| E hene, 01.09.2014, 07:22 PM |
Sot para Kuvendit të
Shqipërisë protesta e peticionistëve
O ME POPULLIN, O ME KUPOLËN - RRUGË TJETËR S'KA!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Aktivistët
e shoqërisë civile, ata që janë organizatorët e Peticionit për shkarkimin e
Fullanit sot kanë ftuar firmosësit dhe të gjithë shqiptarët të protestojnë
përpara Parlamentit të Shqipërisë me moton "Nëse nuk shkarkoni kryetarin e
Bordit të
Kaluan 40
ditë që kur plasi skandali i
Peticioni kundër Fullanit do të hyjë në historinë moderne të Shqipërisë si fillimi i erës të re për vendin.
Sepse në mënyrë civile, pa shkaktuar asnjë çrregullim në jetën e përditëshme apo anomali në jetën e kryeqytetit dhe qyteteve ku po mblidhen firmat, por tregojnë forcën që kanë qytetarët për të shpëtuar shtetin nga kapja, sistemin nga rënia dhe për t'î dhënë një fytyrë të re klasës politike.
Gazetarja Elisabeta Ilnica me të drejtë shkruante në statusin e saj në Facebook :
"Për pak minuta mbyllet Gushti dhe këtë muaj ua dedikoj Ajtanga Lubonjës, Zirkon Dishës, Basir Collakut, Bruna Ismailit, Indrit Hoxhas, Julian Hoxhajt, e atyre kontribuesve te tjere qe kane mbledhur me durim firmat per shkarkimin e Fullanit. Respekt per sakrificen tuaj... Ftoj kedo qe i ka paragjykuar, qe ta provoje te rrije per nje ore ne diell, siç ndenjen keta per nje muaj, me nga 14 ore. Vetem kauzat nuk i djeg dot dielli..."
Ndërsa njëri prej orzanizatorëve kryesorë dhe më aktivë të kësaj lëvizje Zirkon Disha shton edhe emra të tjerë që janë përfshirë në këtë lëvizje që do të iniciojë ndryshimin e faqes të Shqipërisë. "Janë Leonard Mrishaj (Kamëz), Irel Elezi dhe Bledar Bajraktari (Kukës), Donald Spaho, Korçë, Altin Goxhaj, Durrës, Senida Mesi dhe Forumi Shkodran, (Shkodër), Ida Nurçe (Tiranë)". Të më falni nëse kam harruar ndonjë emër shton ai. Pastaj falenderon edhe te gjithe gazetaret qe i janë kushtuar nismes. Pastaj falenderon prapë gazetaret e shtypit te shkruar, qe çdo dite kane pasqyruar ecurine e nenshkrimit te peticionit. Pa harruar mediat online, me gazetaret si Elida Buçpapaj, Elvi Fundo, veçanerisht VOA - Zëri i Amerikës. Patjetër dhe këtu do kemi harruar disa, shton Zirkoni.
Po natyrisht që Zirkon Disha ka harruar dikënd, sepse mbështetësit e kësaj lëvizje qytetare po shtohen dita ditës, pasi kjo është mënyra që do t'i sjellë qytetarëve shtetin e së drejtës, jo shtetin e kupolës, për fëmijët e kupolës, për partiakët e kupolës. Shteti demokratik nuk është përkatësi e Kupolës. Kupolat janë përkatësi të Republikave të bananeve dhe shteteve rogue ose mafioze.
Prandaj sot të gjithë shqiptarët pa dallime politike t'i bashkangjitemi protestës përpara Parlamentit të Shqipërisë, për t'i paralajmëruar deputetët e këtij parlamenti o me popullin o me kupolën. Sepse populli i ka votuar që t'i ketë shërbëtorë të tij, jo që populli të jetë shërbëtor i kupolës, që të gjitha të mirat e vendit dhe privilegjet t'i përfitojë kupola!
Kryeministri
i Shqipërisë i ka premtuar kancelares të Gjermanisë të kryejë reformat që i
duhen shtetit. Për të parë degradimin e shtetit ligjor dhe rrënimin e sistemit
kaloni në rivistë të gjithë punonjësit e
Të gjithë ne shqiptarët, pa dallime politike le t'i bashkohemi kësaj lëvizje, e cila për nga organizimi është e varfër, (kujtoni pak çadrat pompoze të grevave të politikës), por nga qëllimi është e madhërishme dhe ka hyrë në histori.
Prandaj do të jemi përpara Parlamentit të Shqipërisë. Sepse organizatorët e këtij Peticioni janë heronjtë e kohës tonë, e cila është bërë pis dhe ndyrë nga politika. Organizatorët e këtij peticioni që janë duke mbledhur firmat e popullit e deri më tash kanë mbledhur 12 mijë firma janë ata që i duhet Shqipërisë, sepse nuk mund të ketë demokraci pa shtet të së drejtës. E shteti i së drejtës përjashton abuzimin me pushtetin.
Ky grup i
vogël njerëzish, shumica të rinj, ka
midis tyre një grua të paepur e cila pasi ka vuajtur tmerret e diktaturës, ka
provuar për 22 vjet tmerret e tranzicionit. Ajo është Ajtanga Lubonja. Mendoni,
Ajtanga nuk ka një strehë ku të fusi kokën dhe jeton në një dhomë konvikti,
ndërsa deputetët e Shqipërisë kanë pallate e
Prandaj
ne do të jemi sot tek Parlamenti, fizikisht, me shpirt e zemër për t'iu
bashkuar kësaj lëvizje e cila i ka treguar shqiptarëve se nuk është partia ajo
që u jep punë, por shteti ligjor që siguron tregun e lire dhe lirine e
individit! Dhe nuk ka liri tregu dhe individi kur shteti është i kapur nga
nepotizmi, klientelizmi, që e mban guvernatorin e
Prandaj ne jemi me këtë grup aktivistësh që janë heronjtë e kohës tonë, sepse kanë me vete një kauzë fisnike që mbron interesat e vendit, e cila po i zgjon nga gjumi i indiferencës shqiptarët.
Prandaj ne jemi me këta heronj, prandaj Shqipëria është me ju!
Mos e ndalni këtë mision fisnik! Mos hiqni dorë nga kjo ëndërr e bukur deri sa të kthehet në realitet, që të bëhet Shqipëria një vend demokratik i vërtetë, me qëllim që t'u ofrojë shqiptarëve një jetë të denjë. Kjo gjë arrihet vetëm me politikanë të denjë!