Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikë Gjeloshi: Nëpërkëmbja dhe zhvillimet politike

| E diele, 31.08.2014, 08:04 PM |


NËPERKËMBJA E POPULLIT DHE ZHVILLIMET POLITIKE

Asnjë shumë parashë qe do shpenzohëj per zgjedhjet e reja  Parlamentare nuk do të jetë aq barrë e rendë financiare sa dami permes ngerçit politik e institucional qe i shkaktohet shtetit të Kosovës

Nga Dr.sc. Nikë GJELOSHI

Nëperkëmbja e popullit

Tashmë dihet botërisht së shqiptarët, sipas prejardhjës, janë populli më i vjetër në Evropë dhe shqipja një ndër gjuhet më të vjetra. Jemi: bashkëndërtues të qytetërimeve të lashta, pjesëmarrës në formimin e qytetërimit evropianë dhe përqafuesit e hershëm të krishtërimit. Kemi patur libër e Bibël (Meshar) shqip, baras me popullin Gjerman. Kemi patur gjithmonë trima e familje bujare; kemi patur besën dhe heronjë me namë ndërkombëtare. Mundë të pershkruhen edhe shumë e shumë tjera per fisnikërinë e popullit shqiptarë, identitetin evropian dhe kulturën e Krishterë, gja qe dëshmonë edhe historinë tonë të lavdishme dhe pasurinë tonë kulturore.

Kur isha i ri, sadoqe mezi siguroja para per të blerë ndonjë libër apo ate e siguroja nga ndonjë bamirës siq ndodhte më „Shejzat“ e Ernest Koliqit, kisha shumë problem të kuptoja lavdinë e shkruar në libra dhe nepërkëmbjen e përbuzjën e popullit qe i takoj. Nuk arrija të kuptojë: Si ishte e mundur të lexoja për një histori aq të lavdishme te popullit e Ne gjëndeshim në robëri? Si ishte e mundur të mësoja për traditën, kulturën dhe shkrimet e hershme kurse ne realitet shihja se ishim të varfër, të prapambetur e me të pashkolluar në Ballkan?

Në qarqet intelektuale dhe kulturore por edhe në Odat e burrave (kur ato qenë një Unieversitet popullor), krijohej bindja pothuajse e pergjithshme: fajin për këtë gjendje e kishin të Tjerët kurse Ne ishim viktimë e një padrejtësie historike! Shumë prej nesh fajin e kërkonte te komunizmi si një  sistem qe pervetëson pronën, centralizon ekonominë dhe cenon të drejtat e liritë e njeriut… Faji binte gjithsesi edhe mbi okupuesin e fundit - Serbinë e cila, de facto, sipas shkollës se sundimit kolonialist duke qeverisë me te degjushmit (kjo madje u vertetue botërisht dhe kur e aneksoj serisht Kosovën sipas vendimeve të Kuvendit të Prizrenit me 8, 9 e 10 korrik 1945, te cilat vendime i morën perfaqësuesit shqipfolës në emen të popullit, paten dhe privilegje te mëdha ç`prej atëherë e deri sa jetuen, ndonjeri ende jeton dhe s`e turpëron vepra e bërë antikombëtare e as shpifjet që terë jetën i bënë per tjerët) në mënyrë sistematike kishte eleminu, shtypë, turturue  e persekutue të ndergjegjshmit e popullit.

Një pjesë jona ne kerkimin e fajit (mëkatit) kishim krijue bindjën se faje kishte edhe Perandoria Osmane gjatë okupimit 500 vjeqar, e cila, kishte rrënue kulturën tonë të lashtë, traditën pozitive kanunore dhe identitetin tonë si popull europian. Poashtu, sikur ishte e ditur se periudha osmane kishte bërë damin më të madhe historik ndaj shqiptarëve. Sepse, gjatë sundimit të saj shqiptarëve u mori gjithçka e nuk ua lejoj Shtetin si tjerëve dhe në fund të ramjës se asaj Perandorie, siq thot historiani Skender Rizaj, „ua shitën tokat shqiptare sllavëve per një Pallat Mbretëror Ylli-Ylldis“! Ne na lanë në një gjendje aq të mjerueshme në Ballkanin e trazirave e coptimeve te tokave tona nga fqinjët serb, malazez e grek; na lanë në udhëkryq historik…

