Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrezart Kalaja: Hoxhaj, 20-30 shqiptar u vranë në Siri...

| E merkure, 27.08.2014, 07:22 PM |


Enver Hoxhaj  20-30 shqiptar u vranë në Siri, ku është shifra  jote?

Nga Rrezart Kalaja

Aktivizimi  i qytetarëve të Kosovës dhe në  i veçanti i  shqiptarëve në luftën  e Sirisë  po alarmohet me përmasa shqetësuese. Kjo dëshmon  me  faktin se për çdo ditë   nga fronti i luftës  së atjeshme  lajmërohen  se gjashtë shqiptarë që kanë luftuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, kanë mbetur të plagosur. Po kurohen në Shqipëri, Itali, e Greqi nga  e  cila identitetet e tyre mbahen sekret për arsye hetimore.

Ky  është një skandal i madh. Terroristët e Al Kaedës të cilët luftojnë kundër qeverisë ligjor në Siri duhet të bombarduar me forcë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe Evropës,  po edhe  nga çdo vend  demokratik ,me i sulmuar  forcat xhihadiste dhe   terroristë  si ne foto,  që pjesëmarrës janë edhe shqiptarët !!!???...

Po ashtu edhe të vrarë  mbërrini shifra  marramendëse duke i hedhë në kosh plehrash  të dhënën  jo te saktë nga  ministri i jashtmen  Enver Hoxhaj .Minimizimi  dhe fshehja e kësaj shifre  u dhënë  edhe nga organet   shtetërore të policisë . Kurrë një shifër të saktë nuk e kanë  dhënë,   por  shifra  ma e larte ka qenë 20- 30   pjesëmarrës kosovar në luftën e Sirisë nga e cila  shifra e  20 dhe 30-shit u kaluar vetëm  si të vrarë  në cilësinë  terroristëve në atë zonë të luftës.

Pjesëmarrja e tyre me  fëmijë  dhe manipulimi   me  ta , është një  vepër penale !

Një gjë edhe ma   drastike e kane bërë edhe   organet e BIK-ut që kanë mohuar edhe atë shifër,  nga e cila ,secili organ  përgjigjen, se nuk janë kompetentë për një gjë të tillë të japim   të dhëna për këtë fenomen  !. Lind pyetja vallë kush duhet me qenë përgjegjës  për  këtë masakër dhe barbarizëm   që kryhet atje ndaj   njerëzve të pafajshëm  sirian duke i lënë   me qindra dhe  mijëra  nëna , gra , e fëmijë të vetmuar   pa  buke , shkolla dhe kushte   për të jetuar,  madje  pos mercenareve  atje  një pjesë e tyre   kanë marrë me vete edhe fëmijë'?

Lajmet e fundit nëpër media,  flasin se disa prind të humbur mendsh, kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, që në përgjithësi ka shfaqur efekte mjaftë negative për opinionin  kosovar .

Pjesëmarrja e tyre me  fëmijë  dhe manipulimi   me  ta  është një  vepër penale ,që  në shtetet demokratike   konsiderohen   të dënueshme,  pos nga organet   e rendit edhe nga vet popullata!

Të ndalet terrorizmi i organizuar   Qeveri , BIK dhe  mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.

Ky është tmerr , terror  dhe një luftë speciale për ta  zhbëre  kombin shqiptar , për ta  njollosur  kombin shqiptar,  qe kurrë se ka pas    të merret me   terror as me prerje kokësh !!!. Shteti duhet qe sa me parë të tregohet absolutisht i pamëshirshëm ndaj kujtdo që tenton të shkojë apo që udhëzon të shkojnë  në Siri.

Përmasat e ekstremizmit kanë filluar të zgjerohen aq shumë, sa që shumë shpejt do të bëhet vonë. Duhet të tregohet "ZERO"     tolerancë  dhe mëshirë ndaj secilit ndjekës apo përkrahës të ekstremizmit dhe terrorizmit. A thau  si do të arsyetohen  para  popullit , organet kompetente   të Kosovës në   maskimin dhe zvogëlimin e këtyre  shifrave  aq  dramatike për  demin e Kosovës që po përjeton nga terrorizmi i organizuar   Qeveri , BIK dhe  mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.

SHBA Gusht 2014