| E hene, 04.08.2014, 07:48 PM |
Roberti & Valedetja Përlleshi
martohen nën tingujt e valësve të dashurisë dhe shampajës New York-eze
Nga Klajd Kapinova
Chappaqua, Westchester, New York. Sipas traditës shqiptare, dasmat fillojnë të shtunën dhe bëhen veç e veç në familjet e dhëndërrit dhe nuses.
Ishin orët më të gëzuar në familjen Përlleshi, në mbrëmjen e së shtunës, e cila në oborrin e madh plot gjelbërim, pranë shtëpisë së re dhe të bukur Chappaqua, Westchester, New York, ku, ishin mbledhur mbi 200 miq dhe të afërm të familjes së madhe Përlleshi, ku, këngët dhe vallet popullore shqiptare vazhduan pa ndërprerje deri në orët e vona të mesnatës.
Gëzimi dhe hareja kishte mbërritur kulmin e saj, ku të rinjtë dhe të rejat engjikë dhe të palodhur, donin që kjo natë të vazhdonte pa ndërprerje nën tingujt e ëmbël të muzikës dhe pijeve dhe ushqimeve të bollshme shqiptare dhe amerikane.
Humori,
kënga dhe bisedat e ngrohta, ishte menyja e preferuar mes njërëzve të afërm, që
kishin bërë me dhjetra kilometra nga Detroiti, për të marrë pjesë në
Këto dy familje të njohura në historinë e Kosovës, shumë dekada më parë, kanë qenë pjesëmarrëse aktive në levizjet nacionaliste liridashëse antisllave serbo-komuniste në trojet e Kosovës.
Daja i
dhëndrrit, studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj, me fisnikëri afrohet pranë
grupit muzikor dhe me mikrofon, duke buzëqeshur dhe gëzuar sëbashku me të
rinjtë, u thotë miqve, që të shkojmë të pushojmë pak, sepse nesër kemi një ditë
të gjatë festive, që fillon me kurorëzimin e çiftit të ri pranë Kishës Katolike
Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Hartsdale New York në orën 2:00 pm dhe më pas do të
udhëtojmë buzë brigjeve të Oqeanit Atlantik, në restorantin e famshëm: “
Paradite në orën 12:00, limozinat luksoze të mbushura me përcjellësit e dhëndërrit dhe nusës, u ndalën para dyerve të Royal Regency Hotel Yonkers, New York, ku, qëndronte familja e pedagogut të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Demës, sëbashku me shokët dhe miqtë e tij, që kishin ardhur nga Detroiti (MI), për të marrë pjesë në gëizmin e martesës së vajzës së tij Valdetës.
Rreshti i
gjatë i limozinave, mori rrugën drejt Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e
Shkodrës” Hartsdale
Në orën
Ishin momente prekëse gëzimi, kur babai i nusës i ngre vellon asaj ngadalë dhe e puth në dy faqe, duke i uruar jetë të lumtur, sëbashku me Robertin.
Fort i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, si gjithnjë buzëgaz në gëzime të tilla të antarëve të famullisë dhe komunitetit shqiptaro-amerikanë, bëri kurorëzimin e shenjtë të martesës së çiftit të ri Robert & Valdete Përlleshit.
Ishte një gëzim, që do të ruhet gjatë në kujtesën e të pranishmëve. Të rinjtë intelektualë Robert & Valdete, mes një atmosfere gëzimi, shkëmbyen unazat e martesës.
Në dalje të dyerve të Kishës, një grup fëmijësh dhe dasmorësh hedhin lule, sheqer, oriz në kokën e çiftit të ri si shenj e dashurisë së tyre.
Sërisht limozinat me çiftin e ri, vijuan rrugën e tyre pranë parqeve të bukura të New York-ut dhe brigjeve panoramike, për të bërë fotografi artistike si kujtime të dasmës së paharruar për të gjithë ne.
Restoranti
Në orën
Në orën 8:00 pm, nën tingujt e muzikës popullore në sfond, të thirrur sipas radhës nga këngëtari dhe grupi i tij, që kishte ardhur enkas nga Detroiti, ftohen një nga një të hyjnë në sallë përcjellësit e nusës, duke filluar me dajën e dhëndërrit Tomë Mrijaj dhe më pas hyjnë flamurtarët dy nipa të familjes Përlleshi: Lekë Nikolla & Armen Gega me flamurin shqiptarë dhe amerikanë. E kështu me radhë, vijojnë të hyjnë, duke qeshur grupi i dasmorëve dhe më pas babai dhe nëna e dhëndrrit Hilë & Marie Përlleshi, babai & nëna e nusës Marjan & Mire Dema etj…
Në sallë për shumë minuta, vijon të hyjnë rreshti i gjatë i shoqëruesve të nusës dhe dhëndrrit dhe më pas vjen kumbara dhe ndrikulla Nikollë & Valbona Mrijaj, fëmijët e luleve.
Sërisht me muzikë popullore dhe në një atmosferë të gëzueshme, këngëtari i mbrëmjes lajmëron të pranshmit, që të ngrihen në këmbë, mbasi nusja dhe dhëndrri po hyjnë në sallë…
Atmosfera ndezet edhe më shumë, me duatrokitje, muzikë dhe buzeqeshje plot gëzim, ku, këngëtari menjëherë fillon të këndoj: “Dhëndrri e nusja dorë për dore, fillojnë jetën bashkëshortore” dhe “Sa e bukur na ka dalë nusja”…
Rreth
orën
Mbasi pjesëmarrësit në sallë u ngitën në këmbë, I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, bekoj darkën dhe uroj çiftin e ri Rober & Valedete Përlleshi. Me fjalë të zgjedhura plot respekt, foli edhe për familjet e mirënjohura Përlleshi & Dema, duke cekur edhe historikun e lavdishëm të derës së tyre.
Prof. Marjan Dema, uroj çiftin e ri dhe më pas shtoi se: “Ju, po shndrisni ne këtë mbrëmje të bukur plot gëzim dhe hare, si një princ dhe priceshë. “
Përlleshi & Dema familje me emër në Kosovë
Më pas në emër të familjes Përlleshi, dasmën dhe miqsinë e hershme e përshendeti me fjale të përzgjedhura Ndue Përlleshi i Ri, i cili, foli gjatë me fakte dhe argumente historike mbi historinë e parardhësve: luanin e Kosovës komadantin Ndue Përlleshi dhe bashkëluftëarin e çetës së tij nacionaliste, deshmorin e Shqipërisë Etnike Shaban Demën
Historia e Kosovës, është e mbushur me ngjarje, data dhe figura të rëndësishme, që bënë emër ndër shekuj, duke shënuar kësisoj faqet e lavdishme të historisë martire të popullit dardan.
Dita e hëne ishte e veçantë për çiftin e ri Robert & Valedetën, të cilët kishin prerë biletat, për të udhëtuar drejt ishujve të bukur piktoresk Tahiti, jo shumë larg Australisë, për të kaluar sëbashku muajin e bukur të mjaltit…