Si shumë të tjerë pikë referimi e frymëzimi kisha rilindasit të cilët permes letrave - shkrimeve na mësonin se liria është gjëja më e shtrenjtë dhe dashuria ndaj atdheut është pasuria më e madhe per të cilat ide ia vlente të sakrifikohet gjithçka, dhe jeta! Frymëzoheshim edhe nga patriotë të cilët dërgjeshin nëpër burgje e  kazamate jugosllave për shkak të idealeve rilindase; frymëzoheshim nga guximtarë të pathyshem që iu kundërvunë regjimit okupues të Serbisë, pa marrë parasysh pasojat. Ndihem krenarë qe atyre ideve rilindase, si protagonsit aktiv i shumë zhvillimeve politike, u kam qendrue pathyeshem besnik dhe kam kontribue për të mirën e popullit e vendit!

Rezistenca jonë, ku u perfshin të gjitha gjeneratat e popullit pa dallim moshe e gjinie, pati trë faza të shenuara: fazën e protestës studentore, fazën e rezistencës paqësore,  fazën e luftës. Si njeri nga protagonistet bashk me shum tjerë jam nga ata që krenohem me popullin tim i cili u bë unik dhe mblodhi forcë t`i mbijetoj rrebeshet e kohës, mbeshteti bianko fijet e idealit rilindas; u mbijetojë padrejtsive, shtypjeve e persekutimeve, gjenocidit dhe nuk iu dorëzue armikut - Serbisë. Po ky popull lindi aq shumë njerëz të ndershëm me dinjitet e integritet të pa thyeshëm dhe dha aq shum djem e vajza të sakrificës qe i lartësuen vlerat kombëtare në nivel vendi dhe nderkombëtarë.

Në anen tjetër, jam dhe një dëshmitarë fatkeq si shum shokë e miq te mijë, i cili pa me sy, se si në veprimet tona për liri e pavarësi na ndiqte hija e zezë e pranisë së armikut permes hijenave shqipfolëse në vend, Europë e deri në Amerikë.                             Burra te mëdhenj të këtij vendi, ishim miq por shum prej tyre s’janë ma në jetë (janë  heronjë, martirë, prijës historik), më shumë duhej të ruheshim nga shqipfolësit mbase nuk dinim se qfar krushqie kishin ata me okupuesin serbë (ishin dhendurë, nipa, daj, të vëllaznuem, kishin kumari, ishin bashkepunëtorë…) se sa nga vet serbet te cilëve u kishim dalë perballë: me paqë o me luftë! Shpesh herë hamendeshim mos vëhëj ne pikpytje çdo gja qe bënim, apo mos po `benim çdo gja kot`?  Ishin kohë të veshtira te besoje apo te mos besoje asgje.

Protestat studentore përfunduan pa sukses, humbëm dhe ekonominë, shkollimin cilësor, shëndëtësinë, punën, sigurinë…  Rezistenca jonë paqësore, po ashtu, mori fund keq, sepse: përjetuem turtura, vrasje, rrënime të ekonomisë familjare, dëbim nga trojet tona dhe gjenocid. Per ta ruajt substancën kombëtare dhe atdheun u dashtë të hymë në luftë kundër okupuesit - Serbisë, dhe me luftë ta fitojmë lirinë e pavarësinë, u ndihmuam nga miqt Europerendimor dhe Aleanca Veri-Atlantike, NATO.

Hija e zezë e pranisë së armikut na ka shoqëruar edhe gjatë luftës 1998/99. Na munguen frytet e një rezistence të armatosur: pasi u fitua lufta mbetem pa Ushtri të rregullt, pa integritet territorial, pa administrim vetjak të shoqërisë ne terë territorin e vendit; mbetem dhe pa pavarësi politike si një popull të cilin po duhej ta administronin të tjerët.

