| E merkure, 27.08.2014, 07:00 PM |
Bashkesitë Islamike përgjegjëse
për indoktrinimin e rinisë shqiptare
Nga Gjekë Gjonlekaj - New York
“Bismilah, Rrahman e Rrahim”. Me këto fjalë e filloi intervisten me 14 gusht 2014 kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Imam Naim Tërnava në emisionin televiziv të Zërit të Amerikes “Ditari”. Ndërsa Imzot Pal Engjëlli ne vitin 1462 e kishte filluar lutjen e një sakramenti me këto fjalë: “Unë të pagëzoj në emen të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt” Me këtë fjali të Pal Engjellit e filloi fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosoves Jakup Krasniqi në Parlamentin e Shqiperisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Fjalët e gjuhes shqipe “u nda” dhe u “ndanë” nuk tingellojnë mirë. Në malesitë tona shqiptare këto fjalë ishin lajm i keq. Ndarja e vëllazerisë ose e familjes ishin vendime tepër të vështira. Fjalët u nda kombi ose u nda feja janë kumt i zi. Ndarjet dhe çarjet e mëdha midis popullit shqiptar filluan pikërisht atë ditë kur kleriku i parë shqiptar iu drejtua të Madhit Zot ne gjuhen arabe me fjalet: ”Bismilah, Rrahman e Rrahim” siç bëri edhe Naim Tërnava me 14 gusht.“ Pal Engjelli i kishte thënë këto fjalë në gjuhen shqipe para 555 vjetesh. Ky sakrament i shejtë, ne atë kohë thuhej detyrimisht ne gjuhë latine, por ky prelat shqiptar këshilletar i Skenderbeut e kishte thënë në gjuhen e tij kombëtare. Pal Engjelli ishte bashkëpunëtor i Skenderbeut ndërsa ata që folen gjuhen e Naim Tërnaves ishin këshilletarë e bashkëpunetor te Sulltanit. Një spikeri ose gazetari shqiptar serioz nuk i pëlqen fjalët e huaja siç ishin fjalët e hoxhe Tërnaves në këtë kanal televiziv ndërkombëtar. Poetet e shkrimtarët tonë i kanë mallkuar të gjithë ata që përdorin fjalet e huaja kur nuk është nevoja. Pershendetjet e autoriteteve boterore ne gjuhen shqipe ne Zërin e Amerikes ishin nder i jashtzakonshëm sidomos për nëpunësit e këtij emisioni. Bile as gjuha anglishte që është mjaftë e fuqishme në Amerikë nuk u vu kurrë para gjuhes shqipe në këtë organ të qeverisë amerikane. Një fjalë e urtë popullore thotë se “peshku qelbet nga koka”. Kjo vlen për Bashkesinë Myslimane të Kosoves” dhe për veprimet e tyre të mbrapshta e antishqiptar tash 500 e më shumë vjet. Ata në bashkëpunim me klanet fetare antishqiptare të vendeve arabe e turke dirigjuan debimin e shqiptarëve nga tokat e tyre arbërore. Ata në bashkëpunim me Perandorinë otomane e cila vrau e preu popullin shqiptar autokton. Për qëndrimet antishqiptare të Naim Tërnaves flitet për më shume se një dekadë. Kjo u pa edhe gjatë fjalimit që mbajti në perurimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë në veren e vitit 2010 me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Hoxhe Tërnava kishte kërkuar fjalen i pari, dhe natyrisht se iu plotësua kjo kërkesë, por gjatë këtij fjalimi nuk e përmendi asnjëherë emërin e Nënës Tereze edhe pse atë ditë bota shqiptare po e nderonte me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Ky qëndrim i tij prej fanatiku tregonte kulturen e tij primitive. Hoxhë Tërnava i Kosovës e perbuzi emërin e gruas më të nderuar te races njerëzore. Vetëm per faktin që Gonxhja e Kosovës quhej nënë duhesh përmendur emërin e saj. Ky hoxh mjeran nuk ka ra nga qielli por edhe kte e ka lindur një nënë. E përdori këtë rast në Katedrale për qëllimet e tij sfiduese. Në gjirin e Bashkësive Islame Shqiptare në rajonet e Ballkanit janë grumbulluar mijera djem të indoktrinuar dhe qindra xhihadist shqiptar që gjenden sot në Siri dhe në Irak. Qëndrimet e këtyre fanatikëve antishqiptarë janë vënë re gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar. Sivjet më shumë se asnjëher muaji i agjerimit paralajmronte një të keqe të madhe kombëtare.
