| E premte, 22.08.2014, 09:16 AM |
DY KILE MOLLE!
Nga Ksenofon M. DILO
Dy kile mollë vetëm për familjet e dëshmorëve ! Më 5 maj ishte dita e tyre. Nuk diskutohet krenaria e atyre që kishin emrin të shkruar në listë e që mezi prisnin të merrnin ...dy kile mojllè.
Vetëm familjet e dëshmorëve.
Familjet që kishin dhënë djemtë në luftë e që po shpërbleheshin nga partia dhe qeveria komuniste me ...dy kile mollë.
Se cilët ishin ato famile se sa ishin familje dëshmorësh, këte e dinte...partia. Se kush isht dëshmor i vërtetë dhe se kujt i takonin të dy kilet e mollëve...edhe këtë e dinte...partia. Që nuk ishin në listë ata që duhet të ishin kjo shumë pak rëndësi kishte për...partinë.
Ej moj parti partia jonë. Çoç na shkrove do tefterë hallvaxhiu i lagjes tonë. më të pastra se të tuat i mbante të tijët defterë. ...
Atëhere ishim në Tiranë. Nje shoku im , ngrihej në mëngjes, merrte një çantë , futte brenda një rrjetë e diçka tjetër dhe dilte prej shtëpie. Çdo 5 maj ndodhte kjo gjë. Aty nga dreka , kur familjet e nderuara nga partia shkonin të merrnin Shpërblimin , në mund e më lejohet ta quaj kështu. pra në atë kohë shoku vinte me ngadalë dorën në çantë shpaloste rrjetën dhe një nga një nxirrte prej çantës mollët e kokojkës së tij të dashur dhe , rrjeta e zbukuruar me molëlët mbahej me delikatesë e me një mënyre shumë demostruese që ta shikonin të gjithë. Hynte në fund në shtëpi ngjitete shkallèt dhe ndjehej shumë shumë i kënaqur sepse e kishin parë me mollët të gjithë ata që ai donte ta shikonin.
Po punë e
madhe .Rroftë Kokojka e mollët e saj që ai vetë me aq dashuri i kishte rritur e
që ishte kujdesur ti shikonte të rriteshin e të hidhnin shtat , të lulëzonin e
të lidhnin frutet e tyre , të cilat ishin frutet e punës së tij të palodhur, e
që vlerën më të madhe e merrnin kur ai kënaqej ditën kur familjet e dëshmorëve
festonin me të ...dy kilet e mollëve...O ironi qesharake .. Shoku tregohte një
anektodë pak qesharake e cila nuk mund të shkruhet ,por që fjalë për fjalë
...përkthehet :
Dhe , sigurisht që shumë familje me të vërtetë heroike nuk i merrte mollët , por meqë nuk e kishte emrin. ai kërkonte me atë mënyrë tu thoshte të gjithëve se nuk janë mollët që do të tregojnë dëshmorllëkun. Kushdo mund ta bënte atë që bënte shoku im.
Por Ai kishte shumë qejf të gërriçej në kuptimin të injoronte atë mendje të cekët që kujtonte se bënte nder të madh me dy ...kile...Turp. Sepse turp e faqja e zezë ishte për ata që e dënuan dhe e katandisën Shqiptarin të tregonte dëshmorllëkun e tij duke mbajtur në dorë dy...kile mollë.
Çdo parakalim i tij në 5 të çdo maji sillte trokitje në portë e pyetjet naive, pse edhe ju jeni familje dëshmori?
E ç'tu
thoshte, i varfri!Veç të ulërinte sepse e vërteta ja mbyste shpirtin,
Po tragjeditë kanë mahnitur e tronditur botën, që një botë më e mirë të lindë, e pasi heshtte pak shtonte Me gojën mjaltë more shokè...me dashuri, me mirësi, jo me urrejtje...me urrejtje askush nuk fiton.Më mirë i vdekur si ne, e i lirë brenda vetes se të bësh diçka që të të ligështojë, më mirë i vdekur se sa të ndjekësh rrugën e Makbethëve, të vrasësh gjumin tënd e të të tjerëve.Më mirë të të humbasë emri se sa të kujtohesh për vepra mizore, për vepra që turpërojnë të gjallët e të vdekurit...Si mund të falen ata që i bëjnë njerëzittë dridhen si kafsha në kafaz..Mbaronte fjalën por isha i sigurt që shpirti i tij valonte. Veç po ashtu isha i sigurt se çdo 5 maj...Mollët e Kokojkës do bënin shëtitjen e tyre të përvitshme në Tiranë...