| E diele, 21.09.2014, 06:37 PM |
Foto ekskluzive: Hidhet në erë me tritol Kisha e kurorëzimit të Skënderbeut
Derisa Papa po viziton Shqiperine, mediat kanë vazhduar të publikojnë imazhe nga koha e komunizmit kur në këtë vend, rrënoheshin objektet fetare, pasi besimet e të gjitha feve ishin ndaluar me ligj.
Njëra ndër historitë më të veçanta dhe të dhimbshme nga ajo kohë, është edhe krimi që i ishte bërë historisë së kombit shqiptar. Kisha ku ishte kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës ishte shkatërruar me me dinamit në vitin 1967 me urdhër të Mehmet Shehut dhe pjesëmarjen e gjithë partisë komuniste.