Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjekë Gjonaj: Shembull i sakrificës për Kosovën

| E diele, 28.09.2014, 12:58 PM |


Familja Jakaj shembull i sakrificës për Kosovën

Nga Gjekë Gjonaj

Gjatë vizitës sime të fundit      Nju-Jork   u njoha për herë të parë me  aktivistin   dhe veprimtarin e dalluar    komunitetit shqiptar në Shtete të Bashkuara  të Amerikës Tomë Ndue Jakaj.  Në këtë  takim të shkurtër  por shumë vëllazëror   në Bronks  mësova se  ai  është nga fshati  Ranoc të Lugut të Drinit në Kosovë,  që la gjurmë në historinë tonë   kombëtare.  Në ndarje   të këtij takimi  mbresëlënës fitova dhuratë librin monografik   “ Ndue Përlleshi trim i Dukagjinit” të autorit mr. Jetish Kadishani , botuar në Prishtinë në vitin 2009. Pjesë e kësaj  monografie ishte edhe familja Jakaj të cilës autori i kishte kushtuar  një hapësirë prej  diç më tepër se gjashtë faqesh ( 320-326). Njohuritë e mia për këtë familje  atdhetare i kam zgjeruar më vonë duke lexuar shkrimet e  stduiuesve të njohur  Tomë Mrijaj dhe Mikel Gojani, të cilët me fakte dhe argumente historike  kanë ndriçuar një pjesë të  historisë së  përgjakshme por të lavdishme të kësaj familjeje patriarkale, e cila është shembull  i sakrificës njerëzore për mbrojtjen e  kombit dhe atdheut të vet.

Gjithherë në luftë për mbrojtjen e trojeve të të parëve

Ekzistenca e Kosovës historikisht  nuk mund të kuptohet pa luftra. Gjithmonë të imponuara  nga të tjerët dhe nga ndjenja e bijve të saj   në mbrojtjen  e  trojeve të të parëve. Çdo pëllëmbë e Kosovës është larë me gjakun e bijve dhe bijave të saj të shtrenjtë, të cilët nuk kursyen as gjënë më të shtrenjtë – jetën  për liri dhe pavarësi.    mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së  Kosovës në periudhën  komuniste u rreshtua edhe familja nacionaliste  e Jakajve. Nga   shkrimet e publikuara  rezulton se  kjo familje  ka qenë me tradita dhe zakone tipike shqiptare: bujare, mikëpritëse, besnike, fisnike, burrërore,trime, çdo herë  e gatshme  me pushkë në dorë t’i dalë zot Kosovës.

Viktima e parë e  terrorit sllvaokomunist

Ngjarjet e viteve  1945 -50  qenë një sprovë e vështirë për të gjithë nacionalistët kundërkomunist dhe kundërsllav të cilët në këtë periudhë  të vështirë e plot rreziqe e ngjarje plot kthesa të papritura. Luftëtarët trima të çetave  nacionaliste që vepronin asokohe në Kosovë, në mesin e të cilëve ishte edhe  trimi  Pjetër Jaku, luftonin nëpër kulla e male kundër forcave komuniste në pushtet. Nga kjo sprovë historike në janar të vitit 1945  nga forcat sllavokomuniste u pushkatua pa gjyq kryefamiljari i Jakajve - Pjetër Jaku,  me shumë burra të zgjedhur nga Kosova martire, në Kullën e Popit në Burim të  Istogut . Kjo vrasje  ishte viktima e parë  e terrorit sllavokuminst e familjes së madhe të Jakajve, e cila edhe përkundër kësaj tragjedie të madhe familjare,  nuk hoqi dorë   nga lufta për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Torturimet çnjerëzore ndaj Ndue Jakajt