Për më shumë se një dekadë të gjitha kanalet televizive shqiptare shihen edhe në Shtetet e Bashkuara. Fatëkeqësisht disa prej tyre ishin shndërruar në kanale të propagandes ekstreme islamike edhe më shumë se kanalet televizive “Al Arabia” ose “Al Jazeera”. Kamerat televizive shqiptare tregonin xhamitë dhe minaret e tyre të gjata ku për çudi nuk shihej asnjë imam. U panë vetëm altoparlantet e mëdha të cilat me zërin e tyre të fuqishem elektronik e torturuan këtë popull për një muaj. Zëri i këtyre “hoxhallarëve me bateri” bubullonte si rrufe dhe nuk bënin gjë tjetër vetëm ulëronin si kope ujqërish nëpër male. Kjo ulerimë elektronike e telekomanduar i shurdhoi qytetarët dhe fshatarët për 30 ditë. Të huajt nuk shkuan atje ose u larguan para kohe, bile edhe qytetarët shqiptar sidomos të krishteret kërkonin mëshire nga kjo zhurmë e pakontrollur që fillonte në ora 4 të mëngjezit. Disa prej delegacioneve të huaja në mbarim të ditës fluturonin me aeroplanet e tyre në qytetet e vendeve aty pranë per të mos prishur gjumin në agim të dites. Në Amerikë dhe në Evropë këto gjëra janë të rregulluara me ligj, pasiqë asnjë këmbanë kishtare nuk mund të bie para ores 8 të mëngjezit dhe pas ores 8 të mbrëmjes. ”Hoxhallaret me bateri” e bëjnë këtë zhurmë me qëllim të caktuar. Shkenca e psikologjisë vërteton se kjo lloj çakërdisje shkakton çrregullime shpirtërore dhe pas një kohe bëhet si një lloj droge e domosdoshme. Për 30 ditë dëgjuam melodi e melankoli arabe dhe interpretime më të ndryshme, por asnjëhere nuk dëgjuam emërin e heroit tonë kombëtar dhe të asnjë shqiptari tjetër. Fituam përshtypjen vallë mos jemi diku në ato shkretirat e Arabisë. Bëhet pyetja pse xhamitë shqiptare mbajnë emërat e sulltaneve dhe të pashallarëve turqë e arabë që e pushtuan dhe e vranë popullin shqiptar për 5 shekuj. Çfare kriteresh janë këto. Pashallarët në shumicen e rasteve ishin gjeneralë turqë. Ata vranë e prenë të gjithë shqiptarët qe nuk u nënshtruan dhe nuk u bënë mysliman. Disa gjoja dijetarë shkruajn se shqiptarët e paskan ndërruar fenë me vullnetin e tyre. Këto janë rrena. Kalimi nga krishterimi në islam është bërë me shpatë mbi kokë siç po bëhet sot në Siri dhe në Irak. Pastaj teoritë e disa historianëve se gjoja Turqia e kishte shpëtuar popullin shqiptar nga asimilimi janë absurde. Vallë, a mos ishin turqit ata që i shpëtuan nga asimilimi arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë ose arbenëshët e Zares në Kroaci, të cilët u vendosen atje 5 shekuj më parë si pasojë e sulmeve barbare otomane. Ata jo vetëm që ruajten gjuhën dhe kulturen shqiptare, por punuan më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe pavarësinë e Shqiperisë. Kur është fjala për kriteret e emërimeve te institucioneve fetare po marrim disa shembuj të botës së krishter. Asnjë kishë amerikane nuk mban emërin e gjeneral George Washingtonit, pavarësisht se ai realizoi lirinë dhe pavaresinë e Shteteve të Bashkuara dhe si president ai e konsolidoi një republikë shume moderne dhe demokratike. Asnjë kishe katolike në botë nuk mban emërin e Konstantinit të Madh, edhe pse me ediktin e tij të Milanos në vitin 313 legalizoi fenë e krishter në Perandorinë e Romës. Kriteret fetare të krishterimit nuk kanë lejuar kurrë që një gjeneral të shpallet i shejtë. Nuk shejtërohen ata që me urdhërin ose dorën e tyre mund të kene vrarë dikë. Për këtë arsye nuk është shpallur i shejtë as Gjergj Kastriot Skenderbeu. Shqiptarët e Bostonit dhe Imzot Noli në vitin 1908 e pagëzuan kishen e tyre të pare të Bostonit me emërin e Shën Gjergjit për dashurinë e Gjergj Kastriotit. Një kishë ose një xhami që nuk e përmend dhe nuk e nderon Gjergj Kastriot Skenderbeun nuk është shqiptare. Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe George Washingtoni nderohen e përmenden në të gjitha kishat e krishtera kombëtare, pavarësisht se ato nuk mbajnë emërin e tyre. Atëherë bëhet pyetja pse institucionet fetare myslimane shqiptare i nxjerrin jashtë personalitetet e historisë sonë kombëtare?
