Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Verdikte dhe parakoment politik

| E hene, 04.08.2014, 07:58 PM |


VERDIKTE DHE PARAKOMENT POLITIK…

NGA NEBI DRAGOTI

Shqipëria nuk duhet të vazhdojë më me politikën e vjetër, sepse nuk ka ç’ecuri progresive përpara të bëjë. Kjo politikë veç regresivitetit që ka dhënë e bërë, nuk mund të sjellë gjë tjetër, sepse nuk ?shtë për të qënë politikë kryekëput për të mirën e vendit. Kjo politikë fiktive, edhe sot në parlament, kërkon rinovim të mbarë politikës shqiptare. Shqipëria nuk ka nevojë dhe s’e meriton aspak këtë politikë. Për këdo kjo është e qartë si parja në pëllëmbë. E vërteta kjo është,  si drita e diellit. Kjo nuk mohohet. Të këqijat e tranzicionit për këtë vend kanë qënë më shumë rezultat i politikës së djathtë. Kjo politikë është marrë me veprime donkishoteskeduke e lënë vendin në qorrsokake. Në veprimet e kësaj politike ka argumenta faktike, të prekshme, pra, ka vërtetësi. Dhe e vërteta , si një e vetme, është kjo, që e jetojmë. Nuk ka të vërtetë tjetër. Dhe është e gabuar shprehja, se e “vërteta sipas meje nuk është e vërtetë për tjetrin”. Në këtë hulli të gabuar llomotit opozita dhe mundohet ta mbulojë këtë realitet politik dhe ekonomik. Është e gabuar, siç është edhe shprehja, se “e mira sipas meje nuk është e mirë për tjetrin”. Në konceptin filozofik, si fjalë shqip, ”e vërteta”dhe ‘’e mira”ka një dhe vetëm një të vetëm nocion. Pra, livadhiset me këtë koncept, kështuqë:në konteksin , sa sipër, nuk ka besim dhe nuk ka forcë politike e organizuar mirë, me unitet mendimi e veprimi, që të sjellë ndryshimin, që shoqëria shqiptare kërkon. Kjo është shprehje “non stop”. Si rrjedhojë e realitetit që flet, këtë besim e jep vetëm Qeveria e Rilindjes. Dukuria pozitive e emancipimit si fenomen politik, duhet të njohi shkallë ngjitje vazhdimisht  tek kjo forcë dhe të ketë unitet veprimi e mendimi të shëndosh. Barometri i analizës sociale dhe politike, ia drejton shigjetën kësaj Qeverie për Rilindjen. Që duhet Rilindja, këtë s’duhet ta mohojë asnjë forcë politike, që i do të mirën vendit. Gjithë alternativat e politikës pluraliste duhet të kenë emërues të përbashkët në këtë drejtim. Të kenë qartësi për ta arritur këtë objektiv madhor.

