| E enjte, 07.08.2014, 07:48 PM |
ANARKIA NË DEMOKRACI (
Shkruan: Shefqet DIBRANI
1.
Për Haki Rugovën, nënkryetar aktual i LDK-së, dr. Isa Mustafa është favoriti “Nr. 1?!”, për të udhëhequr LDK-në edhe në katër vitet e ardhshme?! Një deklaratë e tillë e një nënkryetari ti step ndjenjat, pasi shihet se Haki Rugova nuk është në tokë të zotit, ose ai nuk e sheh gjendjen reale në LDK e cila ka ardhur buzë greminës edhe me fajin e tij. Nënkryetari Haki Rugova ende nuk paska kuptuar se partia e udhëhequr nga dr. Isa Mustafa i ka humbur zgjedhjet për pushtetin lokal dhe atë qendror. Nëse vërtet Haki Rugova ende mendon se dr. Isa Mustafa është kandidati më serioz për ta rimarrë udhëheqjen e LDK-së edhe për 4 vjet, atëherë urgjentisht këtë politikan duhet ta dërgojmë në ndonjë klinikë që merret me rehabilitimin e maskarenjve komunist, por si hiena po sillen mbi LDK-në. Andaj Haki Rugova bashkë me dr. Isa Mustafën, bashkë me një suitë rreth tyre duhet të ikin sa më parë nga LDK-ja, duke mos e dëmtuar edhe ca këtë parti për të cilën ka punuar shumë kushëriri i tij dr. Ibrahim Rugova, i cili si askush tjetër bëri një distancim nga komunizmi. Ardhja e Isës dhe përkrahësit e tij kanë harruar se kanë shkelur me dy këmbët në filozofinë e dr. Rugovës në njërën anë, dhe në anën tjetër kanë trasuar një platformë antiamerikane që ka zënë vend në kreun e LDK-së.
Urojmë që z. Haki Rugova të mos e injoroj edhe më tej mendimin e mirë që mund t’i thuhet, por të krijoj frymë demokratike për t’ua mundësuar elitës intelektuale, profesorëve universitar dhe studiuesve të shquar që të kandidohen krejtësisht në “mënyrë demokratike”, siç thotë ai për kreun e partisë.
2.
Duket se fryma e zgjedhjeve brenda LDK-së ka zgjuar apetitet e kallamkusurit për t’u bërë kryetar i LDK-së. Kjo punë është thjeshtësuar dhe banalizuar tej mase. Nuk shihet një qëndrim partiak i mirë dhe i realizueshëm për t’ia rikthyer namin LDK-së, jo me gjithfarë emrash, por është dashur të gjendet një figurë konsensuale e cila vërtetë shëmbëllen si intelektual, si profesor universitar, si studiues a shkrimtar i cili me punën e tij akademike dhe studimore ka bërë emër të besueshëm. Gjithsesi kandidati duhet të jetë një kuadër që ruan një lloj vazhdimësie të traditës intelektuale që kishte LDK-ja dikur. Por kohëve të fundit janë lakuar mjaftë emra të cilët as për së afërmi nuk i plotësojnë kriteret dhe as nuk e meritojnë të jenë drejtues të LDK-së.
Pa dyshim, njëri ndër ta është dr. Naser Rugova, i cili duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për aventurën e radhës, nëse seriozisht e ka për t’u kandiduar. Ai duhet të beson se anëtarësia e LDK-së ia njeh të gjitha retorikat demagogjike, ia njehë luhatjet dhe përplasjet herë këndej e herë andaj të cilat nuk duhet t’i ndodhin një vizionari.
E, sikur anëtarësia e LDK-së ta dëgjonin atë, që moti më nuk do të kishte as LDK e as Rugovizëm. Madje ai edhe në zgjedhjet e fundit me përkrahjen që ia bëri dr. Isa Mustafës, e degradoi vetën, prandaj edhe ai duhet ta ndanë përgjegjësinë për humbjen e LDK-së. Në fund të fundit, familjarët “Rugova”, e kanë tepruar me turrjet e tyre në politikë, sidomos në LDK, dhe kjo ka ngjarë vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Prandaj Naser Rugova, më mirë do të ishte ti ndihmonte proceset se sa ti devijoj ato!...
