Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paradoksi i myslimanëve të Kosovës

| E shtune, 13.09.2014, 03:53 PM |


Dikur bombat Amerikane binin mbi Serbi e Kosovë për t'i shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga shfarosja serbe, sot bombat amerikane bien mbi kokat e terroristëve shqiptarë myslimanë të Kosovës për të mbrojtur popujt e tjerë prej tyre.

Një betejë e madhe u zhvillua dje në qytetin iraken Barwanah në provincën e Anbarit, Irak. Forcat irakene çliruan qytetin që kontrollohej prej terroristëve të ISIS. Sulmi Iraken u mbështet nga një bombardim i fuqishëm amerikan. Nga bombardimet amerikane lanë kokën shumë terroristë të ISIS.

Media raportojnë se dje në Irak gjatë një sulmi ajror humbën jetën edhe 8 myslimanë shqiptarë, 6 nga Kosova, 1 nga Maqedonia dhe 1 nga Shqipëria. Ka shumë gjasa që këta të jenë vrarë në të njëjtën betejë pranë këtij qyteti.


DG