| E enjte, 07.08.2014, 08:02 PM |
Franc Nopça, hebreu hungarez që e
lartësoi kombin shqipëtar në botë
Nga Fahri Xharra
“ Në Shqipëri – në panairin e Europës – janë të përfaqësuara të gjitha llojet e mundshme të armëve. Kryearma është martina tek e cila, këtu, dallohen dy tipe: ajo me radius të gjatë veprimi, e importuar, martinë origjinale, e ashtuquajtura kaçator, dhe një me radius të shkurtër veprimi e punuar vetë në vend si imitim i së parës, njëfarë lloj karabine, e cila njihet si ´Hut´e Gjakovës´ . .....Martinat vendase - karabinat- punohen nga metali i butë, prandaj edhe kushtojnë 1 deri në 1 Napoleona e gjysmë, sepse prishen shpejt. Si qendra të industrisë së martinës meqë rast madje edhe mbishkrimi i patentes amerikane imitohet - janë Gjakova dhe Tetova .Një lloj modeli i ri pushkësh që pëlqehen është hedhur në treg nga Gjakova ka qe disa kohë dhe është një kombinim i manzerrës me martinen. Manipulimet e nevojshme teknike me këtë rast dhe mbyllja bëhet në Gjakovë, hë për hë porse kjo pushkë, edhe pse për nga preciziteti i një manzerre jo tepër shtrenjtë, s´ka gjetur ende përdorim të përgjithshëm në vend. Më shumë se sa si raritet dhe si trashëgim, se sa për arsye tjera çfardoqofshin, dyfeqet e përpunuara, me strall, po arrijnë nganjëherë çmime jashtëzakonisht të larta.” ( Franc Nopça, për shqiptarët)
Franc
Nopça ishte baron dhe malësor, hebre hungarez
(dhe austriak), hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë
dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist,
ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e
kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si
në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895
nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të
cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905,
kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga
malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i
gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij,
por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht,
anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet
edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas studjuesit hungarez József
Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji,
etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj
shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë. Një hulumtues,
një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. (fakte
të gjalla, te cilat nai kanë mëshehur )
Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´
(Fiset e malësorëve të Shqipërisë së
Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´
(Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten
und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e
Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe
´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një
rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor . Sa
jane të studjuara këto vepra e kryevepra? i ka kapur kush nëpër duar që së paku
të krenohet që kishim miq të vërtetë në botë (sikurse sot,që kemi) ?( Arif
Kutleshi )
Kurrë nuk kemi ditur ta zgjedhim mikun . Miqët na kanë zgjedhur neve, për cudi!
( “Nuk e kanë degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas vrasjes së amerikanëve në Gjermani, pati edhe kërkesa për t' u tërhequr SHBA nga Kosova, nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë, jo “( Lis Bukuroca)
“
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët,., dhe nxitsja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. shkruan Arif Kutleshi Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materje që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegjë.
Pra jemi të privilegjuar që hebrenjtë na e mbrojtën historinë,: na e lartësuan në Europë si gjuhën ashtu edhe kombin, na e zbardhën fytyrën të cilën na nxinin (errësonin ) fqinjët, dhe disa nga ne.