| E premte, 12.09.2014, 06:52 PM |
Ndue
LAZRI
Antitezë mëngjesi…!
Bashkë me kafenë e mëngjesit tim,
gjerb lajmet e para të gazetave;
Të hidhura,
aq sa më bëjnë të shtoj dozën e sheqerit në të…
“Kriza, hodhi në rrugë edhe dhjetëmijë të papunë”,
“Një shqiptar ra “heroikisht” në Siri”,
“ Katër murgesha i dhunuan dhe kokat ua hodhën përdhe,
gijotina është copëzuar në qindra hanxharë në duart e fondamentalistëve të pafe…”
Lajme, që ngjishen si re të zeza.
Në autoradio vë një muzikë gazmore,
po edhe ajo, tretet asfaltit autostradës së jugut,
ku ndodhin aksidente…
Pastaj…
Pastaj, ëmbëlsia e zerit tënd n' telefon,
më kujton që jeta s’ka veç lajme gri…
Ajo tringëllimë, më kujton që je dhe Ti...
Gëzoj..
Qesh…dhe vazhdoj, rrugëtoj!