| E diele, 14.09.2014, 06:03 PM |
KUJTIME NGA NATA E MADHE E FESTES
REÇIT
(1968 ardhja
Nga Gjovalin Muzhani
Si nji tradite e cila ju imponue Malsise e qytetarevet te Shkodres u kremtonte festa e Reçit deri ne medheshti. Ishte e vetmja epope e veriut e luftes nacional çlirimtare tue u hymnizue ne permasa mbare Kombetare, tue u festue ne madheshti me nji pjesmarrje te gjane te masavet fshatare e qytetare. Ne fillim te imponuem (polici para e vullndeti mbrapa), mbandej erdh dhe u ba si tradite.
Me urdhun nga nalt t’udheheqjes…Naten e festes marshojshin rinia, nxanesit e shkollavet, studentet, punojsit e ndermarrjevet, fabrikavet e kantjerevet e mbar fshatet e rrethines Shkodrese.
Ecnin marrshim ne kambe 30km., mu kalite per te kalue nji nate te ftohet ne pyellin e bukur pikturesk te geshtejavet te Moslit. Çdo grup ne kontrollin e Partise kishte orkestren e vet, shperthente kanga, vallja e danci, heja e pija sejcili ne xhep te vet, rreshqiste kajhere ne liberalizim !
Ne hymje te pyllit piktoresk te Moslit ngrihej madheshtore lapidari i Luftes se Reçit ndertue me arkitekture te bukur veshun me mermere te kuq, u tha vlera 600 000 lek te vjetra, sa me ndertue dy pallate, per propagande Partie su kursente leku!? Nji muje para vejshin programoret e festes Reçit.
Me propaganden: Te gjith ne feste. Shkodranevet ju impononte vullndeti me shterngesen ne ndermarrje per buken e gojes, e nxanesavet demaskim e perjashtim nga shkolla…Shkodrani me vullndet vetem ne Stadium te futbollit shkonte. Organizimi i festes ket vjete qe ma madheshtor, se propagandohej me pompozitetin me te madhin, me nji mobilizim te jeshte-zakonshem, u thonte se do te vinte ne Malsine e Madhe “UDHEHEQESI I MADH I POPULLIT EDHE I PARTISE SHOKU ENVER HOXHA. Do tu mbante teper sekret. Ishte fillimi i shtatori i vitit 1968…
Kjo feste
veçanerisht mue si mesues me mobilizonte nji muje perpara, qe me nji gusht, ne
hak te pushimevet te mija te veres. Ma thojshin se do te ma jepshin ma vone
(rrena), se nuk ma jepshin asnji dite pushim. Me caktojshin detyrat: Do ti
rriparojshe e ti lyejshe te gjitha kandet e emulacionevet nder 7 brigatat.
Mandej ti bajshe te rije kandet emulacionit me materjalet aktuale…nder te
gjitha brigadat: Qafgrade, Bolze,
Ne lagjen Xhakaj te Reçit do tu shkruenta nji parulle ne beze te kuqe, per tu vare ne mes te rruges nga shkohet te lapidari. Nga hymja e Reçit rruges drejte lapidarit ishin 10 cope llambarina te medhaja 2m anevet te rruges te nguluna ne toke me tuba. Do te shihen shkrimet e vjetra tri dure me boje vajit te bardhe, dhe tubat e kurnizat anesore e mandej me shkrue parullat aktuale, qe mi dorzonte instruktori i Partise, do te shkruheshin 20 cope parrulla. Per ket me jepshin 1,5 kg.boje te bardhe asgja tjeter.
