| E hene, 04.08.2014, 07:33 PM |
FLUTURIM NË QIELL TË VRAZHDË KULTUROR
NGA REMZI SALIHU
1.
Në
Pension kanë bërë çerdhe strehimi të përkohshëm pëllumbat, korbat dhe sorrat.
Ato kanë zënë vendin më të përzgjedhur të këtij çasti të preferuar nga
standardi i ardhur ad hoc në skenë. Kjo strofull e adaptuar kulturore është
vendi më i përshtatshëm i këtyre shpezëve fluturuese, që i solli vërdallë
furtuna e kohës së sertë, apo sistemi i aplikuar me një anë, prej turmës së
jetësuar mekanikisht për manipulim nëpër këtë hapësirë të vrazhdë stinore. Pasi
tanimë shakullina e tendosur, për mbi tokë e nëpër njerëz, një decenie të gjatë
përhapet me vrull të trishtueshëm, mbi kurriz “demokratik” deri në kupën e
thellë qiellore. Strehimin e kanë bërë mu aty në skaj të strehës së çatisë.
Hyrjen dhe daljen e justifikojnë rrejshëm me pasion akrobatik të ushtruar mirë
nëpër suvanë e hapur të shtëpisë. Ekzili i tyre stinor erdhi si mundësi e
shpejtë e vetëvendosjes së demonstrimit jo efikas nën çati, bashkë me
shumëzimin kulturor konvencional të dukjes së kiçit (Kitsch) në arenë. Kjo prani
e këtyre qenieve të gjalla u kalitë shtrembët, në kohë mugëtire të gjatë. Kur
largësia e lodhur i dha krah improvizues shtangimit mendor, guximi i brishtë
mbet turbullirë e acartë në pritje të besimit. Mprehu shikimin e kërkimit të së
vërtetës nëpër mugëtirë vendi, për gjetjen e shtegut të drejtë, në teh të një
decenie të mërzitshme rrugëtimi, qysh atëherë kur ngjarjet e ditës shkonin
vërdallë nëpër kohë e hapësirë dhe përjashtonin të zakonshmen e përshtatjes
individuale në rreth. Ato shpaluan mjegullnajën e konvencionit të adaptuar keq
në sistem. Të gjithë të pranishmit që flisnin keq njëri për tjetrin, duke
krijuar ndasi e grupe konfliktesh të mëdha midis vete, u gjetën të plaguar në
rreth të përbashkët mendimi të brishtë, pa u rritur flatrat sa duhet për
fluturim artistik të largët e të sigurt, me peshë ndikuese të mirëfilltë në
masë, për sfond shoqëror të ndritur e të imagjinuar drejtë në vend. Ndoshta kjo
humbëtirë e modifikuar kërshërie, karrieriste, e shtegtimit të largët pa
kriter, apo e interesit të këtij soji të lakmuar për fenomenin e imponuar
majtas-djathtas, si klasë politike e adaptuar thjeshtë nëpër margjinat e kohës
sonë, ishte proces imponimi për shtirje nëpër llomin e kënetës së shtet bërjes
së brishtë, ndaj kishte ardhur e pa kontrolluar nga standardet e sofistikuara
të mirëqenies shoqërore, duke u pleksur drejtë në veprim. Kjo anomali e
përfitimit të skajshëm bëhej në mungesë të vëzhguesve eminent të kohës së
përgatitur profesionale, intelektuale, që ky strehim i shpejtë në kulturë të mos
ishte pranuar, ashtu thjeshtë, si ndonjë gjezdisje e dukshme rutinore, e
vrazhdë, banale, e shpezëve të imponuara kalimthi nëpër eter të hapur karriere,
me shpenzim të pa parë më parë në një kohë shtegtimi të keq, që me çdo kusht
për të zënë vend në çerdhe, me moral të lehtë aplikimi, të shitjes vlerës së
vetes lirë, në treg të adaptuar interesi të përkohshëm, për platformë të
pranuar jo normale në sistem, dhe këtë grabitje vendi e bënë pa kushtëzim dhe
pa bindje të verifikuar në kriter të merituar për fluturim standardë, ashtu siç
e ka bota e civilizuar rendin e vet ane mbanë kozmosit të ndritur. Tërë kjo
katrahurë e grumbulluar errësire, e energjisë së këtyre shpezëve të përdalë,
bëhej shpejt e shpejt në laboratorin provincial të regrutimit të keq, në prani
të të tjerëve të angazhuar në Pensionin e miratuar nga të gjithë të pranishmit.
