Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Erida Cela Perlala: Fluturoni lart si shqipe...

| E hene, 22.09.2014, 07:50 PM |


Fluturoni  lart si shqipe,  por mos harroni origjinën dhe......

T’i gëzohemi kësaj dite te bukur dhe fjalimit entuziast te Papës "fluturoni ne lartësi Shqipe" ... Kjo është akoma një ëndërr e bukur për ne...

Ne jemi një popull me shume halle dhe kjo na bën te shpresojmë shpesh herë më shumë te i huaji, se në forcat tona! 

 Para se te fluturojmë ne lartësi ne duhet te bashkohemi me njeri-tjetrin dhe ta detyrojmë Turqinë dhe me pas Evropën të njohë dëmet, qe i kanë bërë këtij populli duke na ndarë si plaçkë lufte, duke heshtur ndaj gjenocideve te vazhdueshme te fqinjëve, për te na mbajtur tokat, qe na i morën me forcë dhe me ndihmën e Evropës. 
Çamët dhe Kosovarët janë pjesa popullsisë shqiptare, që kane vuajtur Gjenocide te PAPARA... Me keq se Çifutët nga Hitleri!!!!!!!!!!
Ne si popull, ne dallim nga hebrenjtë, s’e kemi pasur mundësinë te investojmë për t'i bërë të njohur botes, padrejtësinë dhe MAKABRITETIN E PAFUND TE FQINJËVE TANË, sa kemi VUAJTUR PADREJTËSISHT,  sigurisht jo për fajin tone!!!!!!!!! ( shpesh here shajmë dhe injorojmë veten..)

Ne si popull (sipas dokumenteve te shkruara ne kohën e sundimit turk), jemi ai popull, që i kemi bere rezistencën me te madhe sundimit OTOMAN, gjithashtu jemi ai popull, që u tradhtua nga vete Evropa.. qe sot nuk flet, por na fsheh HISTORINË , duke na nxjerre pa rrënjë... Kjo Evropë po edukon breza, që nuk njohin Shqipërinë e Vjetër te Pellazgeve, te Ilirëve, te Arbërve...

Kjo Evropë po krijon breza, qe ne shqiptarët na njohin vetëm për diktaturën e ashpër te komunizmit... Ne e dimë se kjo diktature ishte vetëm një pjesë e vogël e plagës se madhe qe vuajmë edhe sot!!!!!!!!!!!! Kjo Evropë me ketë Shqipëri te njohur vetëm për diktaturën e Enver Hoxhës sot shikon tek ne vetëm varfërinë tone ekonomike, Korrupsionin , drogën e Prostitucionin... Kjo është njohja, që na ka bërë ne masën e madhe te banorëve të saj.........

Ne jemi ai popull, që jemi lodhur më shumë se çdo popull tjetër nga padrejtësitë, nga luftërat dhe si rrjedhoje na duhet te gjejmë forca për te mbijetuar këto pasoja... Kjo arrihet jo vetëm duke parë me vërejtje, por duke dashur njeri-tjetrin dhe pranuar me tolerancë mendime te ndryshme qe nuk na dëmtojnë unitetin...

Jemi ai popull, që nuk duhet te shajmë veten tone, por të kuptojmë se kjo Evropë e fuqishme është ngritur mbi luftëra koloniale me parimin "PESHKU I MADH E HAN TE VOGLIN" ...

Prandaj kjo vizitë e rëndësishme  e Papës hap një dritare te mbyllur të këtij populli, por nuk hap dyert e Paqes dhe të Qetësisë Shpirtërore,  përderisa të kemi bashkuar Shqipërinë Tonë dhe të kemi kujtuar të gjithë viktimat e pafajshme të gjenocideve të vazhdueshme ndaj POPULLIT TONË MARTIR!!!!!!!!!!!

Shkruar nga Erida Cela Perlala, Itali, më 21 shtator 2014