| E hene, 04.08.2014, 06:20 PM |
Romani më i ri i botuar në Francë lidhur me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, është ai me titull “Scanderbeg, ou les Aventures dy prince d’Albanie”.
I gjatë, i hijshëm, me tipare të skalitura dhe një pamje madhështore… Ikona kombëtare e shqiptarëve, Skënderbeu, ka mishëruar gjithmonë imazhin e një burri të fortë nga shumë dëshmi historike ndër shekuj.
Figura e tij ka frymëzuar vepra të shumta e të larmishme të fushave e zhanreve të ndryshme. Thuhej për të se dëfrimet e “shthurura” nuk i interesonin dhe se në vend të tyre parapëlqente gjahun, kalërimin e lojërat ushtarake. Ndoshta për këtë arsye romanet e para të shkruara për Skënderbeun flasin për dobësinë e burrave: femrat.
Një zonjë
franceze, Anne de La Roche Guilhem (1644-1707) botoi më 1729, në Holandë,
romanin e parë (në botë) me titull “Le grand Scandarbeg” (
Ndërsa, krejt i panjohur mbetet një tjetër roman që u botua pak vite më pas në Paris: “Me urdhër të Imzotit Ministrit të Vulës, e lexova librin Skënderbeu ose Aventurat e Princit të Shqipërisë Histori Turke dhe jam i mendimit se mund të lejohej botimi i këtij libri 15 janar 1732. Jean de Crebillon”. Ky shënim fakton dhe datën e saktë të daljes së romanit “Scanderbeg, ou les Aventures dy prince d’Albanie” që botohej me Privilegj të Mbretit të Francës. Ky është dhe romani i parë që botohej në Francë për heroin Skënderbe.
Për autorin e këtij romani, i pari i botuar në Francë, dihet fare pak.
Në bibliografinë “Vepra të autorëve dhe studiuesve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shek. XVI-XX), përgatitur nga Etleva Domi dhe Afërdita Sharxhi, ai njihet me emrin Chevilly. Kur më vonë i janë referuar këtij romani, Chevillyt i janë referuar herë si autorja franceze e herë si autor.
“Nuk mund
të rri pa ju lajmëruar, o trimi Skënderbej, që të ruheni nga joshjet e
Sulltanes Alzelide. Nuk ka në Saraj asgjë që të mund të krahasohet me atë sa i
përket bukurisë, ndonëse Sulltani nuk ka dhënë akoma asnjë shenjë që të ndjejë
dashuri ndaj saj. Shikimet e saj, ngulur mbi ju, ngjatë ndeshjes, ndrojtjen që
ajo shfaqte gjatë çdo rreziku që ju kërcënonte, më kanë bindur krejtësisht që
ajo ju dashuron.
Këtu zë e merr udhë dashuria mes Alzelides dhe Skënderbeut. Në përshkrimin e autores franceze, Skënderbeu na shfaqet si një mashkull i fortë, i hijshëm dhe që adhurohej dhe dashurohej nga gratë më të bukura të Sarajit të Sulltanit.
Sulltanë Alzelide ishte vetëm njëra prej tyre. Ajo ishte Princesha e Bullgarisë, por që në Sarajet e Sulltanit fshihej pas emrit që i kishin dhënë, Sulltane Alzelide. Këtë sekret ajo ia rrëfen vetëm Princit Skënderbe. Dashuria e tyre lind dhe rritet nga një histori në tjetrën.
“Nuk ka
më kohë, Imzot”, i tha ajo, “për t’jua mbajtur sekret ndjenjat e mia ndaj jush.
Virtytet e juaja e justifikojnë mjaft mirë dashurinë time. Princ, ju dashuroj.
Dëgjojeni pra nga goja ime këtë pohim shumë të sinqertë.
Të njëjtë
ndjenjë dashurie
Kjo sulltane e re dhe e bukur, që më vonë do të bëhej e preferuara e Sulltan Muratit, i qe përgjigjur dashurisë së Princit dhe i kishte mësuar atij “sekretin” se si të futej fshehurazi në sarajin e grave e ku të dy lëshoheshin në teprimet e pasionit të tyre.
Melisa ishte ambicioze, ndaj kjo e shtynte të preferonte dashurinë e Sulltanit mbi gjithë të tjerat, pavarësisht se ajo gjithmonë ndjente dhimbje për humbjen e princit Skënderbe, të cilin e kishte dashuruar marrëzisht.
Përveç kësaj romance, përshkruar me ndenja dhe stil nga autorja, ky libër është cilësuar dhe si një roman historik, sepse jo rrallëherë Chevilly është bazuar në fakte historike kur i referohet vendeve apo ngjarjeve historike që trajton.
Koha e romanit është kufizuar në jetën e Skënderbeut në oborrin e Sulltan Muratit.