Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Sot, imi, i miri atdhe?

| E merkure, 17.09.2014, 07:00 PM |


Jusuf Zenunaj

 

SOT, IMI, I MIRI ATDHE?

 

Prej pushkëve të lirisë t' Adem e Hamëz Jasharit

armiku u çmend, dogj fusha e malin,

preu pleq e fëmijë e nëna shtatzëna

deri n'kup t' qiellit dëgjoheshin vaji e gjëma

Kur gjêma e vaji e pushtuan atdheun

kushtrimi u dha si n'kohë t' Skënderbeut

prej ramjes së muzgut e derisa zbardhi dita

malet u mbushen me mijëra djem e çika

nga e gjithë Europa edhe Amerika

prej Zelandës së Re e tek Australia

nê luftê me shkja e gjithê shqiptaria

mbas lum-gjakut rrezatoi liria.

Mbi lot e tharë e buzët e përgjakura

hijeshi morën si dita edhe nata.

Nê tokën e shkrumbuar mbin gjethe e bar,

Dardania e vjetër filloi frymë të marrë.

Për miq e armiq u shtrua sofra!?

...ilaç e pelim sollën nga e gjithë bota

e sot imi, i miri atdhe

me vetveten punët si ke?!

10 shtator, 2014