Falë SHBA-ve e Europës arritëm minimumin e synimeve shekullore per unifikim kombëtar; u detyruam të kemi “Atisarin 1”,  ta shpallim “pavarësinë e cunguar”, pavarësisë t’i vihet Fussnota; integriteti e sovraniteti ynë edhe pas 15 viteve serisht diskutohen me Serbinë duke iu mundësuar minoritetit serb, rreth 5%, ta kenë “Atisari+” ose “Atisari2”. Mbase, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund ti `detyrojë` shqiptarët politikbërës te kemi kufirin kulturorë, ekonomik e politik te Ura e Ibrit  kurse serbet të shtrihen deri në `Sharpllaninë`.

Shkaku i kësaj gjendje te identitetit tonë na del të jetë edhe e trashëguara shumë shekullore Otomane që në zemrat dhe mendjet tona ka kultivue laramaninë e identitetit tonë; hilet e dredhitë i ka shëndërrue ne normë individuale dhe kolektive; ka kultivue lakminë qe ka perfshi zemrat tona sidomos tek klasët politike e intelektuale në vazhdimësi. Dhe aty do arri kulmin korrupcioni i zemrës - tradhëtia!

Shumëkush akoma mbanë shpresën per të kaluaren dhe te ardhmen europiane   kurse  me kokë e zemër gjurmonë e gërmonë mos ndoshta do të gjejë ndonjë `vlerë` në errësirën e së kaluarës ose ndonjë `meritë` në gabimet dhe tradhtitë që u bënë shekuj më parë.

Nder faktorë tjerë që paten ndikim do na dali dhe “shterpësia intelektuale” të cilën e prodhuan shkollat tona. Ajo `shtërpësi` si produkt solli  ”paaftësinë gjithëpërfshirëse”.

Këto realitete, me të cilat u perballëm si popull, sot, na dalin faktorë të degradimit tonë; na dalin faktor qe kanë neperkëmbë identitetin, dinjitetin  dhe integritetin tonë.

Per pasojë, 15 vjet pas lufte, përvoje lirie e mundësie per të ngritë shtetin demokratik e ligjor,

në vend qe të kemi burrshtetas që adhurohen dhe meritojnë mbështetjen e besimin e qytetarëve qe ta ushtrojnë pushtetin dhe ta drejtojnë shtetin,                                                   në vend qe te kemi në pozita shtetërore burrshtetas qe luftojnë per drejtësi e mirëqenje te të gjith qytetarëve dhe udhëheqin vendin drejtë përparimit e zhvillimit, ne sot kemi `burreca minipartishë` me begraund shum të dyshimt të cilët kontrabandojnë, vjedhin e shesin vota per deputet e per pozita institucionale.                  Kjo gjendje sigurisht i kurajon dhe grupet e korruptuara, krimin e organizuar, organizatat e dyshimta islamike, shoqëritë civile qe vjelin fonde te dyshimta dhe nuk u dihet rroli qe e ushtrojnë.

Kështu, Ministria e kulturës në vend se të hulumtoj trashëgiminë kulturore e cila padrejtësisht u rrënua nga armiqtë, në mënyrë që Ne ta rikthejnë identitetin tonë  kulturorë, ajo është vërë në shërbim të ruajturës së trashëgimisë kulturore të okupatorëve të dikurshëm duke u marrë me rinovime të kishave serbe-ortodokse, me restaurime te ndonjë Xhamie bejlerësh e pashallarësh apo ndonje Hamami turk. Me këso politikash institucionale rrezikohemi të mbetemi popull pa trashëgimi kulturore. Rrjedhimisht edhe çdo i huaj që viziton apo kryen punët e ngarkuara nga organizatat nderkombëtare, si ndihmes per tu ngritë ne këmbët tona, po mëson per keto `vepra` institucionale.

