| E enjte, 28.08.2014, 07:02 PM |
Privatizimi i egër gjunjëzoi
shtetin, pasuroi politikanët!
Nga Florim Zeqa
Sa herë që bëhet fjalë për krimin, njerëzit mendojnë për vrasje apo plaçkitje të personave fizik, vjedhje oridnere, kontrabandim të pasurive shtetërore apo private.
Mirëpo në realitet, krimi është nocion më i gjërë dhe shumë dimensional.
Njëra ndër format e zhvillimit të krimit është edhe privatizimi në mënyrë të egër dhe klandestine i ndërmarrjeve publike, ndërtesave dhe pasurive shtetërore.
Shembulli më eklantant i realizimit të një vepre kriminale përmes procesit të privatizimit është ai i privatizimit të objektit komunal të Fushë Kosovës.
Kronika
televizive e datës 24 gusht, e lajmeve të mbrëmjes në televizionin publik të
Kosovës (
Kronika në fjalë edhe pse nuk e sqaroj mënyrën e privatizimit, kohën as personin fizik që ka blerë (pronësuar) objektin e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës,...tregoj mjaft për të kuptuar shkallën e mejrimit politik në vendin tonë!
Eshtë pak t'i thuhet krim privatizimit (tjetërsimit) të objektit publik pa u siguruar objekti tjetër përcjellës.
200 mijë euro të humbura çdo vit për qera nga ana e një kuvendi komunal (Fushë Kosovës) është humbje e konsiderueshme, dëmë i pariparueshëm moral dhe material, i cili duhet të bjerë mbi ndërgjegjen e çdo njeriu të ndershëm në Kosovë,...janë këto para të taksapaguesve të varfër që shkojnë drejtëpërdrejtë në konton e pasurimit të një njeriu të vetëm apo një grupi të ngushtë të njerëzve të biznesit dhe politikës.
Ajo që u bë publike përmes kronikës televizive, është ajo që Kuvendi Komunal për çdo muaj pronarit të isht objektit komunal i paguan hiq më pak se 16 mijë e 400 euro qera në muaj apo 196 mijë e 800 euro në vit !
Do të ishte fat i mirë për vendin, sikur ky rast të ishte i vetëm, apo një vit i vetëm i qeradhënjës për objektin legjitim publik (shtetëror), rast i cili duhej të trajtohej në prokurorinë e shtetit,...akterët që kryen privatizime të tilla, të përgjigjeshin për vepra penale; krim të organizuar, kontrabandim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare...
Pa dashur të merrem më tutje me rastin në fjalë, këtë e mora si shkas për të ilustruar, se rastet e tilla janë burim i pasurimit të një klase politike të këtyre viteve të pasluftës, e në veqanti pas 17 shkurtit 2008-të e këndej.
Sa e sa prona publike, ndërmarrje dhe toka bujqësore janë tjetërsuar (falur) njerëzve të afërt me politikën në emër të privatizimit, duke dëmtuar rëndë shtetin dhe qytetarët.
Si rezultat i kësaj, sot me dhjetëra mijëra, ish punëtor të ndërmarrjeve publike sorrollatën rrugëve të papunë dhe të pashpresë në kërkim të kafshatës së gojës për familjet e tyre shkaku i një privatizimi të egër dhe aspak transparent, përmes të cilave u pasuruan një kastë politike në kurriz të shumicës shqiptare.
Ashtu si deklarimeve të mëparshme të pasurisë, edhe kësaj radhe, nuk doli asnjë nga liderët partiak dhe shtetëror të jetë pronar i ndonjë ndërmarrjeje apo toke bujqësore.
Ndodhë kështu, sepse është bërë fshehja e pasurisë pas emrave të familjarëve, miqëve apo farefisit të tyre të ngushtë (gjerë), me qëllim të mbulimit të gjurmëve të krimit ekonomik që gjunjëzoj shtetin dhe varfëroj një popullatë të tërë.
Andaj zbulimin e prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiak, duhet kërkuar tek emrat që mbajnë sot ndërmarrjet e privatizuara, objektet dhe pronat publike, të shëndrruara në veprimtari afariste, biznese familjare të një njerëzve të afërt me politikën.