| E premte, 19.09.2014, 07:10 PM |
Shahin Ibrahimi
Këngë e mbytur
Toka rrënqethet nga një cicërimë
Trumcaku i vogël ankohet,
Kënga e tij më ndal një grimë
Shpreh vuajtjet, zemra i coptohet.
Tek ca fëmijë ngeli viktimë
Fati e mëshiroi, dëmtoi vetëm krahun,
Ndihmë kërkoi ti hiqnin robërinë
Me kokën lart, sikur njeh Allahun.
Cicërima e tij u kthye në vaj
I harruar mbeti në mëshirë,
Era i tha degës, sytë mos ja ndaj
Të lajmëroj, që ti vijnë në ndihmë.
U kthyen fëmijët nga lojrat me trumcakë
Me sy të qetë e të penduar,
Na fal i thanë zogut fluturak
I dhanë një qiell për të fluturuar.
Mëkatar
Vegimet, flen tek unë
Pastaj befas rizgjohem,
Më shfaqen me përdhunë
Dhe s`dinë të kamufohen.
Zullumin kishe fis
Dhe shpirtin si zeher,
Ju shite pasurisë
Dhe njerëzve të pa vlerë.
Me shpirtin fukara
I tillë ke qënë përherë,
Por jeta s`ështe para
Lakmia është humnerë.
Nga pas nuk lë kujtime
?`kujtime lë një bosh,
Në sytë e zemrës sime
Do mbetesh një sarahosh.
Ndëshkimi i heshtjes
Me heshtjen e gjatë vetëm arsyetoja
Dhe nisa me veten të flas,
Një jetë më të mirë, vetes ti kërkoja
Të prek dhe unë, në jetë pak gaz.
Jetës i lypa mëshirë
I thashë shih si më ke bërë,
Me ju në supe, s`plotasoj asnjë dëshirë
Dhe esëll më thonë ke pirë.
Mjerimi më vrau jetën
Pa para, sta var as miku,
Askush s`pyet për të vëretën
Kohë e idealit iku.
Në agimet e ditëve që vijnë
Realiteti bëhet tym,
Në ?do pore shgjëndrrat mbijnë
Lumturinë kthejnë në vegim.
Heshtja krim, më ndëshkoi Mua
Unë i padjallëzuar e përqafova ëmbël,
Ajo më qante hallin më thosh të dua
Se halli miq, do forcë e zemër.