| E hene, 29.09.2014, 07:12 PM |
Bija labe e Mëmës Labëri
Nga Ksenofon M. DILO
Frika e veshur me këmishën e tmerrit bridhte rrugëve të jetës së popullit që akoma nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte! Vendin e të shprehurit me zë të lartë e kishte zënë pëshpëritja e, nganjëherë edhe ajo shndërohej në një mërmërimë maramendëse që sa vinte e shuhej në honin e çudisë madhore.
Ç’po
ndodhte? Mbaroi lufta?
...”Në partinë komuniste, çdo moral që vleftëson jetën në vetvete, familjen,dhe kombin ,zhduket...të pirëve nga bukuritë satanike do t’ju dalë një ditë dehja.Shqipëria do të ketë mbetur një pirg me varre dhe gërmadha, e pazonja të qëndrojënë këmbë, për mungesë gjaku e fuqie...Atëherë të rinjtë e tradhëtuar do të braktisin radhët e partisë, plot pendim, por do jetë tepër vonë për ‘ta, për ne , që qëndrojmë duarkryq përpara gjendjes që përmbys Atdheun dhe për egzistencën e Shqipërisë si shtet i lirë e i pavarur”...
Ishin fjalë të thëna 70 vjet më parë dhe vetë historia, provoi profecinë e tyre. Por Jani Dilo nuk ishte profit. Ai ishte një atdhetar i flakët që kishte studiuar dhe dinte shumë mirë ku të çonte komunizmi utopik dhe si një ëngjëll i Zotit me fjalë të thjeshta por të shenjta ai tha të vërtetën dhe ajo gjëmoi. Por sado që për momentin ishte vetë zëri i Zotit për këtë popull, zhurma e poterja e teroristëve, Ra mbi atë zë , e, terroristët e quajtën vetë atë orakull të ndritur armik të popullit dhe dolën në ballë me kërbaçin e diktaturës së proletariatit. Akoma nuk kishte marrë vehten populli , akoma kishte në ndërgjegje fjalët që vetë historia i vuri në gojën e Jani Dilos, dhe ndërsa ato rridhnin e buronin si një e vërtetë që ngjan me balsam mbi plagë, gjëmoi kërbaçi terrorist me daullen e madhe shurdhuese të stalinistëve dhe me gjëmimin e saj koka u rëndua , vështrimi i turbullua, mendimi u godit për vdekje. Jo mendim!Jo gjykim!Jo drejtësi!Jo Jani Dilo!Jo e mira dhe e drejta! ... ...JO!JO!JO!.....
Ajo që doli prej gjëmimeve të tramundanës ngjante me kuçedrën e mithologjisë. Villte zjarr e helm dhe vriste e digjte mirësi e bij nënash të pafajshëm..Shqipëria lëngonte dhe papritur u shndërrua ...në një varr ku komunistët hidhnin pa mëshirë vetë ajkën e kombit duke u zgërdhirë e duke u tallur me vetë historinë të sigurt se po shkruanin historinë e tyre , vaj medet të ...turpshme por aq ju bënte. Ajo histori që po shkruanin në ato momente po ju përlyente duart me gjakun e bijve më të mirë të popullit,po i zhyste në krime të padëgjuara të maskuara nën maskën e fëlliqur të diktaturës së proletariatit, po i hidhte në ferrin e fitimit duke shkelur mbi viktima që ishin jo vetëm të pafajshme por edhe të vlefshme e shumë të domosdoshme për popullin. Mjerë kush kishte punuar për të mirën e popullit e ishte patriot i vërtetë. Në burg!
Mjerë kush duke parë të vërtetën mundohej të thoshte se diçka nuk shkonte mirë!NË burg! Në burg kush nuk e do partinë e komunizmin, në syrgjyn kush kishte guxim të çfaqte me zë të vërtetën, në varr kush përpiqej ta luftonte për atë!!
