| E shtune, 20.09.2014, 04:41 PM |
Si përgjegje pyetjes së Qosjes: Ku dallojmë unë e Kadare?
Nga Rrahim Sadiku
Rexhep Qosja mendon se i gjithë populli duhet të krenohet me të.
Ismail Kadare krenohet me popullin e tij,
2. Rexhep Qosja ka bindje se shqiptarët janë tashmë plotësisht orientalë.
Ismail Kadare e dokumenton se shqiptarët ishin dhe kanë mbetur popull evropian.
3. Rexhep Qosja nuk pajtohet me shumë teza antishqiptare, po nuk i tejkalon dot ato me punën e tij.
Ismail Kadare rrënon tezat atishqiptare dhe para botës shpalos të kaluarën dhe të sotmen, realitetin historik shqiptar.
4. Rexhep Qosja ka bindjen se tek ai lidhet universi i njohurive shqiptare.
Ismail Kadare ndërton universin e njohurive shqiptare.
5. Rexhep Qosja ka bindjen se bota duhet të shkojë për të biseduar me të.
Ismail Kadare, me shkrime e me veprimtari të tjera, bisedon me botën.