Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Urrejtja paranojake Opozitës

| E hene, 29.09.2014, 06:15 PM |


Urrejtja paranojake Opozitës- një pengesë e madhe në progresin e vëndit

Nga Pirro Prifti

Më ka habitur dhe zhgënjjyer fakti që Lideri i Opozitës shqiptare të vjellë një vrer të vërtetë në emisionin e Blendi Fevziut, një vrer  dhe urrejtje që nuk i  bën dobi askujt dhe nuk të çon kërkund.

Kryetari i Opozitës z.Lulzim Basha derdhi në Media  KLAN, një fjalor politik të ngjashëm me atë që përdorte sh. Enver kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe më pas i largonte nga Partia ose i burgoste apo dhe i vriste.

Kjo urrejtje, pengon bashkëpunimin dhe kompromisin për të cilin ka nevojë vëndi.

Më habit fakti se nga e gjen këtë guzxim dhe kurajo që z. Lulzim Basha të paraqitet porsi një Enver i vogël në ekranin e televizorit dhe të flaës për banditë, hajdutë, paranojakë, vrasës kundër Maxhorancës qeverisëse e cila është si është ka mbi 2/3 e Parlamentit dhe është gjithashtu e zgjedhur nga populli njëlloj si Opozita e drejtuar nga z. Lulzim.

Pa dyshim, them, nga e gjeti këtë kurajo për të paraqitur Opozitën si banditë dhe hajdutë, që qeverisin dhe parlamentin si parlament bandit, në një kohë kur i vetmi argument ishte një ndodhi

që ka ndodhur dhe për fat është filmuar nga kamera ku dy deputetë të PS godasin një të PD jashtë foltores së parlamentit, në korridor. Qesharake të ngresh një furtunë në një gotë ujë, pot ë mos kuptosh se PD dhe z. Basha i u dashka vetëm një mjet nxitës për të nxirë gjendjen e cila nuk është fare ashtu në Shqipëri, por është në mëndjen e tij ndoshta të mbushur me faje e përgjegjësi të cilat nëpërmjet kësaj ngjarje do ti shamngë.

Me sa duket… sulmi qënka mbrojtja më e mirë…..

Në ecurinë e ngjarjeve kushdo është në dijeni të faktit që verpimi i dhunës fizike është i gabuar dhe është i dënueshëm por që veprime të tilla nuk janë të ralla në parlamente jo vetëm në Shqipëri por edhe në vëndet e tjera të botës. E them këtë jo për të justifikuar veprimin por  dua të sqaroj se veprime të tila me goditje me grusht ndaj deputetit opozitar kanë dhe një anë tjetër të pa përmëndur në Media dhe Opozita  po e përdor një rast fare banal për të ngritur një stuhi të tërë sharjesh, akuzash dhe deformime të realitetit shqiptar njëlloj sit ë një sëmuri i cili sheh vetëm bardh e zi për shkak të dhimbjes.

Në seancat parlamentare që këmi parë e dëgjuar kemi parë edhe me habi e zhgënjim lumë akuzash nga opozita dhe sidomos pikërisht nga deputeti Strazimiri, i cili me një fjalor jo korrekt dhe të pasaktë e plot vrer jo vetëm ka akuzuar politikisht Maxhorancën për fakte dhe vepra jo fort të mbështetura në realitet por ka provokuar dhe sharë deputetët socialistë, dhe në veçanti deputetin socialist i cili e goditi i pari, duke e cilësuar atë  si një njeri  që nuk duhet të jetë deputet. E kush na qënka ky deputet opozitar i cili shan e bërtet në foltoren e parlamentit pa asnjë pikë ndërgjegje  duke përdorur dhunën verbale e cila është po aq e dënueshme sa edhe dhuna fizike fgjatë përplasjeve? Përse mendon ky deputet se dhuna fizike e ushtruar ndaj tij , gjithsesi e dënueshme nuk është pasojë e llomotitjeve dhe përçartjeve të tij në parlament. A nuk e kupton ky deputet se ofezat qoftë edhe në përgjithësi që e kalojnë etikën e parlamentit janë po aq të dëshme sa edhe një grusht i marrë si pasojë e kësaj? Një fjalë e urtë popullore thotë goja `llap e shpina dap`.

Në foltoren e Parlamentit pavarësisht akuzave politike të cilat janë të zakonshme në Parlament, nga të dyja palët, mund të vëresh një gjë të pazakontë e cila u vu re vetëm në Parlamentin e Ukrainës gjatë përplasjes ushtaake me Rusinë. Po këtu në Shqipëri nuk kemi as ndërhyrje ushtarake nga ndonjë vënd tjetër dhe as parlamentarë të implikuar në ndonjë ndërhyrje kundër vëndit tonë apo ndonjë tradhti kombëtare.