Ma ngarkojshin me e lye e rrifreskue Vatren e Kultures, me smontue nji here, dhe zbukurue me materjale te reja aktuale, kjo do tu bante dhe ne Dhomen e Partise te shkolla, ndertueme nga Un, me merrte dy jave kohen e lire te pushimevet verore…Mandej me rriparue e rrifreskue krejte korridoret e medhaj 60m. te shkolles dy kateshe. Ma e lodhshmja proekupantja si detyre ma kryesore qe: pregatitja e grupit folklorik, do te kunkurrojshim ne festivalin e Festes se Reçit, e randesishme se grupi i Reçit do te hapte festivalin i pari ne kunkurrim, fshati organizator. Prandej u donte pregatitje serioze, gabimi ma i vogli te pervlojshin…Kerkush s’ta jepte asnji ndihme, Drejtori bante sehire!
Pak fshatare dijshin me i ra mire çiftelise. Me mjaft vishtiresi i gjeta 6 instrumentista me i ra fejvet, dhe tre instrumentist me zumare, mandej me i kombinue n’orkester…Kecimi qe pak i zhvilluem ishte ne hupje. Veten nji djal shum i mire i pashem ne krenarine e malcorit nga Rrepishti ishte Rifati, qe virtuoz i vertete ne zumare, dhe kercimtare i rralle qe kombinonte shkelqyeshen ne vallen e lokut me Sabrije Nuzin nga Qafgrada.Vajushi kishte dy instromentista te mire me çifteli, qe pas 46 vjetvet qe po e shkruej me kujtohet Sabrija e Shyqi, ishte kampjon i Vllaznise ne Mundje.
Me keto instrumentist pregatita 5 vajza me i ra çiftelivet, kendue solo, dueto e trio, paten mjaft sukses…Me njimije mundime pregatita orkestrinen popullore me 30 instrumentista. Pjesmarresit e grupit vijshin dhe dy ore large e shpesh mungojshin, si pune angari pa pare…Vegla muzikore pak kishte fshati, ne mardhanje me qytetaret po humbete dhe çiftelija e veshja e Malsise Madhe.
Vatra e Kultures s’kishte asnji instrument, as veshje, me vishtirsi bleme 4 çifteli, qe njenen ma merrte shpesh Rrapsodi Sali Mani se tingllonte bukur. Pas shum vuejtjesh e kompletojshe grupin me kostumet e bukura te Malsise, qene ne zhdukje e kushtojshin mjaft.
Kishe pasojat mbrapa…Pregatiteshe 1,5 ore program te studiume mire. Nji nate para çfaqjes na vinte kryetari i Kooperatives Selim Neli me pa programin, Un ja dijshe per mirnjohje.
Porsa dorzojshe programin 15’ para çfaqjes, kerkojshin me ma shkurtue programin nga 1,5 ore ne gjysem oret!? Kjo ma prishte programin dhe me nervozonte tue ma ule vleren artistike, tue me hjeke pjese te bukura, (benin ne inate te uljes se vlerave te grupit folklorik, gjelozise per te mos marre çmim te I)…Rapsodet e grupit nuk i kishe ne nivelin e Sali Manit e Shaban Berces, qe vete i krijojshin poemat qe kendojshin. Veten Rifat Delen e kishe paksa te afte, poemen e shkrueme ja perpunojshe pakesa se bashkut, ose pa dijte kerkush i thurshe vete disa vargje te poemes, nga halli per te ja pershtate aktuelitetit, tashti me vjen per me qeshe, sepse kishin mjaft sukses!?…
Çdo vjete grupi folklorik i Reçit merrte çmim te trete, te dyte, rralle te pare. Pa i ba keq kerkuje fitojshe urrejtjen e drejtuesavet tjere muzikante, te cillet protestojshin: Pse Reçit çmim, me nji drejtues analfabet per muzike, qe s’njef kangen folklorike, asht familje e prekun reaksionare…
Ne
mobilizimin e madh te punes per ket feste ma ngarkojshin mue krejte barren e
shkolles. Si koprraci qe kursen paren dhe Un kohen, nji minut nuk me delte kohe
me pushue. Veçese
Besonje humbeshe 4 kg peshe…Me ngarkojshin me pregatite 12 kunora per ti vendose te lapidari si tradite qe ishte. Kunore per Kooperativen e Reçit, Organizaten e Partise, Keshillit, Frontit, Grues, Organizaten e Rinise te fshatit e shkolles, Veteranvet te Luftes Reçit, shkolles 8 vjeçare, te Org. Pionierit, Fatosit etj. Organizimin ma lejshin e thonin Drejtoria se i njef nxanesit e te gjith tjeret liberta, asnji pune!”Qe hjeke shfrytezimi i njeriut.” Su perjashtojshe nga punet pregatitore te fillimit vitit shkollore. Pregatitjen e klsases kabinet, dekorit shkolles dy kateshe, gjith planeve mesimore-edukayive. Kjo preukopi shpesh mbetesha pa mjes e darke, fal Zoti uje k.Reçit.
