Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Pergega: Si ne Dheun e Shelbuesit

| E enjte, 11.09.2014, 08:00 PM |


NE KISHEN ZOJA PATORE NDJEHESH SI NE DHEUN E SHELBUESIT

NGA ZEF PERGEGA

…Ne kishen Zoja Pajtore ndjehesh si ne Dheun e Shelbuesit. E ky Dhe ka nje bekim hyjnor. Aty nis Aleluja, kenga e magjishme me nje spirale vezulluese qe e mbulon kuroren shpirterore te njeriut dhe te besimtarit ne librin e shenjte. Sapo njeriu te hedh hapin e pare ne token e bekuar te kesaj grigje ndjehet me i lehte, me i inspiruar, me i celur dhe me i pastruar nga meskiniteti, se pastertia e fjales se Dom Ndue Gjergjit, forca e mesazhit te saj, ka krijuar nje rreth ylberi qe na zbret me zanore te embla mbi supe dhe na percjell ardhjen dhe kthimin tone ne kete qender fetare te krijuar ne qershor te vitit 1977 nga Dom Prek Ndrevashaj…

Shume kush e ndjen kete ne menyren e vet. Disa e shprehin, disa ua tregojne femijeve apo te afermeve kur kthehen nga mesha. Me shume e ndjene te vjetrit, ata qe moren pjese ne gurthemelin, ata qe nuk iu u ndane udhes se shelbuesit dhe mesazhit te bashkimit ne diaspore. Jane shume. Emra  qe heshtin. Ata nuk flasin per te lene punen e tyre te dale ne drite…

Dita e diel me 31 gusht 2014 ishte nje dite e vecante.  Komisioni i festivalit kishte nje barre te madhe dhe nje preokupim njerezor. Kishin ardhur ne kete dite ata qe punojne. Ata qe struken dhe hedhin ndonje helm kishin mbetur te jargosur ne guacen e kermillit …

Valentin Lumaj i pershendet njerezit dhe iu uron mire se ardhjen. Ne dore ka flamure te medhenj te kombit shqiptar dhe kombit amerikan. Kane kaluar pas minuta dhe ai eshte veshur nxitimthi me kostumin kombetar dhe eshte ne krye te kollones. Veprimtari Luigj Sterbyci po merret  me sherbimin dhe parkingun. Po ai po shkrep ndonje foto dhe shperjt e percjelle ne internet me pare se cdo kush tjeter. I lidhur me fene, i lidhur me kishen dhe me familjen…Valentini ua dorezon flamujt Dr. Gjek Gjelat dhe ate amerikan veprimtarit Marash Nuculaj. Ata jane ne krye te kollones se 100 femijeve te veshur me kostume kombetare. Rita Gjelaj i pais te gjithe femijet me flamure te te dy shteteve. Kete vit ajo eshte moderatore ketij aktivitetit etnik, kulturoe e kombetar bashme me Valentin Lumaj, i cili gjithmone ne te tilla raste kryen ne menyre te shpejte disa funksione. Kryetari i festivalit Ndrec Gojani eshte ne mesin e femijeve. Po ashtu vijne edhe konsulli i nderit  Ekrem Bardha, Ipeshkevi i Detroitit Chuck Kosanki, Kryetarja e bashkise se qytetit, Brenda Lawrence,  e cila ne legjislaturen e ardhshme do te jete kongres women, Dom Nosh Gjolaj etj.

Flamuri yne kombetar shpaloset madherisht me ngjyren e perflakur qe ndez kombtarisht fytyrat e gjeneratave dhe te pranishmeve te ftuarve dhe miqeve e mbi te gjitha te gjenerates se re. Dom Ndue Gjergji bekon flamurin, shtatoren e Nana Terezes dhe te pranishmit. Me pas udha e flamurit vazhdon deri ne skenen provizore ku do te mbahen fjalime dhe ku do te zhvillohet festivali.

Me fjale te bekuara si gjithmone Dom Ndue Gjergji cel zyrtarisht netet e festivalit ne kishen e tij, duke iu uruar te gjithe besimtareve lumturi ne jet e ne familje. Bashkim dhe perparim ne ruajtjen e etnosit tone, gjuhen dhe traditen e te pareve ne diaspore.

Ne fjalen e tij Konsulli i nderit Ekrem Bardha tha:

“Papa Francesku viziton Shqiperine. Kjo vizite e Atit te Shenjte eshte e para ne Europe. Neve shqiptareve na ben nje nder te madh dhe per kete ndjehemi shume krenar. Kur e kane pyetur Papen se pse e viziton Shqiperine Ai ka thene se e vizitoj per dy arsye:

-E para se shqiptaret kane arritur te krijojne nje shtet te unitetit kombetar, midis feve dhe shqiptareve, islamizmit, orthodoksise dhe katolicizmit, te cilet ata jane shembull ne bote

