| E premte, 08.08.2014, 07:45 PM |
Top Channel dekonspiron
marrëveshjen e fshehtë Rama-Llalla për të mbrojtur Fullanin
Nga Kastriot Myftaraj
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit Rama me Prokurorin e Përgjithshëm Llalla për mbrojtjen e Fullanit” duket qartë se i ka prekur shumë disa njerëz, të cilët nuk janë mësuar që t’ u zbulohen manovrat e tyre të ndërlikuara, për të cilat e quajnë veten si shumë të mençur. Këtë e them se sot në edicionin e lajmeve të Televizionit proqeveritar Top Channel pati një editorial me titull “Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, Policia jashtë hetimit: Prokuroria centralizon të gjitha hetimet e superdosjes”.
Ky editorial televiziv ishte produkt i një mendjeje të sofistikuar juridike dhe në njëfarë mënyre ishte përgjigje e tërthortë për atë që kam thënë unë në shënimin e djeshëm. Unë dje kam thënë:
1)“Se përse Policia e Shtetit mbeti që në fillim jashtë loje në këtë çështje, kjo gjë nuk thuhet as nga Qeveria, as nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila sipas rregullit që ka vënë Kryeministri, nxjerr komunikatat ditore dhe javore në emër të Policisë së Shtetit.”
2)“Rama i ka premtuar Fullanit mbrojtje, nëse ndjek udhëzimet e tij, dhe i ka kërkuar së pari që çështjen të mos ia adresojë Policisë së Shtetit, por Prokurorisë. Arsyeja se përse Rama e kërkoi këtë gjë ishte që çështja të kalonte drejtpërdrejt te Prokuroria, duke u shmangur Policia, në mënyrë që Qeveria të distancohej sa më tepër nga përgjegjësia për zbulimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të saj. Këtë e them se Policia e Shtetit është në varësi të drejtpërdrejtë të Qeverisë.”
Në editorialin e Top Channel u jepet përgjigje e tërthorta këtyre gjërave që kam thënë unë:
“Që nga dita e parë, deri tani, çdo gjë është përqendruar në duart e Prokurorisë. Grupi i prokurorëve për hetimin e çështjes së Bankës së Shqipërisë nuk i ka deleguar Policisë së Shtetit shqiptar asnjë veprim për të kryer, duke e bërë tërësisht këtë hetim të vetin, e duke mos e përfshirë atë në hetim. Në praktikën e konsoliduar prej vitesh të çështjeve të tilla, prokuroria urdhëron hetime në bazë të ligjeve në fuqi, ndërsa një pjesë të hetimeve dhe veprimeve i kryen Policia e Shtetit. Por, këtë radhë, organi hetimor nuk ka dashur të ndjekë procedurën standard. Ajo ka vendosur t’i marrë përsipër vetë të gjitha veprimet e hetimit, provat, marrjet në pyetje dhe vendimet për arrestim, duke mbyllur çdo veprim vetë dhe duke i lënë policisë vetëm ekzekutimin e urdhër-arresteve për llogari të prokurorit të çështjes.”
Ai që ka shkruar editorialin e Top Channel me këtë kërkon që t’ i thotë publikut se, meqënëse Policia e Shtetit është jashtë hetimeve të kësaj çështjeje, atëherë nuk ka përgjegjësi as ajo, as Qeveria, e cila kontrollon Policinë e Shtetit, për rezultatet e hetimeve. Publiku nxitet të arrijë në përfundimin se, meqënëse hetimet për këtë çështje i ka monopolizuar Prokuroria, e cila ka në krye Prokurorin e Përgjithshëm të emëruar nga Sali Berisha, atëherë të gjitha hetimet për këtë çështje janë nën kontrollin e Sali Berishës. Unë dhe gjithkush e shohim se Sali Berisha e ka marrë në mbrojtje publikisht Fullanin, por kjo nuk do të thotë se fati i Fullanit sot është në dorë të Sali Berishës. Nëse Policia e Shtetit do të ndihej e anashkaluar në çështjen e hetimeve për vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore, atëherë përse nuk e ka bërë publik vetë Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme shqetësimin e tyre? Madje vetë Kryeministri Rama? Tjetër herë Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme, nuk i kanë kursyer ankesat publike ndaj Prokurorisë. Përse Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë bërë madje as transparencë as për veprimet e tyre rutinore në këtë çështje, të cilat rëndom pasqyrohen në buletinët e tyre javorë, mujorë dhe ditorë? Merret vesh, këtu ka diçka tjetër.
Nëse do
të shikoni faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe
të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të vini re dy detaje
shumë interesante që kanë të bëjnë me vjedhjen në Thesarin e Bankës së
Shqipërisë. Që prej datës 13 korrik 2014 në faqen online të Ministrisë së
Punëve të Brendshme mungon Buletini Javor i Ministrisë së Punëve të Brendshme,
ku pasqyrohet veprimtaria e Ministrisë si dhe e Policisë, ndër të tjera edhe
ndalimet, arrestimet, ngjarjet kriminale etj. Ndonëse jemi në 7 gusht, Buletini
i fundit që është paraqitur është ai që mbulon datat 7-13 korrik 2014. Pra
mungon buletini i datave 14-21 korrik 2014. Një vonesë e tillë nuk ka ndodhur
kurrë deri më sot, që nga dita që Saimir Tahiri është bërë ministër.
