| E shtune, 23.08.2014, 07:19 PM |
DHIMBJA QË
Vështrim për librin:
” Gurë të ngulun në Nokshiq”
Autor: Shaban
Je skulpturë gdhendur në gur
Ku asht shkri gjaku n’flamur.”
(Shaban B.Nokshiqi).
NGA TAHIR BEZHANI
Me 30.korrik 2014 në Bajram Curri,në organizim të “ Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, u përurua libri i krijuesit 89 vjeçar,Shaban Bali Nokshiqi,me preardhje nga Plava,i cili mbi supet e tij,bart historinë thuaja njëqindvjeçare,me krenarinë e pa epur,te përjetuar e të mësuar nga përvoja e jetës, në luftëra të pa ndërprera,për liri dhe bashkim të këtij populli, te atdheut të coptuar nga armiqtë e kohës së kahershme,me orekse thuaja të njëjta, edhe në këtë kohë…
Duke lexuar librin e këtij autori ”Gurë të ngulur në Nokshiq” mendja e njeriut hallakatet në çdo skutë njerzore, nëpër mbamendjen e kthjelltë si uji i Valbonës, përmes së cilës kullon historia në vargje e thurur mjeshtërisht me epin popullor e legjendar.
Lexuesit pa tjetër se i shkon mendja se po takon një Fishtë nga Tropoja,ku figurat historike të këtij trualli, glorifikohen me meritë në luftërat e të kaluarës,në betejat anëkënd trojeve shqiptare për liri.
Nga historia janë të njohura luftat e banorëve të Plavë e Gucisë me çetnikët e Malit të Zi e Sërbisë, ku gjaku u derdh si uji në Limë. Gjithë atyre figurave,autori Shaban Bali Nokshiqi,u këndon me krenari, sepse ata u bënë ballënë mënyrë stoike hordhive barbare çetnike për liri si të gjithë popujt e tjerë në Europë.
Shaban
Nokshiqi,përmes vargut epik,qartëson historinë e truallit të tij,me prejardhje
nga familja Mekuli e Plavës,derë e njohur per merita atdhetare. Duke e ndier
thellë në shpirtin e tij obligimin ndaj të kaluarës së tij të lavdishmedhe
moshës në anën tjetër,autori që në vjershën
e parë të librit, “Nuk po di a
muj me
“Vet me veti po baj çudi
Qysh ja nisa tash n’pleqni
Me shkrue kang e histori
Jam ba shybe mos jam i ri”
Pastaj,vazhdon radha e pëlcitjes në vargje për gjithë trimat e farefisit të cilët dhanë jetën nëpër fushëbeteja të pandërprera me çetnikët e Malit të Zi.
Poezia “Për Bali Bajramin”,babain e autorit,për tmeret dhe torturat e shkaktuara nga veshoviqët e Malit të Zi,të cilëve as varret nuk u dihen as sot, rrit vazhdimisht ritmin dhe tonet emocionale:
“Bash sa guri durojka njeri
I ngrim n’akull e i shkrim n’diell
Kokrra e shpirtit mu ka troçkit
Medet vorrin pa ja dit
Erdha baë,ka t’lypi jam
Kah Nokshiqi e Vizitori
Nji dite care pa t’gjet s’kam
Pa ty brenda s’më le vorri
Shaban Bali Nokshiqi,reflekton si një mjeshtër i vargut popullor kur di të përfshijë ngjarje historike përmbajtësore.
E tillë edhe poezia(vjersha)“Për Bajram Hazir Rrogamin”,ku ndër të tjera,me një krenari,përkundër dhimbjes,thur vargje brilante:
“Kaq shumë burrit ju
Edhe eshtnat ja
Panik t’madh me fut në popull
Barbaria nuk pat’ të sosun
Pse s’u kthyen eshtnat e trimit
Ku asht varri I Bajram Hazirit
Ku do e shuajnë familja mallin
Loti i dhimbjes e çan dhe shkamin”
Janë këto vërtetë vargje prekëse,nostalgjike, të thëna nga zemra e mendja e një 89 vjeçari,shkruar pas 70 vitesh të kaluara nga ngjarjet historike,me përjetim, sikur ato të kishin ngjarë dje.
Pra,kemi të bëjmë me një përsonalitet të rrallë të poezisë popullore,të kohës sonë, ku ngjarjet dhe dhimbja kurrë nuk janë tretur nga memoria e tij.
Lexuesit e zellshëm nga këto vargje,mund të tërheqin një paralele interesante mes autorit dhe politikës ditore,ku politika rrugëton sikur të mos kishte ngjarë asgjë me coptimin e trojeve tona, me gjitha shtet fqinje,bile,shpesh,mbyllin sytë edhe para Europës,thua se bëhet fjalë për toka të huaja e jo për një copë tokë tonën dhe një histori të dhimshme e të larë me gjak .