Ishte
dite e shtynde tri jave perpara festes Reçit. E kishe diten e caktueme me shkue
ne Lagjen
Me thirri
hajde ketu! I tregova se kam mbledhje me punue nji teme ne lagjen
I lypa te
falun ne se gaboj. Aty prane ja mora nji bllok nji agronomit qe e njihja.
Vizatova planin si dizenjator si mund te bahen parcelat me plisa barit e dhe te
mire sipri per tri dite. Ne Tirana te bleni 100 vazo me lule te bukura
dekorative, e 100 vazo me peme zbukuruese dekorative si: selvi,
Jeni te
vonuem, vetem gruni ju thashe mbine ne dy jave e rritet 3-4 cm., se
Me tregoi
Kryetari Koop. Selim Neli çka
Lagjen
Mosel kremtohej festa, nen hijet madheshtore te bukura hije rande te geshtejave
100nda vjeçare, plot frute prolluese me bukuri bjeshke. Tue pershkue ecejakjet
e kambsoreve mija vetesh dherat e pluhnosun argjilore, ngritej mjegull tymnaje
pluhni si me kalue kamjona, s’pushonte dite-nate! Me fshi hundet shamia nduhej
bojkaf! Enveri yne porsa zbriti nga vetura luksoze Pobjeda, skandalizue nga
tymnaja! La porosi vitin tjeter ambjenti te mbillet me kesi
Si ma
hollen ket here per te ba Un punen fizike 2 javore. Ma ngarkuene me detyrim me
shkrue nji parulle ne faqen e malit te Sukes Gjate ne naltesi zones Ulnikajt,
me shkrue nji parulle me germa kapitale: LAVDI
MARKESIZEM LENINIZMIT. Se do
vinte E.H. Me prishe parullen egzistuese, se i ka ike aktualiteti! Proletare te
te gjith vendeve bashkohuni. Fillojshe punen oren 5 te mjesit, deri oren 8 te
darkes naltesin 750m. Merrshe 2 rriska buk e djathe me vehte e dy liter uje
nder shishe me shue etjen ne ket vape percluese Gushti, si me te vue saqin
mbaje
Punova dy jave rresht e nji te diele. Germa do tu bante e gjate 60 m. e 30 m. gjane. Me mure te thate 1m. gjane, e te nalt 1m.me gure te medhaj me zi i bajshe vetem. I takoi me ba mure te thate me gur me nji gjatesi 2500m. Pa e llogarite bajtjen e gurevet te prishjes se parulles tjeter…Ma vone mora vesht, ket parulle e kishte shkrue nji brigate pune me norma, mbi nji muje pune. Shperblimi Im: ramje peshet, rraskapitje, shkurtue jeten dhe nji dite pushim te dielen, pa asnji mire-njohje!?…
Per ket vjete organizimi e mobilizimi per pregatitjen e festes se Reçit kje ne shkallen ma superiore. Paraqitem se me kishte kerkue Shoku Isa Alibali, Drejtori i Teatrit Migjeni te Shkodres. Ishte Zotni burre me kulture mjaft i edukuem me paraqitje te intelektuali. Me gjentilece me tha: a do te keni mundesi me na e shkrue nji parulle per ta vue ne hymje te fshatit, se e ka Reçi per ta punue e vendose. Ma dorzoi tekstin :” Mirese vjen i dashtuni edhe i shtrejti udheheqesi yne i dashtun Shoku Enver Hoxha.” Me porosi te veçante, asht sekret ardhja e mos te shofin kerkush tue e shkrue.
