Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Visar Zhiti i shkruan Mustafa Xhepës

| E enjte, 25.09.2014, 06:03 PM |


Visar Zhiti në Departamentin e Shtetit USA

I dashur Muçi,

Më gëzoi shumë lajmi i bukur, i rëndësishëm, domethënës i rikthimit të motrave Islami në Zërin e Amerikës. Ju lutem përshëndetini nga Atdheu, guxoj të them, e kam fjalën nga ana ime, aq më tepër që ato janë dhe nga fshati i Nënës time të vuajtur, por jo, ato janë simbol dhe emblemë i persekutimit dhe sfidës, që në Vendin e Demokracisë bënë realitet ëndrrën, të tyren dhe tonën.

Përgëzime Juve, Shtëpisë së Lirisë, për qëndrimin,  që nuk u dëshpëruat, por ngulmuat me besim e dinjitet.  Jam i gëzuar vërtet, ogur i mirë, them tani...

Te fala të tuve dhe miqve të përbashkët, mbarësi në rrugën e nisur...

Përqafime,

Visar Zhiti