| E enjte, 07.08.2014, 06:50 PM |
Të lutem, falëm!
Tregim nga Përparim Hysi
Miku im! Më së fundi, ja tek të gjeta! Fizikisht, jo, por edhe kështu le ta quajmë sikur po takohemi pas kaq e kaq vjetësh. Gjithçka që shkruaje për ne, në vija të trasha, qëndronte. Them "në vija të trasha", se janë ca "hollësi" për të cilat ti as ke dëgjuar dhe as kishe për t'i marrë vesh, në se unë do ndalem për t'i thënë gjërat ashtu siç janë. Në fund të fundit, në se flasim me një gjuhë racionale, si "emërues i përbashkët" në gjithë atë odise të dashurisë sonë, qe biografia. Ti me xhaxha të pushkatuar, unë me xhaxha "Hero i popullit". Por nuk qe vetëm kaq: stolit me këmbë i ra njerka. Njerka dominoi me "ndërhyrjet" aq të kërkuara të asaj kohe. Ajo ju njihte mirë si familje dhe bëri të plotë kuadrin e biografisë së familjes suaj. Gjyshin nga nëna e kishe patur kulak dhe, sikur kaq të qe pak, si thelë përmbi bisht ja dhe tri dëshmi të tjera: të tri hallat e tua, burrat i kishin kulakë. Dhe, sado që njerka nuk më donte, kur i verifikuan: nuk e luante topi. Ou!- lëshoi britmën vëllai im i vetëm, në ndodh që ti ikën me të, atëherë për ne ke vdekur. Unë u tmerrova. U tmerrova dhe isha gati të lëshoja kujen. Nga të gjitha, ti më kishe treguar për xhaxhanë. Presioni qe i madh dhe, siç shkruan ti, u dorëzova.
* * *
U martova me një njeri që nuk e njihja, gati nja dhjetë vjeç më të madh se unë dhe as që e dija se si do ta kisha të ardhmen. A më erdhi keq për ty? Të flas ndershmërisht: u ligështova dhe, kur rrija vetëm, ku nuk e shpija mëndjen. Imshoq qëlloi burrë i mirë. Bëhej copë që ta ndjeja veten sa e sa më mirë. Ai kurrë nuk e mori vesh se në kisha apo nuk kisha patur ndonjë të dashur. Si burrë i pjekur që qe, nuk ngutej dhe as kërkonte, kur i thonë, qimen në përpeq. Sa u martuam, në vitin 1961, u transferua në një rreth tjetër dhe, me që qeshë jetime, rrallë apo shumë rrallë u ktheva pranë familjes. Ky kthim u kthye në "nul", kur më vdiq dhe vëllai i vetëm. Kështu që mundësirat për t'u riparë bashkë u zvogëluan aq, sa nuk është për t'u çuditur: asnjëherë nuk jemi parë më. Ka kaluar mbi gjysëm shekulli dhe që të dy jemi bërë gjyshër. Sidoqoftë, për t'i hequr petët lakrorit dhe për të treguar ca të vërteta që nuk duhet t'i marrësh me vete atje, në "botën tjetër", unë kur lexova se kishe shkruar një tregim me titullin "Si po ia çon, o dashuri e parë?", e gjeta tregimin dhe,sado që pena ime ka zënë ndryshk nga koha e gjatë, po të rrëfehem:
Nuk jam nga ato që futem në "Website" dhe, pothuaj,as që lexoj gazeta. Në ndodhi që u futa enkas për tregimin tënd, duhet të falnderosh
Bardhoshen,
atë gruan e mikut tënd aty në Tiranë. Ti këtyre u kishe dhënë librat që paske
shkruar në vite. Jo vetëm kaq, por duke
e ditur që Bardhoshja
* * *
"... thonë që zemra ka arsye që nuk e njeh arsyen. Gjithashtu thonë që zemra nuk pyet për arsye. Duken si lojra fjalësh, por nuk është ashtu. E, megjithatë, këto që thuhen, në çaste e situata të caktuara, më bëjnë që të kthiellem e të them: arsyeja duhet të dalë mbi zemrën, ta drejtojë e ta komandojë atë. Gjithkush me këmbë në tokë e me mëndje në kokë, kështu bën. Ti duhet ta dish: unë nuk dalë dot nga vetja. Shpesh gjumi nuk më zë e qetësia më është prishur. Është zëri i brëndshëm, zëri i ndërgjegjes që nuk më lë të fle. Ky zë më"vret".
Më vret sa herë që mendoj se ç'kam bërë. Nuk e di, por më duket se kurrë nuk do ta gjej qetësinë. Qetësia më ka humbur përgjithmonë.
Mendoja
se gjatë kohës do të harroja ç'
Bishareti
P. S.
Thonë që dashuria të bën të krijosh poezi. Pra, ndodhte, që ato që shkruaja në fletore, t'Ii bëja poezi. Poezi i thënçin, por sikur malconin plagën. Duhet të kem shkruar nja njëzet të tilla, por, siç duket, unë "poetja" nuk kam qullosur ndonjë gjë dhe i kam grisur. Kanë shpëtuar nja pesë a gjashtë. Të gjitha cylës i bien po në një vrimë. Kur i lexoj,edhe buzëqesh, po edhe mvrejtem,se ndjej se diçka më sëmbon. Çudi: që të gjitha kanë vetëm një titull: "Të lutem, falëm ti!" Duke dërguar vetëm njërën prej tyre, them se i kam dërguar të tëra.
Të lutem, falëm ti!
Të lutem, më thuaj, çfarë dua? Çfarë kërkoj?
Në jetë asnjë gjë nuk më ka munguar
Pse imazhi yt vjen të ma turbullojë?
Si vallë gjatë kohës nuk të kam harruar?
Prej meje nuk ndahet, por më rri pranë
Aq, sa sikur nuk bëj dot pa të!!!
Pse ky imazh kaq lidhur më mban
Më mban, po s'flas si në "filmat pa zë"
Të lutem, më thuaj: çfarë dua? Çfarë kërkoj
Që imazhi yt të largohet nga unë?
O kohë e dikurshme që s'mund të harroj
O Zot, përse më mundon kaq shumë?!....
Tiranë, 7 gusht 2014