Urrejtja e çfaqur që nga momentet e humbjes katastrofike të PD të pas 23 qershorit, humbje e cila akoma nuk është reflektuar nga PD  e sotme se ..cilat ishin shkaqet e një humbjeje të tillë, vazhdon për gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kjo urrejtje kundër Maxhorancës nuk përputhet me zhvillimet politike të vëndit që nga pranimi si Kandidat për në BE e cila është një fitore po aq e madhe sa dhe futja në NATO (por maxhoranca nuk e festoi një gjë të tillë ashtu si Berisha para disa vitesh), me luftën kundër drogës, drogë e cila ne nuk e dinim se kishte pushtuar gjithë Shqipërinë gjatë kësaj periudhe kur PD ishte në pushtet. Me sa duket fjala e urtë: ujku, ujku por çakalli po bën namin, është e vërtetë kur shikon se përveç Lazaratit me nam të keq, qënka edhe i gjithë veriu, një pjesë e Shqipërisë së mesme, jugu etj. Përse PD kur ishte në fuqi nuk informoi opinionin publik për gjëndjen katastrofike të mbjelljes së hashashit. Nuk paska përfgjegjësi egzekutivi i viteve 2005-2013?

Ndërtimet e paligjshme gëluan gjatë gjitha asaj periudhe. Nuk paska përgjegjësi Opozita kur ishte në pushtet?

Universitetet private u miratuan gjatë qeverisjes së PD, përse nuk i kontrolloi, dhe nuk mban përgjegjësi opozita Opozita kur ishte në pushtet?

Borxhi public i shtetit ndaj firmave private që  mbetet i madh disa qindra milionë dollar dhe që po shlyhet nga Maxhoranca e sotme qeverisëse me shumë mundim, a nuk ishte faj dhe përgjegjësi e opozitës së sotme që dje ishte në pushtet?

Largimet nga puna   në kundërshtim me kodin e punës, largime të cilat kanë një shumë prej 30 milionë euro borxh ndaj punonjësve të larguar nga puna por që kanë fituar gjyqet gjatë viteve, a nuk është përgjegjësi e opozitës së sotme që dje ishte në pushtet?

Korrupsioni galopant që ka hyrë në cdo qelizë të administratës publike dhe locale në arsim, shëndetësi dhe gjyqësor, a nuk është edhe përgjegjësi e përbashkët e të dy krahëve të politikës dhe pikërisht pasojë dhe përgjegjësi e 8 viteve të pasuksesëshme për të luftuar korrupsionin nga opozita e sotme që dje ishte në pushtet?

Reforma në gjyqësor  dhe që është e domosdoshme, të cilën e ka pranuar në parim dhe opozitarët që sot vjellin vrer, a nuk është përgjegjësi e opozitës së sotme që dje ishte në pushtet?

Pra kjo mori përgjegjësish të opozitës së sotme që dje ishte në pushtet, duhet të kishtë një pauzë të fortë reflektimi të PD me në Krye Lulzim Bashën.

Opozita e sotme duhet të kërkonte të falur për anarkinë dhe pështjellimin për shkak të pa-aftësisë së saj në përballimin e sfidave që kishte përpara gjatë qëndrimit në pushtet, dhe duhet të gjente përgjegjësitë përkatëse që nesër kur të vijë në pushtet të jetë  e besueshme dhe jo të krijojë frikë dhe mosbesim tek popullata, e cila duke parë këtë urrejtje patologjke nuk ka për t`ja dhënë votën në të ardhmen njerëzve të tillë që vjellin vrer e shajnë kundërshtarin e tyre politik porsi në fjalimet e Enver Hoxhës dikur.

Atëhere mund të dal me një arsyetim i cili mund të jetë i saktë  përsa i përket metodës dhe taktikës që po zbaton Opozita. Kjo taktikë është e njëjtë me taktikat e PPSH kur shante imperializmin dhe revizionizmin dhe ishte taktikë fare e thjeshtë: ``…cfarë thotë kundërshtari- kundërshtoje dhe shaje, pavarësisht cili është argumenti…..``.

Kjo është një taktikë krejtësisht e gabuar dhe nuk të çon kërkund. Me një taktikë të tillë të obstruksionit, urrejtjes, bojkotit, PD nuk fiton dot asnjë zgjedhje lokale apo parlamentare qoftë.

Gjuha e urrejtjes  e dalë nga Lulzim Basha është një gjuhë e vjetër dhe e rrezikshme që çon në përçarjen e vëndit dhe në pengim të progresit. Është e kundërta e asaj që kërkon BE dhe SHBA.

Së fundmi kjo gjuhë e urrejtjes  e pranishme tek shumë deputetë të PD, ndoshta të detyruar,

Ka vetëm një justifikim: -fshehjen e të vërtetës, dhe është e ngjashme me gjestet e fëmijëve të përkëdhelur që i kanë marrë nga dora, lodrën e preferuar (në këtë rast pushtetin), por në këtë rast, pas abuzimit me pushtetin, mund fshihen shumë probleme.

priftipirro@hotmail com