Gjithashtu, në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme
mungon buletini mujor i muajit korrik. Arsyeja? Qeveria dhe Policia e Shtetit
kërkojnë të fshehin faktet që kanë të bëjnë me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë,
Qeveria kërkon të fshehë fakte që kanë të bëjnë me të arrestuarin e parë për
këtë çështje, Ardian Bitraj. Kur është ndaluar nga Policia, Ardian Bitraj? A ka
ndodhur kjo gjë pas paraqitjes së tij vullnetare në Polici, për të pohuar
krimin, apo pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, pas
kallzimit penal të bërë nga
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është kujdesur që t’ i mbajë të fshehta këto detaje ndaj publikut. Në faqen zyrtare elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në ndarjen “Informacione për shtyp” ku ndër të tjera është rubrika e përditshme “Mbi ngjarjet, ndalimet, arrestimet dhe procedimet e 24 orëve të fundit” mungojnë plotësisht të dhënat për datat 20, 21, 22, 23 korrik 2014. Kuptohet se kjo është bërë me qëllimin e qartë për të mos bërë me dije për publikun faktet për veprimet policore ndaj Bitrajt.
Ardian Bitraj është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ditën e dielë, në datën 20 korrik, ku ka pohuar vjedhjen dhe ka bërë një deklaratë në të cilën ka thënë se vihej në shërbim të Drejtësisë për të dhënë prova për një vjedhje shumë më të madhe, duke bërë me këtë hapin e parë për të kërkuar kështu statusin e të penduarit. Arsyeja se përse Ardian Bitraj e bëri këtë gjë ishte se ai pati frikë se mos e vrisnin ata të cilët i trembeshin dëshmisë së tij, pra Fullani dhe njerëzit e tij. Por ajo që Bitraj nuk e dinte ishte se tashmë ishte arritur një marrëveshje e fshehtë mes Guvernatorit Fullani dhe njeriut që kontrollonte Policinë e Shtetit ku ishte paraqitur Bitraj, pra Kryeministrit Rama. Në këtë marrëveshje të fshehtë të arritur që në mbrëmjen e 18 korrikut, ditën kur ishte zbuluar vjedhja në Thesarin e bankës qendrore, u ra dakord që për të shpëtuar Fullanin, Policia e Shtetit nuk do të vepronte ndaj Bitrajt, dhe çështja penale do të vihej në lëvizje pas kallzimit të Fullanit në Prokurori.
Pikërisht ditën që Bitraj u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në 20 korrik, u bë takimi i fshehtë i Kryeministrit Rama me Guvernatorin Fullani, ku Rama ia bëri të qartë Fullanit se ky mund t’ i shpëtonte burgut vetëm duke i paguar 50 milionë euro atij, Edi Ramës. Ndryshe Policia do t’ ia dërgonte Prokurorisë materialet për Bitrajn, duke sugjeruar që këtij t’ i jepej statusi i të penduarit që kërkon t’ i tregojë Drejtësisë një vjedhje të madhe në bankën qendrore ku ai është vetëm hallka e fundit. Pas kësaj, Prokuroria nuk do të guxonte të mos lëshonte urdhër arresti për Fullanin. Pas kësaj Fullanin e përfshiu paniku dhe pranoi të gjitha kërkesat që i bëri Edi Rama.
Policia e Shtetit, ndryshe nga ç’ thotë Top Channel, ka qenë shumë aktive vetëm në një moment të çështjes, kur nuk lejoi në mënyrë të kundërligjshme që Bitraj të takohej me avokatët e tij gjatë kohës që gjendej në mjedistet e paraburgimit. Avokatët u ankuan zyrtarisht për këtë veprim të kundërligjshëm të Policisë së Shtetit. Gjatë kohës që Bitraj u mbajt në izolim të kundërligjshëm, deri edhe nga avokatët e tij, atij iu bë presion që të mos kërkonte statusin e të penduarit, duke akuzuar kupolën e bankës qendrore, se këtë do ta paguante me jetë, por të merrte fajin përsipër, duke iu premtuar me këtë rast mbështetje. Prokurori Ramadan Troci nuk mund të ketë dhënë një urdhër të kundërligjshëm që Bitrajt t’ i ndalohej komunikimi me avokatët, dhe nëse ai ka qenë aq i marrë sa ta bënte këtë, asnjë oficer policie nuk do të zbatonte një urdhër të tillë të kundërligjshëm.