Këto ditë
janë në qendër të vëmendjes botërore arrestimet në Kosovë. Zyrat e Sigurimit
njoftuan për arrestimin e 42 shqiptarëve, pastaj për vrasjen e 16 të tjerëve në
luftën e Sirisë dhe të Irakut. Burimet informative britanike thonë se në ato
luftëra po marrin pjesë më shumë se 300 shqiptarë. Ky është numër tepër i madh
për nje popull kaq te vogël. Bëhet pyetja pse shkuan shqiptarët atje dhe kush i
ka frymëzuar? Gjenerata ime dhe gjeneratat tjera të nxënsëve dhe studentëve
shqiptare të Kosovës të viteve 60’ e 70’ ishim edukuar në frymën kombëtare për
lirinë dhe pavaresinë e Kosovës. Brezi ynë u edukua në frymën e dashurisë për
tokën shqiptare për gjuhen shqipe, për flamurin kombëtar, për Skenderbeun dhe
për të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe bashkim kombëtar. Ata profesorë
ishin humanist e patriot, ishin evropian dhe të qytetëruar. Të gjitha
frymëzimet kombëtare i morem prej tyre dhe prej elites intelektuale të
Shqipëris. Ata nuk bënin indoktrinime fetare siç bëjnë sot hoxhallarët fanatik.
Ata nuk folen kurrë me gjuhën e urrejtjes dhe të vrasjes. Ata na mësuan për
qëndresë kombëtare, ashtu siç kishin bërë popujt tjerë në robëri. Ata nuk folen
kurrë për terrorizëm e krime monstruoze siç bëjnë xhihadistet shqiptarë sot në
Al Queda dhe në
Emëri i pagëzimit i Gjergj Fishtes ishte Zef, por kur u shugurua meshtar me dëshiren e tij e mori emërin Gjergj për dashurinë dhe respektin e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Për të gjitha këto që ndodhin sot e kane fajin kryesor hoxhallaret e vendit dhe misionaret turqë e arabë. Pesqind vjet robëri nuk ishin pak, por ekziston një frikë e madhe ndërkombëtare se ata mund te kthehen përsëri në tokat tona shqiptare ne Ballkan. Gazeta “The Wall Street Journal” javën e kaluar botoi një editorial me titull” Erdogani – Sulltan i Ri i Turqisë”. Kjo gazetë e madhe amerikane e kupton mirë qëllimin e tij dhe për këtë redaksia i dha Erdoganit këtë titull. Televizioni “Teuta” i Ulqinit transmetoi kohë më parë një kronikë në lidhje me disa financime të Arabisë Saudite dhe Turqisë për studime të kultures islamike në këtë qytet të sterlasht ilir. Bëhet pyetja pse ata japin fonde vetëm për kulturen islamike e jo per kulturen ilire ose para ilire ose edhe arbërore. Ata kanë të drejtë të kërkojnë edhe zhdukjen totale të kultures iliro-arbërore, por fajin kryesor për këtë e kanë udhëheqësit shqiptarë të Ulqinit që i pranojnë këto dhurata antishqiptare. Në një vepër historike të Ruzhdi Ushakut shkruan se Ulqini është qyteti më i vjetër ilir dhe kultura e Ulqinit nuk fillon me ardhjen e turqëve. Eqrem Çabeu thotë se Ulqini është fjalë ilirishte-ulku. Në qoftë se turqit e arabet i ripushtojnë edhe një herë tokat shqiptare bashkimi me Evropen do të jetë i vështire e mbase dhe i pamundur. Thirrjet jo shqiptare të Naim Tërnaves: “Bismilah, Rrrahman e Rrahim” nuk i kupton Evropa. Thirrjet shqiptare e sidomos alfabeti i gjuhes shqipe do të mirëpriten në Evropë. Shqiptaret mund të hyjnë në Evropë me identitetin dhe kulturën e tyre e jo me gjuhën arabo-turke.