| E enjte, 07.08.2014, 08:00 PM |
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT,
SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Sot në
mëngjes gazetat e Tiranës botonin në faqen e parë lajmin se zonja Ermelinda
Meksi, njëra prej anëtareve të Këshillit Mbikqyrës dhe ish-deputete e PS kishte
propozuar shkarkimin e Guvernatorit. Por propozimi i saj kishte shkuar kot,
pasi ishte mundur nga shumica me rezultatin 1:6. Ja disa tituj gazetash: „Këshilli Mbikqyrës i Bankës rrëzon propozimin
e Ermelinda Meksit. Dështon shkarkimi i Fullanit“; „Përplasja në Këshillin
Mbikqyrës: Ermelinda Meksi kundër Fullanit“;”Këshilli Mbikqyrës shpëton
Fullanin. Rrëzohet kërkesa e Ermelinda Meksit, për të vënë përpara
përgjegjësisë drejtuesit e
Këtë temë e kishte marrë po sot në mëngjes, me të drejtë, edhe gazetari Artur Nura në programin e Televizionit A1 REPORT „Shtypi dhe Ju“, në sondazhin se me kë ishte publiku shqiptar - me Meksin apo me ata të gjashtë që kishin votuar kundër. Dhe publiku shqiptar, ishte me Meksin, natyrisht, që kishte kërkuar largimin e Fullanit.
Është e
ditur që opinioni shqiptar është kundër Guvernatorit të Bankës Shtetërore. Këto
arrestimet që bëhen tani, opinioni shqiptar nuk i ha. Sepse janë "koka
Që
shqiptarët janë kundër mogulit Fullani, mjafton të shihni Facebook-un si zjen
nga të gjitha anët.
Prandaj edhe sondazhi i Artur Nurës doli në favor të Meksit. Se Meksi na dilte si – thuhet në Testamentin e Ri - Gruaja Samaritane tek pusi - Samaritan woman at the well – që u takua me Jezuin. Sepse drejtësia nuk është fiksion, por obliguese.
Por puna
na
Ja çfarë deklaron Këshilli Mbikqyrës: “Në vijim të lajmit të publikuar sot, “Fullani, propozohet shkarkimi”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë informon publikun se ky lajm nuk është i vërtetë. Në diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës ju bëjmë me dije se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.”
Me këtë
deklaratë edhe Këshilli Mbikqyrës tallet me opinionin publik, sepse shtiret
sikur ka integritet. Ky njoftim për mediat është një trushplarje për opinionin
publik, sepse duket sikur i thuhet se fajin e paska patur Meksi që nuk paska
bërë propozimin se ata na paskan qenë gati për të votuar. Rrenë e gjitha.
Sepse, nëse Këshilli Mbikqyrës do të kishte integritet vërtetë, përfshi edhe
zonjën Ermelinda Meksi, që nuk ka bërë kurrëfarë propozimi për shkarkimin e
tycoonit
Por s’mund ta bëjnë se janë në funksion të tentakulave të oktapodit.