Ja tregova po e shkruej ne Vater te Kultures e mbyllem me çeles. Me falnderoi me rrespekt dhe gjentilece, me preku kjo mire-sjellje! Rast teper i rralle ne kohen e diktatures, me kuadro harbuten!
Mora 6 m. beze te re te kuqe. E shtrima mire mbi dysheme tue e kape me thumba, pasi kishe shtrue mjaft gazeta mos te zhytet dyshenja. Per me dale ma mire e shkruva me varak te verdhe. Sejcili dizenjator e din se me e shkrue nji parulle me varak me brushe, ka mjaft vishtiresi, se hapet boja e shkruhet kadale se nuk ece brusha. Ne vater kishe veten rojen e Kryesise me emnin Gjoke.
Nji burre vertete i mire rreth 55 vjeç. Me thote sa mire more mesues qe erdhe, se qeshe merzite vetem, dhe po e kalojme festen se bashkut. Me ftoi se a don do raki e djathe e qepe, qe mi vuni aty perpara mbi nji gazete. Aman bre Gjoke pashe hatrin tand me len rahat njihere, se jam ne hall te madh deri qe ta shkruej parullen. Ishe ulun germuq tue e shkrue. Tue shkrue boja shpesh mu hapta, qe me nervozonte ne merzitje…Me nji pece me benzine shijshe hapjen e bojes, qe po me bezdiste, lodhte e demoralizonte mendesisht…
Nuk
pushonte Gjoka nji here:
Ani pra tha Gjoka mbasi nuk po ma fale bezen e kuqe tash po ti gjeje gabimet qe je tue shkrue se kishte qefe me me nervozue. Un ne hall e gazepin tem…Ai si gjysem analfabet veqese titujt e gazetes me zi dinte me i lexue, me vishtiresine me zi me i bashkue germat tue belbezue: bel, bel, bel, e del del del. Ishe tue e mbarue parullen po me thote: Ke harrue me e shkrue nji germe “I.”
Sa ma keq e mendon neriu, aç ma mire e ban Zoti. Me ndriti mendjen se e kishe lane ne dhomen e Partise te Shkolla nji cope beze te re. Shkova me vrap e vertete e gjeta. E mata me krahe dhe doli rreth 6 m. sa mu donte. E shtrina ne toke tue e tendose mire e harrue lodhjen. Gjoka i shkrete nuk me qeshte ma, rrinte pa fole. Mu falte kajhere ne gote te rakise...Gjith nerva, lodhje, merzitje, stermundim e force e rishkrova perseri mbas nji mundi orvajtje teje te sforcuem dy oresh.
Shikoj oren 9 e darkes. Shpejtohem per tek shtepia e mesuesvet. Makina boll e kishin ike te gjith mesuesit per me ardhe te nesermen. Mu kujtue qe ne dreke me thane: ne se na kerkon kush thueji jane ne fshat. Kishte mbete Drejtori, i kishin ardhe 4 shoke. Mesueset mbeteshin aty, ju vijshin me detyrim per feste mbi 30 veta shoqe mesuese, tue fjete se gjani 5-6 veta ne nji dushek si sardelat.
Ne takimin me Isa Alibalin me tha: Dona per me ardhe te mesuesat sondete per darke, por kam edhe 4 shoke nga Tirana te Kinostudios, kan ardhe se do te filmojne ket meting te madh se vjen Shoku Enver, sepese do perjetohet me filmim vizita e usheheqesit E.Hoxha ne Malesine e Madhe.
Ne dreke shoku i jem Kel Çiperiani me tha se do te vij sondte me vllane dhe me Teofikun (baxhierin) te tre njerez te mire te shoqnise. Me dorzoi mushkenite e melçite e lopes, 2 dorce djathe.
