Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Siguria e Papës, ndalohen 80 besimtarë myslimanë

| E diele, 21.09.2014, 02:40 PM |


80 praktikantë të fesë islame janë ndaluar në pikën kufitare të Murriqanit ditën e sotme, pasi dyshoheshin se mund të kërcënonin sigurinë e Papës në Tiranë.

Praktikantët e fesë Islame vinin nga Mali i Zi dhe ishin duke udhëtuar me mjete private në drejtim të Tiranës.

Sipas policisë këta persona u ndaluan për të hyrë në Shqipëri, si persona të dyshuar, pjesë kjo e një sërë masave të rrepta që janë ndërmarrë ditën e sotme për sigurinë e Atit të Shenjtë në Shqipëri.

/Shekulli Online/E.H./