| E premte, 22.08.2014, 07:33 PM |
Jo pesë Heronjtë e Vigut, por pesë
Horrat e Vigut
Nga Kastriot Myftaraj
“Hero i
Popullit” ishte titulli më i lartë i nderit që jepte regjimi komunist i Enver
Hoxhës për ata që kishin kryer akte trimërie. Kuptohej se ky titull do t’ u
jepej më së shumti pjesëmarrësve të së ashtuquajturës Luftë Antifashiste
Nacional-çlirimtare që për regjimin komunist ishte ngjarja më e madhe në
historinë e Shqipërisë.Sipas kësaj logjike del se ajo betejë e kësaj lufte, për
pjesëmarrjen në të cilën janë bërë më shumë Heronj të Popullit, është beteja më
e rëndësishme dhe më e madhe në Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare. Dhe
kështu
“Më 21 gusht të pesë partizanët u gjendën të rrethuar nga 200 xhandarë dhe mercenarë të tjerë. Thirrjeve të armiqve për t’ u dorëzuar ata u përgjigjeshin prerë: ‘Partizanët nuk dorëzohen për së gjalli’. Kështu nga pozicionet ku ndodheshin të rrethuar luftuan deri në fund për atdheun e për popullin”. “Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1989, Vëllimi IV, f. 239)
Nga sa thuhet këtu kuptohet se në Mirditë nuk kishte gjermanë, por vetëm “xhandarë” (forcë policore që ruante rendin publik), si dhe ata të cilët quhen “mercenarë të tjerë”, dhe që kuptohet se ishin fshatarë vendas të armatosur. Xhandarët shkuan në vendngjarje për shkak se ndodhi një konflikt mes fshatarëve dhe pesë komunistëve, të cilët këtu quhen “partizanë”. Në Mirditë ishte hapur fjala se pesë horra të ardhur nga Shkodra, të cilëve u printe udhën telegrafisti i Milotit, ia kishin mësyrë Mirditës dhe i kishin zënë katundet me rradhë e i ftonin vajzat e reja në mbledhje natën për t’ u mësuar këngë komuniste e për të bërë orgji me to. Fshatarët i ndalën të pesë komunistët dhe i pyetën se cilët ishin dhe ku po shkonin të armatosur në tokat e tyre. Pesë komunistët thanë se kishin ardhur në Mirditë për ta çliruar nga pushtuesit e huaj. Fshatarët mirditorë iu kthyen përgjigje se atje nuk kishte gjermanë dhe se Mirdita dhe krejt Shqipëria nuk kishin nevojë për çlirimtarë që mbanin yllin sovjetik në kapelet e tyre. Pas këtij shkëmbimi të hidhur fjalësh ndodhi një betejë e shkurtër ku u vranë të pesë komunistët, por asnjë nga rrethuesit.
Cilët ishin pesë komunistët që morën pjesë në këtë të ashtuquajtur betejë? Ahmet Haxhia kishte lindur në Shkodër, në vitin 1920. Në vitin 1940 përjashtohet nga Gjimnazi i Shkodrës, jo për arsye politike, por për shkak të sjelljes së tij të keqe. Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1984, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, u botua nga Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit një libër me titull “Heronj të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare: përmbledhje dokumentesh”. Kapitulli për Ahmet Haxhinë në këtë libër hapet me letrën që Ministria e Arsimit i dërgon në 13 prill 1940 Drejtorisë së Gjimnazit të Shkodrës, se hidhet poshtë lutja e nxënësit Ahmet Haxhia për t’ u ripranuar në shkollë pas përjashtimit të tij. Nuk thuhet se përjashtimi ishte bërë për arsye politike. (f. 51) Më pas rezulton se Ahmet Haxhia ka nisur punë si ndihmës i sekretarit të komunës së Tuzit.(f. 52) Ndoc Deda nga Miloti kishte qenë telegrafist i Milotit, një punë kjo që në atë kohë kishte rëndësinë që ka një specialist IT sot. Ndoc Mazi nga qyteti i Shkodrës ishte nëpunës. Naim Gjylbegu nga qyteti i Shkodrës ishte këpucar. Hydajet Lezha nga qyteti i Lezhës ishte murator.
Këta të pestë njerëz të cilët kishin braktisur shkollat të cilat ua kishin mundësuar “regjimet antipopullore” të kohës, shkuan në Mirditë t’ u bënin propagandë fshatarëve të kësaj zone dhe t’ u hapnin sytë për të mirat e komunizmit. Koha tregoi se të drejtë nuk kishin ata por fshatarët e Mirditës të cilët i injoruan, i ftuan të largohen nga viset e tyre dhe në fund i ndëshkuan si terroristë. Komunizmi rezultoi tw ishte një utopi shkatërrimtare e përgjakshme.
Ekziston
një moment shumë domethënës në këtë të ashtuquajturën Luftë të Vigut.
Regjimi komunist e hiperbolizoi të ashtuquajturën luftë të Vigut, duke i bërë Heronj të Popullit të pestë komunistë që u vranë në Vig. Me këtë regjimi komunist tërthorazi pohoi qëndrimin konseguent antikomunist të popullit të Mirditës, se kështu dilte që heroizmi më i madh për komunistët ishte që këmba e tyre të shkelte në Mirditë. Gjermanët, merret vesh, u larguan nga Shqipëria tre muaj më pas, pa mundur të mësojnë gjë për “luftën e madhe” që ishte bërë në Vig.
Lufta e Vigut vazhdoi deri në 1991 se, me ardhjen e pushtetit komunist, në Mirditë u ushtrua terror i madh në familjet e pjesëmarrësve antikomunistë në këtë luftë. Qindra e qindra njerëz u dënuan me vdekje, me burgime të gjata, dhe me internim, se ata vetë ose familjarë të tyre kishin marrë pjesë në luftën e Vigut. Për ta poshtëruar qytetin antikomunist të Shkodrës regjimi komunist vendosi në qendër të qytetit monumentin e pesë heronjve të Vigut, që megjithatë në Shkodër u bë objekt ankedotash të pafundme antikomuniste.