Mushkenite i lashe ne nji kove ujit ti keme gati per darke. Shkova te shitesi dhe mora 6 jorgana te rije per miqt me shtrue me fjete. Takimin e lashe me ardhe fiks ora 10 te darkes. Porsa merrijta tek shtepia e mesuesvet nuk gjeta kerkend. Ju shpervjela krahesh, ndeza shporetin me voj gurit ne hi. Nuk gjeta asnji xhygym me mbushe uje mendova se i kan marre vajzat ne dhome e flejne, mos me i trazue e mora ujin nga kanali i Reçit tue mbushe nder kusija qe i kishe te lame.
Ne drrase
tavolines te paster preva mushkenite me thike ne katror me shpejtesi e qepet i
lashe n’uje i qirova e i preva ne katror te vegjel. I futa ne nji kusi te
madhe, po i kavertiseshe me shum voj se bashkut me mushkenite. Tane kohen
rrijshe tue i perzi me nji luge drunit. Ne furracin e shporetit, perbri vinte
flake boll, vuna nji kusi me zie groshe te bardhe. Dy dorca djathe i preva si
per meza ne kater pjata. Vuma nji tovoline te gjata 2m, e per safrabez qe
s’kishe, vuna dy tabake kartonit te bardha.
Vertete u gezova qe erdhen se qeshe merzitshem dhe disi u bana gati. Ne veçanti Shoku Isa Alibali me pyeti: a e perfundove parullen? E perfundova dhe ora 12 e vendosin ne hymje te fashtit Reç. I cili me falnderoi me perzemersi, e gjentilece e mirenjohje si edukate qe kishte, si i veçanet...
Te gjith
u ulem rreth tovolines nder 2 stola te gjate se nuk kishim karriga. Sejcilit ju vuna nji pjate porcelanit mbushe
me mushkeni te porsa bame n‘aromen e vet si mushkeni darsmash. Buken misrit te
zete tue qite avull dhe goten e rakise e 3kg raki e mire e zgjolla te forte per
Tiranesit. Keli mbushi gotat dhe u pershendetem me goten e rakise, me shprehjen
mirese na keni ardhe, dhe mos na shani, se
Shtepia e
mesuesavet ne Reç te Poshtem dikure qe banesa e Hoxhes fshatit, adaptue shkolle
fillore, pastaj per fjetore te mesuesat. Ishte ndertese e veçueme fshatit,
perdhese nji kateshe. E shtrueme me dysheme dhe tavan drraset geshteje. Me dy
dhoma, ma e madhja ishte fjetorja e mesuesevet, nji guzhine e vogel ne mes, dhe
dhoma tjeter e vogel ku po rrijshim, qe fjetorja e mesuesavet. Ne guzhine ishin
shterue me pije e meze per me e festue, festen e Madhe te Reçit, Drejtori me 4
shoket mesuesa universitare. Ju thashe miqvet te nderuem me na fale per ket
pritje varfanjake, qe ma kundershtuene, ne mire-njohje. Bisedat tona po
baheshin te kandeshme e kurreshtare, nga keto njerez te kulturuem, te edukuem
me shkolle e te shetitun...Pa u kujtue ora fluturoi shpejte rreth 11 te mbramjes.
