| E marte, 02.09.2014, 07:34 PM |
Sot më 02.09.2014 bëhet një muaj nga nisja e fluturimit për në qiellin e amshimit të bijës sime
SHQIPE GASHI-HOXHA
Do të kaloj edhe jeta e tërë e unë sdo e harroj.
Përgjithmonë je e mbjellur në zemrën dhe mendjen time. Dhimbja për Ty vetëm çka do të rritet.
Agim Gashi
VARGJE TË PËRLOTURA
/ Bijës sime, Shqipe Gashi /
Emer të shenjtë të pata dhënë
E shqip derdha edhe lotet për Ty
Kur ike për ta takuar perëndinë...
Bija ime Shqipja ime Dielli im
Më janë shuar rrezet e zemrës
Jetës i humbën të gjitha ngjyrat
E dhembja mi dogji damarët e shpirtit
15.08.2014-Lipjan