| E merkure, 27.08.2014, 07:49 PM |
I Pamëkati
Tregim i jetuar
Nga Meri Lalaj
I Pamëkati
e kaloi gjithë jetën në mënyrë të tmerrshme pa asnjë lloj gëzimi, vetëm vdekjen
e pati të lehtë pa mundime. Unë i pata dhënë mësim në klasën e pestë, kur sapo
isha emëruar mësuese për herë të parë. Ai ishte një nxënës fare i zakonshëm në
të nxënit e mësimeve, ishte shumë i sjellshëm e i urtë dhe unë kujdesesha për
të edhe sepse ishte djali i madh i kushërirës sime. Pasi mbaroi tetëvjeçaren, u
përpoq të ndjekë gjimnazin natën, por e la sepse familja
I
Pamëkati kishte fare pak kohë që
Pesë ditë e pesë net I Pamëkati as hëngri, as piu, as fjeti. Përfytyronte vitet e gjata në burg mbyllur në qeli tok me minjtë e mëdhenj e me rojet që e godisnin me shkelma. I hyri frika deri në palcë duke menduar se çfarë do të pësonte i ati, e ëma, vëllai… E pastaj kaloi në një krizë nervore të llahtarshme. E zeza nënë për të birin! I ziu baba për të birin! Të gjitha vitet e tjera të jetës, I Pamëkati i kaloi veç duke pirë ilaçe. Vuajti aq shumë duke mbartur vetëm errësirë në shpirtin e tij. Nuk ishte më në gjendje për asnjë lloj pune. Shëtiste fill i vetëm rrugëve të qytetit tim shpesh me cigaren në gojë e gishtërinjtë e zverdhur nga duhani dhe duke folur me vete. Nuk ngacmonte njeri, nuk e ngacmonte askush. Ecte fill i vetëm i veshur keq, hera herës i parruar duke tërhequr këmbët zvarrë. Tërë jetën nuk pati asnjë shok, tërë jetën nuk pati asnjë vajzë që ta donte.
Kur hyra në dhomën, ku I Pamëkati ishte i shtrirë i vdekur, m’u duk sikur po më priste. Aty ndodhej vetëm njëra nga të afërmet e fisit. U përkula dhe e putha në ballin e ftohtë. Dukej shumë i hijshëm tamam si dhëndër veshur me një kostum të bukur ngjyrë bezhë, në buzët i kishin vënë petale trëndafili të kuq, në ato buzë që kurrë nuk puthën një femër. Në gisht i patën vendosur një unazë martese, gishtërinjtë e atij që nuk përkëdhelën kurrë një grua, të atij që nuk u martua kurrë. Atij që nuk gëzoi asgjë në këtë jetë e tani po martohej me vdekjen vetë dhe atje lart në qiell, Zoti po e priste tok me engjëjt, sepse I Pamëkati ishte engjëll i kësaj toke.
Ne u
mblodhëm rrotull arkëmortit të tij me qirinj të ndezur në duar ndërsa prifti
tundte temjanicën dhe lexonte Ungjillin duke kënduar: “O Zot, falja mëkatet! O
Zot, falja mëkatet!” Vallë a ka bërë ndonjë mëkat I Pamëkati? Kurrë!
Në krye ecën kortezhi me arkëmortin e bukur me kryqin e florinjtë mbi të dhe ne u drejtuam për tek Kisha e Shën Mërisë. Kisha e mëhallës sime. Kisha ku jam pagëzuar unë. Kisha ku kam vajtur të dielave për t’u kunguar e ku kam provuar gëzimin e mrekullueshëm fëminor nën kumbimin e kambanave netëve të Pashkëve. Ndërsa ne ecim përmortshëm, kambanat e kishës bien përzishëm, ato bien vetëm për ty, o I Pamëkatë. E çdo tingull kambane më kujton ata që vdiqën fare kot nën thundrën e diktaturës me urdhër të atij djallit, Enver Hoxha.
Në vitin mëkatar 1967, kjo kishë u mbyll si gjithë të tjerat në mbarë Shqipërinë socialiste. Kjo kishë u kthye në magazinë dhe ofiçinë për rregullimin e automjeteve. Tani Kisha e Shën Mërisë është rindërtuar me tri kubera e kryqin në krye. Në muret e oborrit të brendshëm në vend të tabelave të emulacionit janë vendosur fotot e priftërinjve të rrethit: Ja At Llazo, At Ndoni, At Erazmi Jorgo me sa më kujtohet në këtë kishë, dikur në fillim të viteve 1920, Imzot Fan Noli ka mbajtur një mbledhje politike. Kisha brenda është e zbukuruar me piktura shumë të bukura nga përmbajtja e Biblës.
Nën diellin përvëlues të gushtit shkojmë në varreza, hapet edhe njëherë arkëmorti dhe prifti e spërkat me verë “…Me Verë kur t’ap shpirt kungomëni, / Me Verë lamëni, bekomëni…” pasi e kallim të ndjerin nën dhe hedhim nga një grusht “Pluhër mbi pluhër, në Pluhrin shtrirë” dhe varri i ri mbulohet me kurora lulesh. Të gjitha lulet janë vetëm për ty, o I Pamëkatë! Të qoftë i lehtë dheu!