Pa pritmas po shperthen si nji vullkan me potere e zhurme, si xhame termetit, si stuhija e nji uroganit, kanga me ato zane te gerthitunash te shkyem ne kupe te qilles (fortisimi), te çakorduem, Kanga e “Dylber Bashes”! Kjo batare kange shoqnohej si orkestrine me drujte qe rrahshin tane forcen 5 xhygumat e medhaj 10 kg. xingoje, te shtepise se mesuesavt qe pijshim uje. Rreziku i xhygymavet me bajte tane ato rrahje deformuese ne trup, si t’ishin armiqt e festes …Porsa mbaronte kjo kange vinte ne shoqnim kanga ma hata alegorike: “O ti dete o uje i njelmet”. Vazhdonte si purpuri me britma te hatashme kanget tjera dylberash ku ishin ma te dobtat me fjalorin e rrugaqerise!?…
Pa u lodhe keto te rije te gezuem impulsonte rakia, qe vlonte ne tru. U bate nji zhurme potere shurdhuese ne ushtimen e nates me ato tinguj ne kulm: Dam, dam, dam, pastaj forte: ta, ta, ta, vazhdonte kulminantja, fortisimi: ti, ti, ti…ne vijimsi, arrinte kulmin ne rrahjet e xhymavet si batare kalloçnikovesh e katjushash, tue mos pushue asnji minut me endergjite e te rijvet te gezuem, ne lulen e rinise…Ne ket potere te nates se festes se madhe na favorizonte Zoti, ishim shtepi e veçueme large festes, se me na gjete belaja!…Ket orkestrine te porsa improvizueme me melodite metalike te tam, tam, tamevet te rrahuna me dru, do ta kishin per zili orkestrinat ma te famshme te Xhazit te Harlemit…Me ja kalue orkestravet primitive te njerzvet te xhungles…
De Amicis shprehej: Edukata asht buka e shpirtit. Sinqerisht shkruej mu zuene syte e kuqe ftyra, u turpnuem prej ketyne miqvet me kulture e te njerzishem. Shprejem me zemer s’dojshe konflikt, para disa muejvet pa asnji faj, tue punue korrekt me te gjitha endergjite qe kishe, e shkri rinine teme ne punet e shkolles e fshatit tue ja mbajte shkollen si nuse, me kishte provokue mbledhje me me pushue nga puna drejtori, por desht Zoti e nuk i eci, se me deshti fshati me mjaft rrespekt…
Me doren ne zemren shkodrane shkruej: s’kam asnji urrejtje per kerkend, tue e paraqite si kurreshtje, athere me ethet ne shtat me tu errsue jeta burgjeve. Keli i rrevoltuem deshti me shkue me ja dhane nji mesim por nuk e lame. Njeni Tiranas ma vone po thote: Na kena ardhe miq dhe nuk durohet kjo potare e hatashme xhymash…Tjetri tha se: po ky ore te ju udheheqe dhe edukoje!?
Tjetri tha
se: s’durohen dhe po lajmerojme policine? Kjo na qiste ne bela e dojshe me
mbylle punet, i thashe se jane te rije, ba ne qefe dhe tash lodhen shpejt e
rrijme ne qetesi. Falnderoi zotni llekun e shokut Isa Alibali qe tha: Tash
lodhen shpejt,
At nate te madhnueshme kanga e Dylber Bashes pati nderin me u kendue rreth 15 here e “O ti dete o uje i njelmet” mbi 10 here e dylberash. Fjalori i rendomet kishte marre rruget e krye-pazarit. Prandej vajzat kenkan ndrye ne dhomen e tyne e s’u ndieshin per te gjalle, se ky konçert vokalo-instromental do te ja kene shtie sharren ne krye, e trondite shpirtin me fjalet e rralla te pa ndigjueme te rrugaqerise… Njeni tiranas dikure tha: ore keto te edukojne femijet tane? Jane te rijte e gezuem ne feste! Qonje goten mirese erdhet, rakia e mire reçi po na shijonte.