-Arsyea e dyte e Papes ka te beje me historine. Ishte unike nder vendet komuniste, kushtetuta e te ciles ndalonte fete me ligj dhe se Shqiperia ishte shpallur vend ateist. Kjo ka te beje edhe me vlersimin qe Selia e Shenjte i ben harmonise dhe tolerances nderfetare nder shqiptaret. Kete shembull ketu ne Amerike na e kane dhene Dom Prek Ndrevashaj Imzot Noli, Mons. Zef Oroshi, Imam Vehbi Ismaili dhe Baba Rexhepi. Mesazhi i tyre na ndjek dhe na udhezon ne rrugen tone te mbijeteses ne boten e lire. Une personalisht kam nje krenari te vecante qe ne krye te kishes Zonja Pajtore kemi nje nje fetar te pervuajtur, si Dom Ndue Gjergji, nje patriot te shkelqyer, nje atdhetar  te spikatur e nje punetor te madh ne fushen e kultures kombetare ne diaspore. Ai nga gjalleria e shpirtit te tij i jep jete dhe dashuri aktiviteteve te shumta qe zhvillohen ne kete qender qe nga ata shkencoret, letrare e kombetare. Ju uroj vec suksese e perparime, per punen qe beni ne bashkimin dhe mirekuptimin e shqiptareve ne mergim”.

Kryetarja e qytetit Mrs. Brenda tha nder te tjera se ndjehet krenare qe ne qytetin e Southfiellt eshte nje komunitet shqiptar i vjeter, por te bashkuar rreth kishes Zonja Pajtore, nje komunitet punetor, i dashur dhe shume i integruar ne jeten amerikane. Te  bashkepunosh me shqiptare nuk je e humbur por fituese. Ata kane mbeshtetur fushtatat tona elektorale dhe une jam e lumtur qe ne mes komuniteteve te tjera do te perfaqesoj edhe komunitetin gjeneroz shqiptar ne kongresin amerikan!

Ne pershendetjen e tij Dom Nosh Gjolaj tha se populli shqiptar eshte nje nga popujt me me ze ne bote. Ne kemi kater Pape me prejardhje shqiptare dhe sipas New-York Time gjuha shqipe eshte e treta me e vjeter ne bote. Kete ju po e demostroni duke u veshur kombetarisht dhe duke ua mesuar bukur gjuhen shqipe femnijeve qe lindin e rriten ne Amerike.

Ne emer te te rinjeve shqiptare pershendeti e reja nga Kosova  Lidia Bala. Ajo ne fjalen e saj tha:

“Si ne vitet e shkuara edhe kete vit po ndjekim hapat e njejte. Jemi mbledhur prane kishes nga te gjitha moshat e nga te gjitha krahinat per te ndjekur festivalin e vlerave tona. Ketu shikojme dhe ndjejme prane ne zemrat tona afersine e rinise me njeri-tjetin, afersine dom Ndue Gjergjit me rinine. Festivali ngerthen ne vetvete vlera te larta kulturore, artistike, gjuhesore e zakone te gradites tone, te cilat po I kultivojme me fanatizem dhe po I percjellim brez pas brezi ne megate e kudo. Njeheri ky festival perkon edhe me 11 vjetorin e kalimit ne amzhim te humanists dhe Nobelistes tone nana treze. Ajo u shderrua ne ikone te paqes dhe e dashurise per njrezimin. Uroj te vazhdojme edhe me tutje ti kultivojme keto virtyte qe ne si popull na karekterizon dhe jot e mbesim si njeliber I mbyllur ne sirtar., sepse tradita dhe kombi jane dy nocione te pandara, fuqite me te thjeshta dhe me fisnike te shpirtit te njeriut.”

Dom Ndue Gjergji shtroj nje darke per nder te veprimtareve te komunitetit ku moren pjese pervec atyre qe udhehoqen rrugen e flamureve dhe pershendeten edhe fetar, veprimtare dhe biznezmene te komunitetit si: Dom Fran Kolaj, Ndue Ftoni, Ded Beleshi, Pellumb Kulla, Eduard Aliko. Pal Shkreli familjarish, Kol Gjokaj, kryetari i keshillit te kishes se Shen Palit familjarisht, Luigj Gjokaj gazetar ne ACTV, Rrok Juncaj, Anton Gjelaj, nje grup amerikanesh, Rush Dragu. Rrok Dedivanaj, kryetar i keshillit te kishes Zoja Pajtore, Zef Pergega familjarisht etj.

Ne fjalen e tij Dom Ndue Gjergji tha se kam patur ne mendje te bej nje tryeze diskutimi dhe bashkimi. E kam ruajtur rastin ne kete festival qe zemrat dhe shpirtin e mirekuptimit te na i beje festival me kenge e harmoni. Le te marrim vetem shembullin e Imam Vehbiut, Dom Prekes dhe Baba Rexhepi. Te zberthejme fjalen e tyre qe sa bukur, sa embel dhe sa me dashuri i folen poppullit me shembullin e tyre. Ata bashkimin e kuptonin me veprim dhe jo me fjale. Largoni ata gjera te vogla qe hije na i bejne virtyteve te larta njerezore qe kemi. Bashkimi dhe kuptimi ne vlera eshte e ardhmja e jone.

Atje ne skene kishin dale kengetaret e komunitetit R. Gjelaj e M. Degaj e rinia vallezonte e kendonte bashke me ta deri ne oret e vona te nates.