As ushtaraku Anton Quni nuk duhet të gaboj, pasi aderimi i tij në LDK është i vonshëm dhe padyshim do ta koritë veten. Do të ishte mirë që Anton Quni bashkë me Rrustem Berishën e AAK-së, në këtë mandat të merren kryesisht me zbardhjen e vrasjeve në Koshare dhe për ato përreth Koshares, të cilat kanë ndodhur gjatë luftës dhe menjëherë pas saj. Ata kanë pasur funksione komanduese në UÇK, kanë qenë më afër dhe duhet ti dinë më mirë senet se kushdo tjetër.
Zonja e LDK-së Vjosa Osmani është dëshmuar si zonjë që di t’ua mbaj setrën kryetarëve, fillimisht dr. Fatmir Sejdiut e më pas dr. Isa Mustafës, bile nga xhepat e këtij të fundit pa teklif ka marrë aq shumë vota sa është bërë femra më me shumë vota në Kosovë. Por ajo le ta dijë se anëtarësia e LDK-së e dinë se vendin e saj e ka pasur në zgjedhjet e kaluara Arben Gashi i cili kur ia mbante setrën dr. Isa Mustafës, edhe ai ka qenë shumë i votuar, edhe ai ka qenë në pozitën e dytë pas shefit. Tani shtrohet pyetja e thjesht: Kemi të bëjmë me një anëtarësi të emancipuar që kush t’ia mban setren shefit vjen menjëherë pas tij, apo kemi të bëjmë me ujdisje të numrit të votave?!
Si njohës i zhvillimeve politike, mendoj se as dr. Fatmir Sejdiu nuk duhet të gaboj për t’i hyrë garës për kreun e LDK-së, pasi emri i tij është thartuar dhe automatikisht do ta sjell një klimë revanshizmi në LDK. Ai mund të kandidojë vetëm nëse ka marrëveshje me dr. Isa Mustafën për t’ia vazhduar këtij mandatin, në të kundërtën do të jetë e pajustifikueshme ambicia e tij.
Është lakuar edhe emri i Lutfi Hazirit, ndoshta edhe ai ka ambicie, por duhet ta dijë se implikimi i tij në aspektin fetar e ka degraduar pozitën e tij dhe me këtë do ta degradojnë edhe më tej LDK-në, në anën tjetër kandidimi i tij do ta degradoj nivelin intelektual të LDK-së në nivel fshatar naiv dhe tejet i paarsimuar, prandaj edhe ai nuk duhet ti hyjë garës për ta fituar LDK-në duke rrezikuar thellësisht dhe krejtësisht edhe postin e kryetarit në Gjilan.
Prandaj, anëtarësia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi i LDK-së, duhet të drejtohet tek një figurë më konsensuale, e cila nuk është e harxhuar politikisht por që vjen nga elita shkencore, akademike e universitare, dhe i njeh mirë pikëpamjet politike që i ka trasuar për vite të tëra LDK-ja.
3.
Janë edhe disa emra nga diaspora të lënë anash e të cilët mund të ndihmojnë në këto procese. Ata kanë bërë emër dhe kanë mbajtur një qëndrim të mirë. Në mesin e tyre është padyshim Donikë Gërvalla, e cila është një emër i respektuar dhe mund të ndihmojë shumë në këto procese. Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe Hafiz Gagica, por me kusht nëse këta të dytë i lënë manit e tyre të deritanishme. Edhe kryetari i LDK-së në Gjermani Qazim Bajgoraliu mund të ndihmoj shumë, por ai duhet ti heq dilemat rreth mundësisë së rikthimit të dr. Fatmir Sejdiun në krye të LDK-së. Në këtë rast z. Bajgoraliu duhet të ndikoj tek Sejdiu për të mos marrë ndonjë aventurë të rastësishme. Nga veprimtarët e dikurshëm në Belgjikë mund të shpresohet tek Ismail Bytyçi, i cili me sa di jeton në Kosovë, por edhe ai duhet për t’iu shmangur kandidatëve të apostrofuar dhe provincial me të cilët mund të ketë miqësi.
Pa dyshi ndër personalitete më stabile që ka diaspora mund të vijnë nga Dega e LDK-së në Zvicër siç janë mr. Shaip Latifi, ing. Nazmi Peci, Hajdar Sadrija e ndonjë tjetër duke mos përjashtuar Saim Tahirajn, qoftë për qëndrimin e tij, por edhe duke i pasur parasysh pjesëmarrjen e tij në Luftën e Kosharës.
Të gjithë këta veprimtarë të diasporës dhe shumë të tjerë që nuk i përmenda duhet pa hamendje t’i ndihmojnë proceset, por jo duke synuar të bëhen vet kryetar i LDK-së, sepse do ta degradonin misionin që në fillimin e tij.