| E merkure, 06.08.2014, 06:52 PM |
Besar Shkëmbi
Tash na ndajne moter largesite
M`dogji malli per ty moter
si per token ku jam rrite
ishim t´lumtur ne nje voter
tash na ndajne shume kilometra
po na ndajne moter largesite
Ty t´dhembe zemra per vellane
buken n´strajce bucelen n´dore
shytnite krahe kur shkonim ne are
kur ectoheshim shkoja une
n´krua t´etheve uje per t´marre
vietet ikun per pa ndale
kurre nuk kthehet ajo kohe
per t´qene bashke sikur me pare
Siq ka qene nder ne adet
cika thonin lind n´shtepi t´huaj
kur te rritet shkon n´shtepi t´vet
deshi
fati
Doruntine e diteve tona
pasi moter u martove
kurse une vellai i yte
mbetur vetem pa ty moter
duke qare iu corruan syte.