***

Ne shohim, ne kemi sy, ne kemi veshë, ne gjykojmë dhe vlerësojmë, se kjo qeveri po punon. Që rezultatet të jenë të kënaqshme, duhet që të gjithë të japin ndihmesë. Nëqotëse kjo nuk kuptohet drejt, atëherë dihet se dëmtojmë veten. ”Të punosh dhe puna të duket!”Kjo është motua e ditës për të cilën duhet të jemi aktiv. Ta cilësosh Qeverinë e Rilindjes si qeveri oligarkie, kjo është tërësisht e gabuar, sepse nuk ka karakteristika politike të kësaj natyre për ta emëruar siç bën PD-ja. Pra, nuk ka karakteristika të tilla shfaqeje konkretisht, realisht në veprimtarinë praktike të përditshme, përveç pastrimeve të domosdoshme që duhen bërë, që pengojnë progresin ku duam të arrijmë, ku duhet ta ngremë shtetin ligjor. . Për atë që e kupton këtë rezistencë qëllimkeqe  dhe kundërshtie, kunkludon, se kjo është loja e PD-ës, që nuk do t’i sjellë asnjë rezultat pozitiv kësaj force me këtë qëndrim, që mban. Idetë e Rilindjes janë mbipartiake, janë për kombin. Që të arrihet ky kurorëzim duhet reformim, rinovim institucional dhe politik. Kjo nuk kuptohet nga PD-ja në sensin e emancipimit ideollogjik, prandaj kjo forcë e kredhur në gabim, vazhdon avazin e historisë së vjetër politike. Ka një absurditet llogjik që i kundërvihet kësaj qeverie, se nuk po mban premtimet e bëra, kur në kaq pak kohë qeverisje nuk mund të realizohen të gjitha njëherësh. Ky “argument”i shtirur nuk është aspak bindës, sepse edhe nuk gjykohet duke marrur parasysh problematikat e shumta që kemi nëpër këmbë, që janë trashgimi e së kaluarës. Shqipëria në sisteme shoqërore të ndryshme ka provuar qeveri me prioritete qëllimshkutëra, ku qeverisjet kanë anuar më shumë nga interesat e ngushta të qeveritarëve në më të shumtën e rasteve me prioritet cene të këqia antikombëtare. Herë-herë janë shfaqur figura të pastra politikanësh të formuar për të drejtuar vendin me një politikë vizionare demokratike, por nuk kanë gjetur mbështetje nga faktorë të tjerë politik, sidomos në politikën e mbrendshme të vendit, ku shqiptari ka luftuar shqiptarin. Jo të gjitha figurat në politikën shqiptare kanë qënë të preokupuara dhe të përkushtuara për veprimtari pozitive dhe aktive në të mirë të vendit. Kjo analizë, ky kunkluzion , tashmë,  ka dalë në sipërfaqe dhe askush nuk e mohon. E keqja më e madhe është sot, kur disa figura politikanësh e përdorin politikën për të realizuar kapriçio të ndryshme personale abuziviteti gjer edhe për të zhvatur ose për të vënë pasuri kapitale ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë në këtë vend.  Ka figura, që nuk janë të pastër dhe të moralshëm dhe nuk e meritojnë të jenë edhe në parlament, edhe në poste drejtuese të shoqërisë. Ky mendim u përket figurave të korruptuar qeveritare, që gjer tani i kanë dredhuar ligjit dhe i kanë shpëtuar zbatimit të drejtësisë, sepse kanë qënë vetë mbi drejtësinë. Këto figura të rrëzuara bashkë me qeverinë e tyre të rrëzuar bëjnë ç’është e mundur për të ardhur në pushtet, sepse vetëm kështu mund t’i shpëtojnë ndëshkimit për gjithë zullumet që kanë bërë. Qëllimi i gjithë kësaj zhurme krijuar artificialisht në shumë drejtime nuk ka domethënie tjetër. Është për të ardhur keq, kur elektorati mashtrohet kotsëkoti nga këto histerizma bajate, që serviren ditaditës nga politika e djathtë. Ka ikur koha, kur akoma politika të bëhet e kamufluar pa nxjerrë kokën e vërtetë përballë shoqërisë dhe t’i shitet asaj si e mirëqënë, kur është djalli vetë. Më shumë se kurrë sot kjo politikë duhet diskretituar duke ia nxjerrë lakrat në shesh dhe , më e rëndësishmja, autorëve të këtij soji u duhet dhënë largimi nga skena politike. Politika nuk duhet të shërbejë për pasurim klanesh, fisesh duke minuar ekonominë e vendit dhe duke mos punuar për këtë shtet. Padrejtësitë kanë arritur kulmin dhe ky krimb dëmton shoqërinë. Ka politikanë me pasuri marramendëse me vila e makina lluksoze që bëjnë jetë përrallore. Dhe kjo të kujton Zogun mbret i cili me floririn e Shqipërisë