Një nga një fjalët e Jani Dilos dilnin me gjithë vërtetësinë e tyre. Kështu , koha kalonte e komunistët asnjëherë nuk pushuan devotshmërisht të madhojnë kriminalitetin etyre.Që të jetonin ata , duhej të shuhej çdo gjë përparimtare, patriotike , atdhetare. Dhe puna e tyre ishte aq e zellshme sa edhe e kobëshme.
1 prill 1946!Mero Kallarati, gruaja e Demir Kallaratit tregon..
Më arrestuan burrin!Pastaj erdhën në shtëpi dhe si të tërbuar e kthyen atë përmbys. Kontrolluan në çdo skutë edhe në bri të buallit do ishin futur djajtë. Hodhën poshtë libra e dokumenta dhe i grabitën të gjitha që ju duheshuin e i shpërdoruan të tjerat. Morrën çdo dokument që gjetën. Demir Kallarati kishte midis të tjerash dokumente të rëndësishme që flisnin të vërteta , të cilat ishin përvëluese për katilat terroristë . Kishte edhe trakte që flisnin për luftën e Jani Dilo-s në kthesat e Barmashit. Të gjithë e dinin kush ishte Jani Dilo për armiqtë fashistë e nazistë .Në njërën prej tyre Mit’hat Frashëri e quante Janin Shkëmb Dyfeku... Por këto të vërteta donin t’i zhduknin nuk duhej të egzistonin e të dëgjoheshinMe gurrë varri duhej mbuluar e vërteta. Ata paturpësisht e quajtën Demir Kallaratin armik të popullit??!!
Gruaja që flet këto fjalë është në momentin që flet 80 vjet.
Unë pata fatin ta njoh që kur shtëpia e tyre ishte konaku i mëmëdhetarëve e patriotëve të flakët që donin me të vërtetë të mirën e Atdheut, ishte foleja e ideve të vëllazërimit të shqiptarëve në një Shqipëri të re , zonjë të madhe e të rëndë ashtu si e meritonte.
Shkonim aty fëmijë atëhere dhe e kam akoma në shpirt zërin e saj të dashur . Ishte një grua e denjë për shtëpinë e për nderin e familjes ku kishte erdhur të lidhte fatin e saj me një nga njerzit që duke adhuruar Shqipëri e shqiptarizëm kishte një vend nderi midis patriotëve të vërtetë . Merua ishte aq e dashur, ishte aq e mirë sa dukej se vetë dashuria dhe mirësia kishin gjetur altarin e tyre e ridhnin pa kursin prej saj për gjithë njerzit që e donin e e respektonin por edhe e admironin
Arestimi i Demirit ishte një godiitje fatale jo vetëm për ‘të por për gjithë vendin,. Edhe një arestim që e varfëroi e e mjeroi Shqipërinë.
Demiri në burg e Merua e internuar...Ajo voi tortura të pashëmbëllta si e internuar . Punoi si skllave ,por shpirtin e saj nuk mundi asgjë dhe asnjëhertë nuk u thye e nuk u përkul. Ajo i shërbeu e i qëndroi pranë Bashkëshortit të saj me aq devotshmëri sa dy dit parase të vdiste në sy të xhelatëve terroristë Demiri i tha :
--“Të lumtë Mero!E bëre detyrën si burrat e kaluar burave.”
--“Dhe do vazhdoj ta bëj !Përgjigja e Meros , aty në ferr ishte jo vetëm e guximshme por ajo i dërmoi pa mëshirë kafshët që kërkonin të shikonin vetëm njerëz të tukequr e të rëzuar shpirtërisht.”
--Mos prisni më këshilla e mendime nga unë...qenë fjalët e fundit të Demir Kallahatitqë më 22 /12 1948 duke kaluar nëpër gjithë rrugët e tmershme të torturave çnjerëzore komuniste që ua kalonin edhe torturave më të tmershme të mesjetës mbaroi...Demir Kallarati , miku i luftës e i besës i Jani Dilo-s, Hysni Lepenicës, Petro Markos ishte njeri e nuk mundi të duronte më torturat ç’njerëzore , djallëzore dhe e la shpirtin të lirë prej trupit të tij. E la atë të fluturonte sepse katilat shpirtin dhe ëndrat nuk gjetën mënyrë t’i varrosnin..
