| E hene, 29.09.2014, 07:46 PM |
Askush në Kosovë ende nuk ka marrë
guxim për kërkimin dhe zbardhjen e vrasjeve në Kosovë ? !
Nga Ramiz DËRMAKU
Askush në Kosovë ende nuk ka marrë guxim për kërkimin dhe zbardhjen e vrasjeve në Kosovë. Në historinë e re të shqiptarëve ka pasur disa vrasje ndërshqiptare për qëllime te përfitimit material, plaçkitjes, karririzmit marrjers së pushtetit dhe motiveve te ulëta morale për qëllime politike kjo pjesë e historisë së pistë e kriminalitetit, drogës, trafikimit te armëve do të mbetet njollë e zezë në historinë kombëtare.
Në momentin që shqiptarët me ne krye UÇK-ën po përplaseshin me jetë a vdekje me okupatorin serb, njëra palë pra krahu majtistë,( leninistët, marksistët, komunistët…, otrvateshin me të gjitha mjetet dhe të gjitha forcat që ta merrnin pushtçetin në duart e tyre . Ata nuk i njihnin institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.Ata i thonin vetit dhe popullit se jane ne vijën institucionale, dhe të gjithë intelektualët e aftë veprimtarët por edhe disa simpatizantë të LDK-së, të aftë dhe që gëzonin përkrahje dhe respektë nga populli , ata i ofendonin, maltretonin, i urrenin dhe më në fund i likuidonin. Ata lekët e tubuara nga mërgata-diaspora për vite të tëra rresht, ata ishin në gjendje edhe të vrisnin po qe se si ndëgjoje ata i vrisnin edhe njerëzit e vete, për t’ia hapur rrugën pushtetit në të ardhmen. Fatkeqësisht kjo ndodhi gjatë luftës së fundit dhe në vitet e para pas çlirimit, kur i ashtuquajturi tabori politik i dalë nga ish sistemi komunist Jugosllavë; majtistët dhe te inkriminuar njerëz te besuar nga ai sistem ne shërbime si UDB-a dhe KOS, vriste prej taborit te vet paqësor filluan qërim hesapesh brenda llojit te vete dhe për përftimin e markave ,frangave e dollarit amerikan ata fajësonin krahun e djathtë për te fajësuar për qëllime politike krahun e luftës. Por, ky tabor nuk ishte paqësor siç identifikohet, ky ishte pikërisht organizatori krimit prej ish sistemit komunistët, majtistët merreshin me punët e pista. Majtistat të specializuar nga shërbimet e fshehta jugosllave për nevoja te veta institucionale si punën e drogave, tregtisë me arme, vrasjeve me porosi etj, dhe te cilët i rrezikuan Kosovës sukseset më të mëdha të luftës, pavarësinë e Kosovës. Edhe vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit sipas dëshmitarëve, i cili ishte një rrathë brenda sistemit të ngritur për qëllime jo te mira për shqiptaret është vra për para nga njerëzit qe i rrinin afër tij.., majtistët..,me hordhit e tyre veprojnë, jetojnë dhe pegojnë zhvillimin e funksinimin e institucioneve tona dhe ndertimin e shtetit të Kosovës.
Kriminelet gjenden në liri.
- LDK-ja, kurrë deri tani nuk ka kërkuar që këta njerëz të zbulohen, arrestohen burgosën dhe dënohen.
- As njëher LDK- nuk ka bërë ndonjë kërkesë zyrtare tek ministria e drejtësisë që kjo t’i kërkojë Interpolit të lëshoj fletë-arrest ndërkombëtar për këta kriminel.
A është kjo një dhuratë që u ofrohet anëtarëve të “Dorës së Zezë” të LDK-së që të mos burgosen, që po ashtu është një shpërblim se këta majtistat, e kanë kryer punën shumë mirë, duke likuiduar me dorën e tyre veprimtarët e LDK-së dhe shqiptarë të Kosovës, e sot gëzojnë mbështetjen e qarqeve të fuqishme të LDK-së. Si ka mundësi që kjo “Dorë e Zezë” pra majtistat këta që vranë njerëz para e pas luftës në Kosovë, sot e të bredhin në liri jashtë Kosovës.
- Ngritja e kurthave dhe burgosjet masive por edhe vtrasjet e atdhetarëve të LDK-së në vitet `90. Dëgimi i njerëzve të zgjedhur në Shqiperi për ushtrime ushtarake në vitet `90, -. Asnjeher LDK –ës nuk ka kërkuar ne mënyrë legale në EULEX tash por as në UNMIK. hetimin e vrasjeve.
- Ajo përkundrazi e ka përdor vetëm si propagande për nevoja politke të vetat, duke u paraqit vetën si viktimë dhe për te gllabruar vota. Parolla e majtisteve ishte e është edhe sot ( Vraj natën e qaj ditën ). Prandaj është koha e fundit që të gjithë njerëzit, qytetarët e Kosovës të gjithë ata që ia donë të mirën Kosovës ta tregojnë të vërtetën, sepse vetëm duke treguar të vërtetën dhe duke e i dënuar dukurit negative ne do të ndertojmë shumë shpejtë një shtetë të fortë dhe demokratik.