrjes së atdheut për të luftuar ndaj okupatorit, iu përgjigj edhe Xheladin Beqiri (Karadaku). Qysh në fillim djali i Gjilanit që jetonte në Nivicë të Kurveleshit,rroku armën e doli malit për larinë e shqipërisë. ‘’Nuk mund të rri në shtëpi, - u tha Nivicarëve djali i Kosovës. Shtëpia ime janë malet ku kanë folenë shqiponjat!’’.
Si erdhi Xheladin Beqiri në Shqipëri?
Ngjarjet
e vitit 1934 atje në fshatin e lindjes në Gjilan, e detyruan të kalonte
fillimisht në Kukës, pastaj në Shkodër. Prej andej në myzeqe, në Fier tek disa të afrëm. Prej andej punon disa kohë
në kriporen e Vlorës. Lufta italo-greke 1940 e gjen në fshatin Nivicë të
Kurveleshit. Xheladin Beqipri (Karadaku) ka lindur në vitin 1905. Ai ra
heroikisht në betejën e luftmeve që u zhvillua
midis gjermanëve e forcave partizanëve në operacionin luftarak
më 6 qërshorit të vitit 1944 në Qafën e Gjarpërit të rrethit Skrapar(
zona tomorricë). Ai me babanë s’mund të
duronin shtypjen serbe, dhe si rezultat të konflikteve ,familja u vu në shënjestër nga serbët. Kjo e detyroi që të kalonte
drejt shqipërisë. Por edhe në shqipëri,Xheladini se pati të lehtë kalvarin e
jetës së tij. Arrestohet nga italianët e greku me disa muaj burg. Kur mësojnë
se nuk ishte djal nga Nivica,por një hysmeqar i ardhur nga veriu i shqipërisë e
lirojnë nga burgu. Në këto kushte,biri i Kosovës rrëmben pushkën e inkuadrohet në rreshtat
partizane. Kështu,Xheladin Beqiri (Karadaku) hyn në formacionin e parë të çetës
partizane të Kurveleshit në vitin 1942. Më von kalon komandant i çetës
‘’Harjedin Tremishti’’ me komisar Hasim
Zeneli. pjesëmarrës si delegate atje. Në betejën e
Qafës së Gjarpërit e Guri i Prerë,në luftime të ashpra që u zhviluan
aty trup me trup midis forcave gjermane
e ato parizane më 6 qërshor të vitit 1944, dhanë jetën 32 parizanë e parizane në lulen e rinisë për lirinë e shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës,
komandant Xheladin Beqiri(Karadaku),Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin
e shqipërisë nga okupatori nazifashis, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin
e malit Karadak të vendlindjes. Në qafën
e Gjarpërit janë dy lapidarë, njëri
është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini 70 vite më parë. Edhe në Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelart
busti i Heroit të Popullit Xheladin Beqiri(Karadaku)., atje në zemër të
Labërisë trime. Dëshmorët e kombit kanë vetëm
ditëlindje. Lira që gëzojmë sot i
ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve të atdheut. Ata do nderohen brez pas
brezi në shekuj. Populli i Skraparit u
këndon edhe këngën dëshmorëve që ranë në
betejën e Qafës së Gjarpëri e Guri i Prerë.
‘’Qaf e Gjarpërit e Guri Prerë
U ndez lufta me furi,
Dejmtë tanë po luftojnë
‘’Karadaku’’me Myslimë
Dhe Jonuzi djalë i ri.
Edhe shumë djem, vajza të tjerë
Derdhin gjakun për liri’’.