Akademia, Institutet dhe universitetet, në vende të prodhojnë ide të çarta, për kulturën, historinë dhe të ushqejnë shoqërinë me dije per një t’ardhme të popullit ca nga ata ende ndahën ne perceptime: Cili është identiteti faktik i shqiptarëve dhe sa nënidentitete na lanë okupuesit? A ishin Osmanet administrues apo okupues të tokave shqiptare? A duhet apo nuk duhet …

Në anenë tjetër, ca opinionistët dokrragji, gazetarë fallexhinjë e hoxhallarë ekstremistë, kanë arritë ta indoktrinojnë e edukojnë gjeneratën e re dhe një numri të tyre ua kanë kthye mendjen e zemrën në errësirën e së kaluarës.                     Degradues qe mundëson indoktrinimin dhe edukimin asisoji pa dyshim  na dalin dhe ca intelektual qe për interese personale vejnë dijën e tyre në shërbim të se keqes ashtu që mashtrimi, gënjeshtra, hilet e dredhitë të mos mbetën lakuriq por të mbështjellën me firmën e dijës duke u bërë servil te politikës, lakmues të posteve apo sherbëtorë të disa prijësve fetar sunnit. Ky soj i personave qe unë do i emertoj “intelektual prostitutë”, per perfitime personale e urdhëra të padronëve, është i gatshëm t`a gozhdoj të ardhmen tonë në shtyllën e se kaluarës ashtu siq e gozhduen Jezusin në Kryq!

Mungesa e qeverisjës se drejtë me njerz të dijës, me njerz te ndergjegjshem e te pergjegjshem te popullit, e të gjitha qeverive te dala 13 vitet e fundit; mungesa e perhapjës së mendimeve dhe edukimit me njohuri shkencore; mungesa e paperspektivës se të rinjëve per një jetë normale na kanë prodhue ma ne fund edhe xhihadistë e terroristë për Kalifatin Islamik, na kanë prodhue celula ekstremiste që dëshirojnë të na imponojnë diktaturën e Sheriatit qe mund ta damtojnë të ardhmen tonë si popull (mjafton te shifen ca masakra qe bëjnë pjestarët e Shtetit Islamik - IS-is në Siri, te publikuara permes TV stacioneve perendimore, dhe njohurive se sa qindra pjestarë te atyre formacioneve na janë edhe nga vendi ynë, rreth 40 prej tyre u burgosën këto ditë). Shtrohet pytja: A dinin qeveritë tona çprej paslutës e kendej, se po ngriteshin celula vehabiste në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës? A dinin se ato celula vehabiste po financoheshin permes okupuesit te deridjeshem – Serbisë me qellim qe ta pengojnë apo çrregullojnë shtetin e Kosovës dhe ta bindin Botën se bëhët fjala per një shtet islamik te krijuar padrejtësisht? A do ketë dhe kurë do ketë pergjegjësi institucionale per krijimin e atyre celulave?

Ne gjith ketë vorbull zhvillimesh aspak te parrezikshme nuk i shoh as “celulat servile ndaj Perëndimit” të cilat për interesa meskine janë ne gjendje të bëjnë çdo gja.

Zhvillimet politike

Kosova si nje vend i vogël me aq resurse njerzore; pa industri e ekonomi të zhvilluar, pa investime, me papunësi e probleme sociale të 3/4 se popullsisë, me probleme të arsimit, shendetësisë; me krim ekonomik e korrupcion të lartë (vendi i 110 në Botë) si një sëmundje kancerogjene; ende ka rreth 25% te territorit ku faktikisht nuk ushtrohet autoriteti shtetëror konform Nenit 1 pika 2 të Kushtetutës së Republikës Kosovës, me qka rrezikohet të mbetet problem i pazgjidhur apo problem qe rrezikon vetë Shtetin.

Pakënaqësitë sociale mund të bëhën burim tjeter i mjaftueshem per realizimin e qellimeve te atyre intereseve dhe të te gjithë atyre qe deshirojnë qe ky vend dhe ky popull te mos jetojë në paqë e mirëqenje as me veten dhe as më tjerët në fqinjësi. Dhe levizjët tektonike të tipit “pranvera  Arabe” mund të  ndodhin dhe tek Ne.

