| E merkure, 27.08.2014, 06:44 PM |
PER
O, NJERI !
Nga Ksenofon M. DILO
Veç dëshirës edhe mallit ,kam në zemër të pashuar
atë zjarr që ju e ndiznit, mësues im i paharruar,
atë zjarr që dhe e mbillnit, nëpër banga , aty në shkollë
e na bënte që të shihnim e të mbanim kokën lart,
S'ka asgjë më të vështirë se të jesh matematikant!!
Ju kujtohet i nderuar, shumë i dashur i papërtuar
se në banka ai zjarr mbajti ndezur zemrat tona
na mëkoi që të jemi njerëz të denjë gjithnjë meletitarë?!
Të dashur me shoshokun e tepër kërkimtarë!
Se sa shpejt kaluan vitet e tregojnë kokat tona
kur rininë kishim në zemër,e.. kur erdhi bardhësia!
Kur ra bora mbi kryet tona, kur u madhuam sa shpejt vallë!.
Shkoi pranvera e jetës , shkoi dhe djalëria
Papritur u gjendëm me mendime të pjekura
me vështrimin e thekur e të pjekur tej në horizont
Aty ku tani kokën prapa mund të kthejmë.
dhe me nostalgji e me mall të kaluarën e largët kërkojmë të gjejmë...
.Pa kam mall kam dhe dëshirë.vishem gjithë krenari
Për mësuesin tim të mirë për atë që më mësoi të ec drejt
Dredhat janë për të dobtin rruga drejt majës, krenari!
Pse a fshihet krenaria të jesh qoftë edhe për pak nxënësi juaj?
Të kesh ndjerë dlirësinë , frymëmarjen e tempit tuaj?
Qenë hapat tuaj të para,të guximshme e largpamëse.
sepse një detyrë i vutë vehtes dhe çatë përpara
në rrugën e pashtruar drejt diellit të pashuar,
në monopatet e virgjëra të vërtetën për të kërkuar
. Rrugë të vështira përpara jush dolën
por në vështirësi nuk ishit gjithmonë mësuar?
ju dinit të shquanit e të ndanit të mirën nga e keqja
ju çatë drejt majave të shkencës vetëm përpara duke vështruar!
dhe tani , ju mendoj gjithë respekt e nuk mundem të mos shpreh
Atë që ju e rezatoni me aq thjeshtësie njerëzi,
për të fuqishmen, për logjikën e hekurt që pranë jush ishte përherë
e që ju ngriti në sfera të shkencës lart e më lart
duke lënë tek ne adhurimin e pamatë
Për Ju që u bëtë ushqim për fisniken madhështi!
Madhështia shkon me malet, shkon me trimërinë
shkon me qiellin me burrërinë shkon aty ku vetë e mira e përcjell,
shkon aty ku çdo meritë e mbështjell.!
Sos nuk ishit edhe mal, edhe trim edhe diell edhe galaktikë
në qiellin e bukur të Atdheut tim1!
.Kush si ju me zjarr punoi,kush si ju lavdinë me punë fitoi.
kush si ju nder këtij populli i dhuroi?
a nuk është për mua nder. të përkulem para jush.
se për mua jeni idhull, jeni ashtu si është një Zot.
Mos e pakët është të tretesh, për atdhe e shqiptari
mos e pakët është të ndjesh se ke në zemër.
zjarrin e pashuar të ashtuquajturës lashtësi.
e të ndjehesh nip stërnip i i të parëve që folën.
që krijuan tingujt, fjalët e shqiptuan ata të parët
mos e pakët është të thuash , mes studimesh pambarim
se ata të lashtë të parë ishin gjysh stërgjyshët tim!?
S'ka të bëje me vegime, nuk i ngjan ëndrrave në diell.
Puna juaj e palodhur vullkan ishte në veprim
.Gjigandeo madhështore, e pafundme ,
jeta juaj ishte e vërteta e ndriçuar ndrinte e gjitha
porsi vetë lavdia e shekujve të vëndit tim.
E nuk mbeti në harresë por rrodhi e u madhua.
porsi gurra e bjeshkës së madhe që me borën u shumua
se një
ditë unë e di , i nderuar e Madhor.
emri juaj do të ndrijë me lavdi krah të mëdhenjve, krah atyre
që në botë qenë të pakët , por me punë e gjak
botës mbarë i dhanë me radhë ngjyrë dhe madhështi.
Dhe ja ku marr guximin të them me mburje e krenari,
krah Galileut, krah Da Vinçit , në krah të Neptunit,
krah njerëzve që lindën shkencën e u madhuan me të.
Krah atyre që e rritën dhe e shkëlqyen me dije
Me krenarinë e mirëfilltë shoh të ndrini edhe ju!
dhe ju dërgoj me dashuri të pamatë të madhen
të bukurën personalen aq të vogël por madhështore njëkohësisht
mirënjohjen e pafund jo thjesht vetëm si nxënës.
por edhe si nipi i gjyshit tim fisnik e të palodhur
Që sigurisht do të thurte edhe ai një himn lavdie për Ju
Si kishte shume qejf titujt se idhin gjithe zhurme