Disa kohe mbrapa na ushtojshin veshte, vazhdueme at qefe malsije i thenshin deri ne oren 3, me biseda terheqese te kandeshme pa trazue ato qe flejshin. Mendojshe sa e guximeshme kje lodertija e xhumbavet, ket nate feste t‘madhnueshme, si me hjelle valle n‘gojen e ujkut! E shuvi harresa, met gjurme ne kujtese…
Agjitacioni e propaganda tubimi popullit qe i madh mbi 60000 vete. Ndritshin tuba tuba fllad nuses me veshjen madheshtore me xhublete e sokolat malcore me çakçir e qeleshe, pa allti ne brez, marre shteti. Ne meting Enveri yne madheshtore ne tribune foli si orator i madh Marksist-Leninist qe s’kish pare bota! Durtrokite me entuziazem shfrenetike e ovacione te pa rreshtuna: Parti-Enver jemi gati kurdohere, s’ndeji gju me gju me malsoret qe i deshti shume…Metingu qe zhvillue nen ombrrelen e kunores geshtejave piktureshke te Moslit, nen kontroll te rrepte sigurimi-policore- ushtarak i pa pare ndonjihere! (1972 me urdhun nga lart ndalohej e folmja malokve gege 23folse te shqiptareve, ne imponim te gjuhes letrare toskerishte, folse 13. Rapsodi analfabet kendoi lavde gegnisht:Enveri-Mauceduni dy luaj qe ka bota. Enver Hoxha e prehi shpate edhe i here per situaten)
Pas disa
vjetesh ishe ne
Zonja Nebi Fico tha pas qfaqjes: skenat ketu qenkan ma te bukura, pregatite kinezet moderne me drita e mendafshe artistikisht. Zoja Çiçile Shiroka tha: interpretimi i Luk Kaçejt asht i nalte.
Na pane tue hy, aviten prane nesh ulun, nji burre i mbajtun me kompozitorin e madh Tish Dija, ne shoqnim vinte dhe nji tjeter. I njofta qene ato miqt e Kinostudios, qe u njoftem ne festen e Reçit. Ndaluen ne rrespekt te na, u pershendetem ne mire-njohje. I kinostudios i tha ky Tish asht ai shkodrani mesuesi i Reçit, qe na pat diftue historine e Timur Lengut te xhymavet…Kompozitori Tish Daija pyeti: a keni perseri xhecbandistin e orkestrines s’xhugymavet? Asht prishe kompleksi, eshte bere inspektor arsimi drejtuesi. I kinostudios tha: Epo keto Dylber Bashat ecin ne pozite!...
Su permbajt gazi, shperthej i vrullshem…U turpnueme, su permbajtem!... Sa ulem n’vend, nana e jeme lehte m’terhoqi vrejtje: S’ju erdhi turp, qeshet e bindet sallen! T‘gjithe shikuen per seri!
Kurreshtje: Baj me dijte ket te vertete. Aprovimi i ndertimit te lapidarit te luftes se Reçit asht ngrite per ta hymnizue ket epope si e vetmja ne veri. Mu festue deri ne madheshti, mobilizoheshin fshatare e qytetare me detyrim, marrshim kalites ne kambe nga Shkodra e fshatet, 40-50000 vetesh.
Qellimi qe rinia te kalonte ne defrime tane naten me dancue valle e kange me programe çfaqje si mbramjet defryese te Moskes. Tu bante pylli i geshtejavet te Moslit defrimi i rinise tane naten si Moskovitet…Fanatizmi e injoranca e shkodranevet e malcorevet se hangren at kokerr ullinit per me kalue tane naten bijat e tyne ne liberta…
Porsa
mbaroi mitingu, hapeshin barakat si bare, bleva 1 frangjolle e djathe e goten e
birres, i shijova se ishe pa mjes. Pastaj shkova te parkegjimi i autobuzave te
Zalli Postopojes. Me autobuzin e par u ktheva per
Kurreshtje: Vitin 1994 diten e Shen Idhise
shkuem ne Reç me te nderuemin Dom Luigj Keqiren, qe tha nji meshe ne kishen e
Prel Nikajt. Mbas meshet kishte dale Gjoka me me takue. Vertete u gezova se
tepermit
Mu pergjegj se me vjem marre ka kam qene dikure Sekretare Partie. Asht harrue more Gjoke, se ke kene Nana Parti. Tashti mendoju per mekatet e bame se je plake e deka vjen si hajni. Me ba punen e pendimit, se vjen Dreçi nji nate pa u kujtue e te merr me te que me u djege ne ferre…