| E merkure, 13.08.2014, 07:11 PM |
Flini rehat?!
Shkruan Shefqet DIBRANI
Kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa i sugjeroi qytetarët e Kosovës të mos bëhen merak, ata le të flinë rehat, po të duan munden edhe zbathur të flinë, pse jo?! Po, ai do të qeverisë Kosovën pa kushte, ndonëse as qytetarët nuk duhen të kërkojnë një gjë të tillë, sepse ai nuk ka pranuar kushtëzime për t’ia dhuruar postin e pa negociueshëm AAK-së, (kryeministërllëkun), të cilin e pat ëndërruar ta udhëhiqte vet ai. Qytetarët duhet të mjaftohen me faktin se ai është shëndosh e mirë dhe do t’i udhëheq pa kushte dallaveret e tij. Edhe rrugën vet e dinë?! Kështu ka thënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, se kthim prapa s’ka, bile as pas të gjitha dështimeve. Vërtetë ai nuk është fajtor pse qytetarët nuk kanë dalë në zgjedhje, dhe as për ata të tjerët që nuk ia kanë qitur votën. Pa dyshim, ai s’ka faj, fajin e ka populli?! Por, çfarë na qenkan ato humbje, se a mos u mbyll ndonjë fabrikë apo ka mbetur dikush papunë.
Por
elektorati po dyshon me arsye, pasi e ka frikën e rrugës drejt humnerës dhe
fundit të pafund të LDK-së, e bashkë me të edhe të filozofisë rugoviane. Marrëveshja e z. Mustafa ku do të jetë
bërthama e ardhshme e qeverisë së Kosovës në përbërje LDK-AAK-NISMA, nuk
garanton qeveri të qëndrueshme dhe as me kohezion të plotë. Andaj të gjithë “ata që brengosen se dr. Isa Mustafa përsëri
do të luaj”, kanë shumë arsye, pasi e din se kryetari i LDK-së e ka të
kushtëzuar frymëmarrjen, e le më kushtëzimet nga ky apo ai subjekt në
qeverisjen e ardhshme. Kot së koti thotë Isa Mustafa , “të flenë rehat",
qytetarët dhe elektorati i LDK-së nuk duhet të flijnë rehat, sepse të gjithë e
dinë si pat thënë, dhe sa herë pat thënë të flinim rehat edhe në kohën e
ndryshimeve kushtetuese, atëherë kur Kosova e humbi autonominë e saj, refren që
e pat përsëritur disa herë sa ishte kryesues i ekipit të tagërmbledhësve në Qeverinë e Kosovës në ekzil. Edhe kur e
pat marrë Huan Popullore po ashtu nga veprimtarët dhe elektorati i LDK-së në
Diasporë, Isa Mustafa pat thënë disa herë se duhet të flinim rehat.
Isa Mustafa gjithmonë na ka sugjeruar të flinim rehat, dhe këtë e ka përsëritur edhe në tri palë zgjedhje në të cilat ai vazhdimisht doli humbës. Flini rehat iu tha edhe intelektualëve të shquar të LDK-së dhe të gjitha Degëve të LDK-së në Diasporë, se ai di me kë me bërë koalicion. Ne e dimë rrugën tonë ka thënë ai, dhe vërtetë po dëshmohet se ai e po e din pse nuk e mban fjalën, pse s’ka asnjë përgjegjësi para elektoratit të LDK-së dhe Kosovës për të gjitha dështimet. Megjithatë vlen për ta sugjeruar anëtarësinë e gjerë të LDK-së, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e Partisë, se kanë arsye të flinë rehat, bile ata mund edhe të zbathën se tanimë është vapë, por ata që e duan Kosovën, vërtetë duhet të shqetësohen?!
2.
Por për
çudi
Madje familjarët e Patriotit nuk i paskan lënë as të xhirojnë atje, por të paktën Shërbimi i Sigurisë Kombëtare, të nesërmen u ndie se është gjallë, ata bashkë me policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë është dashur ta dijë nëse në të pamen për Patriotin mos kanë qenë edhe ndonjë funksionar i lartë politik, qoftë edhe i nivelit lokal të kësaj komune, të cilët gjatë fushatës zgjedhore me mburrje ngritin një gisht se “Allahu është Një” dhe 4 gishtërinjtë në shenjë simbolizmi të vëllazërisë myslimane. Tani kjo komunë do t’ia sjell parlamentit të Kosovës edhe deputeten e parë me shami, mbulesë religjioze e cila nëse jo gjë tjetër do të dëshmoj “simbolin e tolerancës fetare që po lulëzon në Kosovë?”, dhe me të do t’i shesin mend Evropës, për kulturën evropiane të shqiptarëve?!...
Gjithsesi
një gjë më provokon se gjithë kjo që po flasim është të dihet nëse mediumi
publik i Kosovës “
3.
Sipas të gjitha parashikimeve muaji shtator do të jetë muaji i nisjes së fushatës zgjedhore brenda në LDK, ku pritet të garoj për kryetarin e kësaj partie edhe dr. Bujar Bukoshi i cili mund të jetë kundërkandidati më serioz i dr. Isa Mustafës për mandatin katërvjeçar në postin e kryetarit të LDK-së. Ndërsa kryetari aktual i LDK-së, dr. Isa Mustafa, elektoratin e kësaj partie do ta sugjeroj përsëri që të flejë rehat, pasi bashkë me dr. Bujar Bukoshin në krye të LDK-së e kanë më të lehtë, (kuptohet në rast se e marrin edhe Kosovën), me i bërë rrush e kumbulla tërë parat dhe buxhetin e Kosovës, ashtu siç e patën bërë në një kohë jo aq të largët buxhetin e Qeverisë së Kosovës në ekzil.