jetoi jetën në arrati si tradhëtar e si hajdut. Për gjithë këtë kallëp politikanësh, kërkohet që drejtësia (megjithëse sot nuk kemi drejtësi) të investigojë, të hetojë gjer në imtësi dhe t’i vejë në bankën e të akuzuarve nëpërmjet argumentit dhe faktit të pakundërshtueshëm. Ndryshe, gjithë këta do të zhurmojnë si një tufë grerëzash që në këtë vend mos të punohet së mbari, që ky shtet mos të bëhet shtet,  ku të drejtojë ligji. Qeveria e Rilindjes, sipas gjykimit tim siç shoh, historikisht del si qeveri më e mira për këtë vend, si qeveri më e angazhuar, më e përkushtuar, më e kujdesshme për ta çuar vendin përpara dhe, mbi të gjitha, është më vizionare për zgjidhjen e problemeve të shumta që kemi si komb në lidhje edhe me fqinjët. Kryesore është , se kjo forcë qeverisëse nuk është e përlyer në korrupsion. Kjo ka të bëjë shumë dhe I jep vlera qeverisë. Duhet menduar se kjo qeveri ka një ngarkesë tepër të madhe për zgjidhje. Gjithë këto të dhëna të mira që ka,  kjo qeveri të mbush me optimizëm. Misioni që ka kjo qeveri për Rilindje është i domosdoshëm madhështor dhe i kërkuar nga shoqëria shqiptare, sepse dihet në ç’gjëndje kemi rënë. Në këtë situatë, ku ndodhemi, ka influencuar ndër vite gjithë politika shqiptare si majtas, si djathtas. Pra , s’kemi pasë politikë për ta merituar ky vend. Kësaj, I ka ardhur radha, t’i jepet fund. Qeveria e Rilindjes është ndryshe, pra , është për këtë vend dhe ky vend tek kjo forcë i ka shpresat. Qeveria e Rilindjes është e re e vitale, se ka edhe forca të reja, për konceptet që ka në drejtim. Është totalisht për ndryshim të gjëndjes ekonomike. Është qeveria që ka nëpër ministri më shumë femra drejtuese se çdo qeveri tjetër. Dhe femrat kasnë psikollogji tjetër në drejtim. Edhe kjo është risi politike në politikën shqiptare, sepse femra është edhe forcë e besueshme, e sinqertë dhe rigoroze për të punuar. Në këtë performancë ministrore shikon potencial të nevojshëm organizimi, mobilizimi dhe tregohen  të hapur duke pasqyruar punën hap pas hapi, duke qëndruar afër problemeve dhe halleve për zgjidhje sa më efiçente. Ministritë duhet të jenë në konkurencë me njëra –tjetrën duke përdorur gjithë energjitë për të kryer punë sa më të mira për këtë proces ndryshimi dhe konsolidimi të demokracisë. Gjithë këto anë pozitive në lëvizje nuk janë parë nga qeveritë e tjera. E shpreh këtë konkluzion analize duke qënë sa më objektiv dhe dashamirës i  vendit tim. Analiza ka në fokus edhe mendimin e shëndosh mbarëpopullor. Dëshirat janë të shumta për këtë vend, por duhet pasur e qartë, se nuk arrihen  zgjidhje të menjëhershme. Gabim i madh, kur kjo Rilindje e gjithanshme ende nuk kuptohet si duhet për t’u mbështetur shpirtërisht nga mbarë politika jonë. Kjo Rilindje duhet të elektrizojë politikën, të ndriçohet dhe të distancohet nga politika e vjetër. E kam shprehur edhe në shkrime të tjera, se Rilindje kërkon edhe politika. Në këtë aspekt, në këtë prizëm, kjo anë negative e regrezive qëndrimi që është mbajtur ndër vite gjen prapë atavizma cmirëzinjësh politikë që politikisht nuk i ha meraku për këtë vend dhe për këtë popull dhe nuk duan të kontribuojnë për Rilindjen. Kjo kategori kërkon të mbajë në gjoks medalje të rreme, duke mashtruar, kur me politikën që bën dhe me ato që thotë nuk ka asgjë reale veç përkeqësimit, degjenerimit e shkatërrimit strukturor të shtetit (siç është vepruar). Psikollogjikisht kjo politikë butaforike ka dëmtuar moralin e politikës kombëtare dhe , kështu siç është nuk punon për këtë vend dhe këtij vendi nuk i duhet aspak. Këtë natyrë politike, që është denigruese e aspiratave popullore, historia shqiptare ndër kohëra e ka pasë prezente. Duhet ndryshim i kësaj politike duke u angazhuar realisht të gjithë. Edhe mediat e shkruara, edhe mediat vizive me debatet, analizat që zhvillojnë, u kërkohet të azhurnohen duke paraqitur tjetër performancë vlerash konceptesh pozitive, sigurisht, në të mirë të Atdheut.

Maj, 2014.