Nuk ka dyshim se Prokuroria e Përgjithshme do të ishte e lumtur që ta ndante sa më tepër që të ishte e mundur me Policinë e Shtetit barrën e hetimeve dhe të përgjegjësisë të një çështjeje kaq delikate, si kjo e vjedhjes në Thesarin e bankës qendrore. Aq më tepër kur shihet qartë se Qeveria e cila kontrollon Policinë e Shtetit nuk ka dëshirë që të ndëshkohet Fullani. Pra, normalisht Prokuroria e Përgjithshme nuk kishte arsye pse të shmangte ndarjen me Policinë e Shtetit të përgjegjësisë së hetimeve për të cilën flet Top Channel në editorialin e tij kur thotë: “Pavarësisht se një zgjedhje e tillë e prokurorëve nuk cënon as bashkëpunimin mes dy organeve, përjashtimi i policisë dhe centralizimi në vetëm një institucion, Prokurorinë, dhe në vetëm një dorë të ngushtë prokurorësh, i një çështjeje kaq të madhe, ngre disa pikëpyetje. Specialistët mendojne se policia duhej të përfshihej në veprimet proceduriale, për aq sa i takon me ligj, jo vetëm për t’i dhënë një ndihmë më të madhe hetimit dhe për të shkurtuar kohë në kryerjen e këtyre veprimeve, por edhe për të garantuar transparencën e rezultateve, që do të prodhonte në fund hetimi. Aq më tepër kur ngjarja ka shkaktuar jo vetëm një reagim të fortë të opinionit publik, por edhe një shkallë skepticizmi, se do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje për të zbuluar dhe ndëshkuar të gjithë përgjegjësit.”
A thua vërtet Adriatik Llalla nuk e kupton rrezikun që vjen nga marrja përsipër e gjithë përgjegjësisë për këtë cështje, nga ana e Prokurorisë? Nëse kjo gjë do të ishte bërë kundër dëshirës së Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, atëherë ky do të ishte një shkak që Qeveria të njoftonte se Prokurori i Përgjithshëm do të thirrej në interpelancë në Kuvend, për të dhënë shpjegime. Nuk ka pengesa ligjore për t’ u bërë kjo gjë, pavarësisht se cështja është në hetim. Se Prokurori i Përgjithshëm do të pyetej jo për detajet e cështjes penale por për marrëdhëniet ndërinstitucionale. Top Channel nuk i dha përgjigje pyetjes se përse Prokuroria e Përgjithshme kërkon ta marrë vetë përsipër të gjithë përgjegjësinë për këtë çështje. Aq më tepër kur të dy institucionet, si Prokuroria e Përgjithshme, ashtu dhe Policia e Shtetit bashkohen në dëshirën për të mbrojtur Fullanin?
Në të vërtetë Policia e Shtetit qëndron jashtë hetimeve për vjedhjen e bankës qendrore, jo se ky është vullneti i Adriatik Llallës, por se e tillë është marrëveshja e fshehtë mes Kryeministrit Rama dhe Kryeprokurorit Llalla. Mbajtja jashtë hetimeve e Policisë së Shtetit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është një kortezi e Adriatik Llallës për Edi Ramën. Kjo gjë kuptohet edhe nga fakti se në editorialin e sotëm të Top Channel pilula e hidhur për Prokurorinë ëmbëlsohej me sheqer, kur thuhej se: “Pavarësisht se kjo procedurë shihet si një anashkalim i policisë në këtë çështje, kjo mënyrë e zgjedhur nga Prokuroria nuk shkel asnjë ligj në fuqi, por është thjesht një zgjedhje e dytë e veprimeve proceduriale të kryera në hetime të tjera.”
Kështu, në editorialin e Top Channel Kryeprokurori Llalla shfajësohet juridikisht dhe ngarkohet vetëm me përgjegjësi morale. Editoriali i Top Channel nuk merret aspak me veprimet që duhet të kishte bërë Policia e Shtetit në këtë çështje, pavarësisht Prokurorisë. Kështu, Policia e Shtetit mund të kërkonte të saktësonte momentin e saktë se kur drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë zbuluar se është vënë dorë në mënyrë të kundërligjshme në Thesarin e bankës qendrore, dhe të kërkojnë të dinë se përse në këtë moment nuk është bërë denoncimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Prekja abuzuese e Thesarit, pavarësisht shumës që është marrë, përbën një krim dhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kishin detyrim ta denonconin krimin në Policinë e Shtetit në momentin që erdhën në dijeni për kryerjen e tij, jo të humbnin kohë të çmuar gjatë së cilës mund të ishin bërë veprime paraprake të rëndësishme policore, duke pritur ditën e hënë (21 korrik) që të bëhej një kallzim në Prokurorinë e Tiranës. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që Fullani të arrestohej për moskallzim krimi dhe shpërdorim detyre, pasiqë ai kishte detyrim që ta bënte këtë gjë.
Por
arsyeja kryesore që Policia e Shtetit ka mbetur me dëshirën e vet jashtë kësaj
çështjeje është se nuk ka dashur që të ngarkohej me detyrën kryesore që duhet
të kryenin në këtë rast ekspertët e saj, nën mbikqyrjen e prokurorëve, dhe që
është kontrolli fizik i arkave me kartmonedha në Thesarin e Bankës së
Shqipërisë. Duke u qëndruar Policia e Shtetit, larg arkave të parave në Thesar,
me këtë u qëndron larg edhe Qeveria e cila e ka nën kontroll Policinë e
Shtetit. Me këtë Qeveria mendon se nuk mban përgjegjësi nëse nesër