Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ekstremistët në Kosovë kërcënojnë popullatën

| E premte, 12.09.2014, 06:11 PM |


Xhihadistët nga Kosova përveç se po marrin pjesë në luftën në Siri, ata kanë filluar që haptazi ta shfaqin urrejtjen ndaj shumicës së popullatës në Kosovë, e cila ashpër po e kritikon përhapjen e ekstremizmit fetar në vendin tonë.

Këto kërcënime më së miri ilustrohen edhe në foton e bërë nga “Botapress” në një nga rrugët e kryeqytetit.

Ky grafit me mbishkrimin “Keni me u pendu Jihad. Amin” e shkruar në murin e një ndërtese në lagjen Ulpiana, konkretisht në rrugën “Motrat Qiriazi”, flet për kërcënimin që ekstremistët po e shprehin ndaj popullatës shumicë myslimane në Kosovë.


ZERI.INFO