Synimet e  luftëtarit të lirisë Ndue Jakajt ishin të njëjta sikur të   vëllait të tij të madh, Pjetrit dhe atdhetarëve të tjerë të  krahinës së  Lugut të Drinit   të cilët   u pushkatuan bashkë  , siç thamë në Kullën  e Popit  nga ushtarët jugosllavë. Sipas  Jadish Kadishanit  shumë burra trima  të Lugut të Drinit, në fillim të vitit 1945,  rrokën  pushkët, kundër pushtetit sllavo-komunist  nën udhëheqjen e patriotit të madh, Ndue Përlleshit, për të luftuar   kundër  çetnikëve serbë. “ Ndue Jakaj u kishte hapur dyert e kullës  luftëtarëve të lirisë shqiptare gjithnjë i gatshëm për t’i furnizuar me armë, veshëmbathje, ushqime dhe  gjëra të tjera të nevojshme. Një mbrëmje në kullën e Jakajve , ku ishte i strehuar luftëtari i lirisë, Ndue Përlleshi ( 1908-1949) me çetën e tij , ishte diskutuar çështja e hakmarrjes. Dhe vetë Ndue Jaku me anëtarë tjerë e kishte vënë në shënjestër Radosh Toshiqin, si armikun më të madh për familjen e tij dhe Lugun e Drinit në përgjithësi. Nuk kaloi shumë kohë dhe çeta e Ndue Përlleshit, në porët e vona të pasditës në katundin Kojavç e vret Radosh Toshiqin,  i cili ishte duke u kthyer nga komuna e Burimit. Në gjoks i lë të të vrarit një letër,  ku kishte shkruar fjalët :

U ban  shum’ t’fala Pjetër Jaku me shok!

Grupi i Rezistencës Antikomuniste

“ Dora Pastruese”.

Ky inat çetnik   u zbraz me tërbim dhe pamëshirshëm mbi familjen Jakaj dhe Përlleshi. Mbi Ndue Jakun çetnikët sllavo-komunist bënë tortura çnjerëzore, ku si pasojë e këtyre ndëshkimeve fizike vdiq në moshën 52 vjeçare, më 18 shkurt 1948”, shkruan Kadishani. Rivarrimi i Ndue Jakut u bë më 18 tetor 1987 në varrezat familjare në Ranoc në praninë e familjarëve dhe autoriteteve fetare.

Pinjoll i denjë i familjes Jakaj

I rritur dhe i brumosur me tharmin shqiptar  në familjen e njohur të Jakajve djali më i vogël i  nacionalistit të paepur  Ndue Jakut , Toma me veprimet e tij  atdhetare në emigracion  u tregua shumë dinjitoz.  Punoi me gjithë zemër  në shumë drejtime për të mirën e përgjithshmne të shqiptarëve. Ky pinjoll i denjë i familjes Jakaj sidomos  kontribuoi  në frymën e Ballit Kombëtar   në idenë e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.   Sipas këtij nacionalisti   çdo shqiptar ka obligim   të veprojë  në realizimin e  përpjekjeve  për bashkimin kombëtar,  ëndërr shekullore e brezave të shumtë shqiptarë. Nga  komunikimet e  mia të deritashme me Tomë Jakajn kam kuptuar se e do shumë popullin shqiptar. E do shumë Kosovën, nga e cila    për shkak të  politikës shtypëse të regjimit serbosllav dhe për shkak të kushteve të rënda ekonomike, u detyrua  që të marrë rrugën e mërgatës  në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar  në dhe të huaj në Amerikë ku ndodhet edhe sot me familje.

E do shumë fshatin e tij të lindjes, Ranocin e  Klinës ,  nga ka origjinën, nga kishte shumë kujtime të hidhura dhe pak kujtime të gëzuara.  Është kontribues  i dalluar  në realizimin e aspiratave  shqiptare, në përgjithësi dhe të popullit të Kosovës në veçanti.

Ai   është dëshmuar  jo vetëm si atdhetar i devotshëm, i cili  në shpirt ka  atdheun dhe kombin e tij,por edhe si humanist i rrallë. Ndihma e tij humanitare  është e pranishme  në shumë  veprimtari  bamirëse, si sponsorues i palodhur kudo që ka kërkuar nevoja dhe kauza  shqiptare.

Në kujtesën e popullit tonë  Tomë Jaku dhe parardhësit e tij do të mbeten  njerëz me vlera të larta morale, atdhetare dhe humanitare. Punët e mëdha të kësaj familjeje  në shërbim të  popullit të vet nuk do të harrohen kurrë. Ato  do të përcillen nga brezi në brez. Besoj.