Tani, “Në Plavë e Guci,vetëm varret flasin shqip”,perifrazon poeti thënjen e njohur…
Si porosi kohe vjen mesazhi “se është kohë të zgjohemi të gjithë nga gjumi letargjik…
Nuk anashkalohet asesi “Elegji për Islam Balin”,ndryshe,vëllau i autorit të librit,të cilit i kujtohet fare mirë ngjarja e kobshme e vrasjës së tij te Vrella e Mollit të Gjakovës,nga UDB-a Jugosllave me 1947. Me dhimbje të thellë,pas 70 vitesh rrëfehet sikur ngjarja të ishte e djeshme:
“Tash n’pleqni pak i mërzitur
Më flet shpirti I tronditur
Çka kalova n’jet çka pava
Sikur fëmia me lot kjava
Për vlla Islamin due me shkrue
Historinë me ja ndriçue
Shtatdhjetë vjet kanë kalue
Kët barrë dhimbje tuj durue”
Dhe,kjo elegji prej 32 strofash,më e gjata e këtij libri,shkruar me 28.06.2014 në Bajram Curri,ngërthen në vete çaste tepër tronditëse të vrasjes së vllaut,Islamit,te Vrela e Mollit nga udbashët jugosllav.
Ngjarja ishte e tillë që pas marrjës nga familja në mesnatë.në Llugaj të Tropojës,te Vrela e detyrojnë një komisare serbe që ta rrahë Islamin me dajak,ndërsa Islami me duar të lidhura,ia nxjerr dajakun dhe e godet per vdekje komisaren.
Këtë rast eklatant,me përshkrime fishtiane por shumë reale si ngjarje, autori nxjerr në pah edhe virtytet njerzore duke përshkruar se si disa molliqas e kishin varrosur Islamin dhe rrobat ia kishin dërguar rrugëve ilegale familjes Nokshiqi në Llugaj të Tropojës.
Shaban B.Nokshiqi, ,edhe sot pas gjitha atyre viteve,mban në brezin e tij rrypin e tirqëve të vllaut të vrarë,Islamit.
Lotët e tij edhe sot dëshmojnë mallin dhe ngjarjen tronditëse,të paharruar kurrë…..
Autori,nuk ka lënë anash figurën e femrës shqiptare,e cila gjatë historise,dha kontributin e saj të barabartë me gjithë të tjerët për lirinë e vendit.
Hyr Bajramja e Bajram Hysenit,ishte një heroinë në vete,e cila shpëton mbi 100 burra në një kullë të ngujuar,ku çetnikët e Malit të Zi ishin bërë gati për t’i djegur të gjallë.
Në poezinë “Hyr Bajramja e Bajram Hysenit”,autori i thur 20 strofa,ku figura e trimëria e kësaj femre ngjitet lartë bashkë me moralin kombëtar,e cila me shpëtue babain, bashkë me 100 të tjerë, rrezikon edhe jetën vet.Pos të tjerash, shkruan:
“ Hyr Bajramja bija e vet
Kur po sheh me sy gazep
Tuj e djeg me kryq të zi
Zemra e saj qaty asht ngi
Kodra e vorreve ka krenari
Mbush me lula plot hijeshi
Bajram Hyseni ktu n’dhe ka hi
Me Hyr Bajramen,çiken e tij”.
Mendoj se te kjo poezi studiuesit do merren me detajet e të kaluarës sonë të lavdishme e posaçërisht edhe të femrës shqiptare.
Autori i librit ”Gurë të ngulun në Nokshiq”,zoti Shaban Bali Nokshiqi,ka mbi njezet vite që jeton në SHBA me gjithë familjen e tij dhe pushimeve nuk e harron vendlindjen e tij,Tropojen,Llugajt e miqtë e tjerë me të cilët ka ndarë gëzimet e hidhërimet që ka jeta .
Si pjesë e mërgatës shqiptare,duke jetuar larg atdheut,duke parë e nuhatur pasojat që bart gurbeti,nuk ka lënë anash edhe këtë segment jete pa e trajtuar në vargjet e veta,si një porosi për brezat,për kohen,për atdheun.
Në fund të librit ”Gurë të nguluun në Nokshiq”,Bac Shabani shkruan:
“Mos harroni trojet arbnore
Historinë tone shekullore
Për liri e për këto troje
Luftat tona me Cërnagore
Vendit tuaj rrini ma ngat
Kurrku s’ndihni ma rahat
Mësoni mire gjuhën e babes
Amanetet e Ali Pashës”
Për fund,mendoj se ndaj mendimin me lexuesit e nderuar se ky libër,nga autori në këtë moshë,është një plotësim i lëndës letrare e historike,një pasurim i veçantë shpirtëror e intelektual.
Të cilin duhet vlersuar e përqafuar si një dhuratë të një miku të shtrenjtë,i cili këtë pasuri shpirtnore,na e lë si një amanet.
Si një obligim për të shikuar në mënyrë objektive historinë tonë.
Siç thotë edhe i madhi Hasan Prishtina:
” Ideali është një dramë e shkruar me pika gjaku.”