| E premte, 12.09.2014, 06:59 PM |
Alketa Stefania CACA
DITAR JETIM
Dita ime, jeshile e lodhur,
dielli më ka kthyer kurrizin,
deti ka rënë në humnerë,
grimca fjalësh në sherr me dallgët e tij.
Gjumë lakuriq në krahët e një korbi,
tik - taku i thatë i natës - ditë
ngjan me epshin e fluturës,
zgërdhihet para vdekjes,
sikur të fton në krahët e lumturisë.
Vrapoj me hapin e psherëtimës sime,
të shpëtoj sytë e mbyllur shuk,
si letrat e zhubrosura të Pushkinit,
si dashuritë e mjegullta në dimër e vjeshtë.
Ditari im sot u ndje jetim,
asnjë laps, gishtat u mpinë,
shkronjat brodhën kuturu
në frymë të plasaritur...