| E hene, 11.08.2014, 06:47 PM |
“Onufri“ i Shyqeri Nimanit
Nga Fahri Xharra
"O shërbestar i Perëndisë... lutu dhe për mua mëkatarin dhe të paditurin, Onufër!' - varg i Onufrit, protopapë i Neokastrës... Ne ende nuk e njohim Onufrin, (Moikom Zeqo në dy esse parathënëse për Onufrin ka çelur një vijë drite për atë fenomen me emrin Onufër, njëkohshëm me Rilindjen Europiane)... Ende e mbajmë Onufrin në këtë dhomëz arkitekturshëm varfër, por ç'rëndësi ka, Onufri nuk është aty vetëm për kohët e mbrapshta shqiptare, Onufri është aty për gjithëkohen e shpirtit. (Luljeta Dano )
Ishte kjo një shfryerje nga moskënaqësia e individit,kur sheh me hidhërim se si mbyllim të mëdhenjt e kombit dhe të historisë në dhomëz dhe iu “zëmë frymën”.
Duke e lexuar këtë “ revoltë” të mikeshës sime Luljeta Dano , mu kujtua Kosova e
vitit 1987 , kur ne ende guxonim të shkruajmë, mendojmë dhe të lexojmë shqip .
Sa të mëdhenj që ishim, sepse çdo gjë e bukur nga e kaluara jonë na motivonte për atdhe- dashuri dhe çdo gjëje të bukur të historisë sonë i jepnim rëndësi duke iu lënë brezave një porosi “ Mos e harroni , vetvetën “ . Në kuadër të kësaj mbamendjeje është edhe monografia e prof. Shyqeri Nimanit “ Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë “( Botim i vitit 1987, Rilindja dhe Galeria e Arteve , Prishtinë) . Monument i gjallë i të kaluarës sonë të lavdishme !
Në atë kohë informatat na ishin të cunguara , pak dinim dhe çdo botim me përmbatje historike dhe artistike shqiptare na gjallonte ndjenjat e dashurisë ndaj kombit dhe të krenarisë sonë kombëtare. Thuase e dinim se do të vjen një kohë ( 1990-1999) e errësirës , ku në skenën publike paraqiten sharlatanët , maskarenjtë dhe përfituesit.
Ishte “ Onufri “ i prof. Shyqeri Nimanit , i cili na përkujtoi shumë gjëra të harruara me qëllim, dhe shumë gjëra që duhej ti dinim; që ne shqiptarët ishim bartësit e kulturës në Ballkan dhe autorët e historisë së kësaj pjeseje të madhe të Europës.
“Onufri i ardhur nga qyteti shumë i shkelqyer Berati “ këshu e fillon spjegimin e tij Shyqeri Nimani ,për kolosin shqiptar beratas të artit të pikturimit kishtar . Mbetem të mahnitur. A kishim ne , kësi njerzë të mëdhenj që i japin vulën shqiptare ortodoksisë ? “Pelegrinazhi im artistik, gjegjësisht udhëtimi im me qëllim studius në Kasori dhe Agia Oros më solli një njohuri të rëndësishme dhe kënaqësi të jashtzakonshme.... Itenerari im së pari shpiente në Kostur (Kastoria). Ky qytet i bukur i cili ngrihet mbi një shpat shkëmbor buzë liqenit me emër të njejtë, është njëri nga lokalitete më të rendësishme të Greqisë Veriore me monumente bizantine e postbizantine si dhe me ndërtime të vjetra, archontica. Në mesin e një konglomerati faltoresh, gjithsejt 38 sosh gjënden edhe dy kisha të rëndësishme të cilat janë me interes për historinë dhe kulturën shqiptare : Agios Athansaios tiu Mouzaki ( Shën Athanasi i Muzakajve) dhe Agioi Apostoloi.,...”
Kisha e Muzakajve u ndërtua nga vëllezërit shqiptar Stoias dhe Theodor Muzaka , më 1384- 1385 ....
Dhe pastaj prof. Nimani e vazhdon përshkrimin ne detaje të kishave të përmendura, pershkrim nga syri i një specialisti. ....dhe vazhdon përshkrimi i detajuar për Kodrën e Shenjt.
Kur flasim për “Onufrin” , nuk guxojmë të harrojmë edhe një “ imtësi “ interesante dhe shumë të vlerëshme që e lexoj në librin e Shyqeri Nimanit :” Në mes tjerash e gjejmë edhe gjeniun e arktikturës së shek.20-të , Le Corbusier ( 1887-1965) , i cili frymëzohet nga shtëpia shqiptare në Strugë për të projektuar një shtëpi familjare në Wiesenhof afër Shtutgartit , më 1927. Europa na e kishte lakminë !.
Po i sjelli disa prafrazime onufriane: “Onufri , i kapluar nga ethet e arta të shqetësimeve po kërkonte frymëzimin për figurën qendrore të vizionit të tij ikonografik Po shfletonte kronikat e kartat , maanuskriptet e kodikët e strukur sa në punishten e tij artistke të Kishës së Shën Kollit në Shpat të Elbasanit, e sa në bibliotekat e kishave të Kalasë së Beratit. Kush mund të ishte shembëllesa më frymëzuese , më e denjë dhe më flakëruese e kompozicionit të tij madhështor? E ndiente se atë duhej kërkuar në retrospektivën historike kronologjike të popullit të vet të lashtë: në mbretërit dhe mbretëreshat ilire Agronin, Teutën , Gentin.... apo në fisin ilir të dasaretëve të Antiptreas- stërgjyshërve të beratasve “ .Ndërkohë i silleshin ndërmend të dhënat antike mbi ilirët nga Homeri, Herodoti, Diodor Sikelioti ,jul qesari , Tit Livi e Pompon Mela. Pastaj i studjonte me kujdes kronikat e periudheve të pricipatave fhe pricëve të shquar shqipëtar: Topiajve, Balshajve, Shpatajve , Arianitëve Muzakajve Zenebishëve , Dukagjinëve , Katriotëve.... Ishte Gjergji i Kastriotëve i quajtur Skënderbe i cili duhej venë në piedestalin ngashnjyes piktural. ai Capitaneus generalis- Komandant i Lidhjes Shqiptare të Kuvendit të Lezhës me ushtrinë dhe garden e tij të pathyeshme- Pretoria cohors . lavdia e të cilit sot e gjithnjë ndritë mbi Europë “ .. Pra një libër i vitit 1987 , në Kosovë.
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Dhe :
“Edhe Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignati
shprehet i shqetësuar për gjendjen në Kosovë, duke mos nguruar ta quajë shtetin
e ri, Jeruzalemin e Serbisë.“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë.
Një beratas kishte shkruar :Mitropoliti i Beratit është arvanitas, e flet shqipen e vjetër shumë bukur por duhet ta ket mësuar edhe të renë mirë. ...Mendoj që të mos te ngutemi, serbët njihen për shpifje. Për ndryshe, Injacit i duhet këshilla e beratasve të urtë që të mos bjere në gjendje të pakëndshme për ate vetë dhe ne beratasve, pavarësisht nëse jemi myslimanë apo ortodoksë. Nderime! “
Onufrit , udhëtimet, shtegtimet e shumta po ia zgjeronin horizontet për ide të kristalizuara.Përftyrimert rrënqethëse i ringjalleshin kur shkonte nëpër Via Egnatia, që nga Dyrrahi nëpër Apolloni e Thesalini shpiente për Bizant .... kur gjëndej në trojet e përgjakshme të arbërorëve......