Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Shaban Cakollit

| E marte, 05.08.2014, 07:35 PM |


Dibran Demaku

 

LAJMI VJEN I HIDHUR

(Shaban Cakollit)

 

Lajmi vjen i hidhur

si kokërr pelimi

zemrës i jep të dridhur

në një zë pikëllimi

 

Vdekja ka zënë prekjen

nëpër rrugë mërgimi

si ta gjejmë pjekjen

të mos na tresë harrimi

 

Nën Lisn e vendlindjes

rrethuar me mall

në rrugicat e pritjeve

s`kthehemi dot të gjallë

 

Në një natë të vonë

kthehemi në gjirin tënd

për mungesën tonë

Atdhe-mos na gjyko rëndë!...