Po dialogu që do vazhdojë bashk me `Parkun e paqës` te Ura e Ibrit? Po Fundamentalizmi islamik ne rritje që rrezikon të ardhmen tonë? E qarkullimi i lirë i njerëzve e mallrave? Po krijimi i Ushtrisë së Kosovës? E fëmijët tanë? Kush vallë do t’u jep përgjigje ketyre pytjeve.

Situata politike, sot: opozitë e `ngrirë` në një bllok dhe `pozitë` pa fuqi pushteti institucional, na del si pasojë e gjith asaj që u tha. Mbase një qytetar i varfër i pa formuar intelektualisht dhe i indoktrinuar fetarisht (pa dallim perkatësie fetare) nuk mund të bënë zgjedhje sipas bindjës e besimit dhe as ta ruaj e ta ushtrojë pushtetin e votës së tij. Duke mos qen te bindur kujt ti ipet vota, edhe mëtutje, rrerth 60% e votuesve nuk arrin ta ushtrojnë të drejtën qytetare te votimit, ajo e drejtë qe në tërë botën demokratike është fitue me shum sakrificë. Nuk e ushtrojnë atë të drejtë sepse janë të dëshpëruar dhe nuk besojnë së vota e tyre do të shkoj tek ata qe i votojnë.

Si rezultat të kësaj gjendje, edhe nga ata qe votojnë, kemi vazhdimisht  shkaperderdhjën dhe humbjen e fuqisë së votës “në parti e partiçka” siq thoshte Sali Berisha. Edhe sot mendoj se partite politike duhet te rigrupohen sipas ideologjise politike dhe programeve; edhe sot mendoj se na duhen më pak parti shqiptare, siq pata shkrue edhe para 10 vitesh. Shkaperderdhja e votës ka prodhue dhe “ngerrçin politik e institucional”. Si pasojë: ne njërën anë, kemi fitimtarë të pa fuqishëm më numra, mbase e kanë të veshtirë ta realizojnë fitoren zgjedhore, e në anen tjetër kemi `bllokun` që konsideron se e ka të drejtën në anën e vet. Sidoqoftë, te dy  palët daljën nga kjo gjendje tashme e kanë në leter, sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese dt. 26 gusht 2014.

Megjithatë, nese partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit – PDK nuk arrinë të sigurojë shumicën e votave per të konstituue një Parlament funksional dhe per të zgjedhë një Qeveri me kompetenca të plota, apo nese nuk arrihen marrëveshje te reja mes shqiptarëve, dalja nga ky ngerç politik e institucional mund të bëhët vetem permes zgjedhjeve te reja Parlamentare. Asnje shumë parash qe do shpenzohëj per ato zgjedhje te reja Parlamentare nuk do të jetë barrë aq e rendë financiare sa dami politik e institucional qe do i shkaktohet shtetit te Kosovës me ket gjendje në të cilën është vënë.

Padyshim po u vazhduen këto politika edhe metej humbësi më i madh do jetë populli qe barti sovranitetin e vet tek reprezentantet e papergjegjshem, tek ata qe nuk e duan popullin e as vendin. Kurse, fitimtarë do na dalin: Pakica serbe e dirigjuar nga Beogradi mbase faktorizohet mbi papjekurinë politike të liderëve shqiptarë dhe me kërkesat e reja krijonë mundësi për një “Atisari 3”; minoritetet tjera qe u ofrojnë mbeshtetje shqiptarëve mbi baza te përfitimeve; islamikët në pushtet edhe se ne numer të pakët qe do kushtëzojnë prapë politikën dhe qeverinë duke ngritë tema për të drejtat e islamit, shamitë, Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, Nënë Terezën ….

Po u vazhdue keshtu, te pakten para historisë e cila do shkruhet si ne kohën e rilindasve dhe para femijve, mbase edhe ata do kërkojnë llogari, nuk do mbeten pa pergjegjesi të gjithë ata protagonistë, të gjithë ata njerëz të mirë të shpërndarë nëpër parti politike e shoqëri civile, por edhe ata ndërkombëtarë qe kanë marrë të drejta te veqanta e pergjegjësi per ta bërë Kosoven shtet demokratik e ligjor.

Prishtinë, 29.08.2014