Merua me drithërimë shpirti mësoi se Demiri kishte mbaruar. Atëhere ajo u shndërua në një kollos. Pa i bërë syri tër shkoi aty ku e kishin dhe vetëm me qëndrimin e saj burrëror i rrëzoi të gjitha pengesat deri sa harriti aty ku e kishin trupin e tij. Askush nuk guxoi t’i dilte përpara, ajo kishte në ato momente jo forcë, por guxim forcë e vendosmëri së bashku që do ntë rrëzonin edhe malet e jo më ata djaj që ishin gardianë të tmeruar në të njëjtën kohë prej qëndrimit heroik të Demir Kallaratit e tani u tërhoqën përpara heroizmit të një gruaje të pamposhtur. Ajo hyri dhe rrëmbeu në krahë burin që ishte për të i shenjtë dhe ishte gjithashtu i shenjtë edhe për këtë vend , i cili po humbte kështu bijtë e tij më të mirë. Askush nuk guxoi ta ndalojë. Le ta provonte ndokush po të donte. Vetëm me vështrimin e saj di ta kishte djegur, do ta kidshte bërë qymyr si ta kishte goditur rrufeja. Me Demirin në sup , as vetë nuk dinte ku po shkonte , por miku i mirë Bajram Çela hapi shtëpinë për të nderuar mikun dhe nderoi njëkohësisht edhe veten e tij. Sepse popull shumë u mblodh për ta përcjellë Demir kallaratin me nderime dhe me dashuri ashtu si e meritonte ai patriot dhe Njeri i rallë, që vetëm duke të vështruar të ngrohte me vështrimin e tij e të bëhej shok në kuvend e në hall, në gëzim e hidhërim.Demir Kallaratin e dërmuan nën torturat më të tmershme sepse donin të thyenin një patriot dhe të vrisnin e të dërmonin të vërtetën e ta shuanin atë. Por nuk ja harritën qëllimit. Ja ku doli përpara Mero Kalarati dhe e ngriti në qiell lavdinë e burrit të saj duke e shkullur nga kthetrat e komunistëve e duke i dhënë atij vendin e nderit që i takonte.
Tek koka e tij ajo me logori por dhe me një triumf që i përkiste vetëm asaj labeje me emër qau për humbjen e madhe me vargje që nuk kishin vetëm një kuptim:
“ Demir zeza në të zi.
Ti e di a nuk edi
Sonte dole në liri,
Jemi te miku të dy.”
Sepse po ! Ajo e liroi Demirin. Ishte më e lehtë të tërhiqje nga goja e ujkut viktimën se sa nga thonjtë e komunistëve prenë që langonjtë e kishin dërmuar çnjerëzisht. Por ajo e mori , nuk e la ta hidhnin në një gropë si qen, e mori në krahë të saj që tja jepte trupin tokës mëmë e t’i thoshte edhe dy fjalë asaj toke. Sepse Mero dhe mëmëdhe ishin shëmbëlltyra e njëra tjetrës, Mero e mëmëdhe ishin motra në shpirt, e në besë. Ndaj dhe kur ja dha Demirin me duart e saj tokës të përvëluar prej dhimbjes, ju lut ta kishte ajo këtej e tutje kujdes Demirin e dashur. Për Demirin mbase u shojt drita e diellit.
Ai krah zotit , me mirësinë dhe burrërinë e tij , pa lypur por vetëm duke e merituar , fitoi dritën e përjetësisë.
I
ndershëm , i studiuar, patriot, luftëtar e shok idealesh me ajkën e bijve të
shqipërisë ai ka fletën e tij në histori. Por ajo fletë është e lavdishme sepse
pati në krah atë grua burrëreshe që denjësisht i dha atij madhështinë jo betëm
të një patrioti, atdhetari ,heroi, trimi të rallë por edhe titullin e një
bashkëshorti shembullor që