| E diele, 14.09.2014, 04:29 PM |
Kurdët kanë adoptuar një strategji që jo vetëm t’i eliminojnë xhihadistët por edhe t’i turpërojnë ata. Sipas disa mediave kurde janë duke u ngritur skuadra të posaçme të përbëra vetëm nga ushtare femra që operojnë në vijën e parë të sulmit. Aktualisht kjo strategji po rezulton e suksesshme pasi jo vetëm është rritur numri i rekruteve por u ka dhënë luftëtarëve edhe një avantazh psikologjik mbi ISIS.
Njëra prej tyre shpjegon se vënia e grave në mes të betejës i ka bërë xhihadistët të çmenden. “Xhihaditët nuk luftojë kundër grave pasi nëse vriten nga një prej tyre besojnë se nuk shkojnë në parajsë” – thotë njëra prej ushtareve.
Gjithsesi kurdët e dinë që kjo nuk ka për ta ndalur ISIS. Sipas tyre duhet më shumë përpjekje, më shumë bomba, plumba dhe një forcë më brutale ndaj tyre./www.lapsi.al/