Tanimë, sot, dashje pa dashje, ky shtegtim i papritur fluturimi na ka hyrë me
pahiri thellë në shqetësim dhe përdhunshëm të na kurdiset në sy vëzhgimi të
përqendruar në ide zbulimi, gjegjësisht në kriter vlerësimi të drejtë, për të
parë e kuptuar fluturime të shumta që bëhen në hapësirë dhe kohë. Ardhja e tyre
formale erdhi si kërkesë kohe transitore dhe si ngarkesë e imponuar dite, e
strehimit të mundshëm, të përzgjedhjes së shpejtë në sistem të dëshiruar për
defilim akrobatik demokratik të ngutshëm e të këndshëm nëpër qiell të mugët
besimi. Pikërisht ky fenomen i hidhur i tundimit të shpejtë nëpër zezonë, bëhet
tani veprim kryesor i bukur, për individ të adaptuar këndshëm në rahati
përfitimesh, për ato qenie hibride që kanë sherrin më të madh se dijen, për
kapje hapësirash të pamerituara në kohë e sistem. Pas tolerancës së
përgjithshme njerëzore, për frymëmarrje të lirë e të lehtë në vend, nëpër çaste
të vështira shtegtimi, nëpër botën e kaosit të imponuar shtrembët nga e
shëmtuara e trashëguar. Kjo dukuri klanesh, majtas djathtas, tanimë që është
bërë ves i keq për njerëzit e ndërgjegjshëm e të devotshëm të kësaj ane, nuk
duket e qartë dhe e mirë për turmat që preferojnë me lakmi këtë lloj
rrotullimi akrobatik të rrejshëm nëpër
interes stimulimi të caktuar në hapësirë. Prandaj sot këta grupe të brishta
veprojnë ende me shprehi e ngjizje të ngutshme kulturore, të njëanshme, jo
alternative dhe pa vlera të mirëfillta njerëzore. Ata mbështillen e pështillen
keq në standard të imponuar nga rrethanat e kohës për shumëzim masiv në
mëhallë. Gjithsesi se kjo mënyrë e kërkimit të vrazhdë shkencor për veprime
kulturore të pëlqyera njëanshëm bëhej nga klani dhe fisi i pispillosur me maskë
të sofistikuar për grabitje të shpejtë e të fshehtë, duke u nxituar gjithnjë me
ngulm nga kureshtja e frymës së pasionuar për
dukje të rrejshme në çast, e për të bërë kallaballëk manipulimi të
turmës në sistem të gjatë fluturimi. Nuk lejonin individë tjerë profesionist,
gjegjësisht me kondicion të durueshëm shkence për të menduar ndryshe në kohë e
hapësirë për këtë pjesë të botës kulturore. Në vezullim të vërtetë të
kreativitetit të tyre tërheqës, me shije të kultivuar nga përvoja e trashëguar
e rendit të mirëfilltë, për t’i kuptuar mirë e mirë standardet e qëndrueshme të
vendit dhe kohës, për të dhënë vlerësim të drejtë për këto shpezë të zgjedhura
që fluturojnë njëanshëm me imponim të brishtë e të dhunshëm, në kontest
domethënës së grupimit të interesit, të
aplikuar mbrapsht, që sot ato me pa hiri depërtojnë keq dhe lart në qiell të
hapur demokratik të ambientit. Këto veprime fluturuese të këtyre pjesëmarrësve,
për nga kuptimi bindës i asistencës verifikuese njerëzore, të konkurrencës së
përdalë të tyre, janë të ndotur nga helmimet e shumta të interesit
gjithëpërfshirës njerëzor, që i bartë sot, majtas-djathtas, stina politike e
vrazhdë anembanë rrethit hapësinor Ballkanik, bashkë me këtë ozonin e pa
kontaminuar nga glasat dhe të këqijat jo demokratike, të derdhura gjithandej
hapësirës sonë, të preferuar në kënetën llomit artistik të politik bërjes.
Tanimë kjo përplasje e erës së vrullshme politike shkarkohet shtrembët nëpër
jetën e shpejtë virtuale, nëpër çaste të dhunshme, me tendosje të papritura në skenë,
duke u futur thellë nëpër damarët e krahëve të uzurpimit kohor, nëpër kthinat e
kuptimit klimatik të klimaksit stinor të kësaj ane ballkanike. Ndaj në këtë
asimetri të vrazhdë kulturore të jetës kulturore shpërthejnë devijime të shumta
individuale të rrezikshme, me përmasa të mëdha tragjike-komike për shoqërinë.
Shumica prej tyre mund të kenë ndjenja për liri fluturimi, por nëse atyre u
mungon kuptimi për të, në hapësirë dhe kohë, atëherë ato bredhës të çuditshëm
jetojnë rrejshëm nëpër jehonën lartësisë së lirisë së pa liruar të vendit. Disa
mundohen tërë jetën të luftojë e jetojë rrejshëm, jo duke plasuar dituri e të
vërteta të duhura për shoqërinë, për ta ndryshuar gjendjen dhe situatën
ekzistuese rreth vetes dhe të tjerëve, për të mirë, por, mjerisht, të shkretët,
jetojnë me shtirje, duke plasuar gënjeshtra e shpifje për ta fshehur paditurinë
e vetë të hidhur në shoqëri. Njerëzit e ndritur merren me fenomene, kurse
njerëzit e mesëm merren me probleme të ulëta shoqërore, kurse ata të thjeshtët
merren me shkaqe e pasoja individuale nëpër njerëz. Prandaj sot nëpër këtë botë
të shpejtë virtuale të jehonës së tekno ritmit të kohës, të gjitha anomalitë
shoqërore duken kthjellët dhe qartë në veprim e sipër, Ato zënë vend më të pa
merituar në shpalosjen e ndodhive të shumta, bashkë me takatin e tyre të vonuar
e të sofistikuar nëpër margjinat e kohës që jetojnë e veprojnë si qenie
vepruese.