Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon Dilo: Gjithmonë besnikë shqiptarë!

| E diele, 03.08.2014, 12:52 PM |


GJITHMONE BESNIKE SHQIPTARE !

Nga Ksenofon  M. DILO

Populli ynè ka diçka qe s’e ka popull tjeter : BESEN !  Kjo eshte nderi jonè

Thirri ushtarin shqiptar që më shoqëronte dhe i tha të më mbronte me çdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithë shqiptarët është trim, kryekëput i ndershëm e besnik. Po ata janë mizorë, ndonëse jo të pabesë, dhe kanë shumë mangësi, por asnjë poshtërsi. Ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet dhe gratë e tyre dendur janë të bukura.

Këto janë fjalët e Bajronit të madh që si vizitor i Shqipërisë , me syrin e një inteligjenti dhe me një mendim që e bëri të njohur në gjithë botën tha të vërteta të cilat i pa , i jetoi dhe u mahnit e u mrekullua me 'to.

Mos është rastësi që me të parën Bajroni thotë për Vasilin që ja dha shoqërues Ali Pashaj ,se ishte si gjithë shqiptarët trim, kryekëput i ndershëm e besnik. Ishin kaq të dukshme këto dhunti saqë jo vetëm nuk mund t'i shpëtonin vëmendjes së një vizitori por si karakteristika të veçanta dukej se ishin të shkruara në çdo ballë shqiptar.

Duke qënë besnikë e të ndershëm , shqiptarët në shekuj kanë ndriçuar e i kanë dhënë kuptim historisë së vendit të tyre.

Po !Bajroni , syri kritik i atij udhëtari që duket se kish marrë flatra të magjishme për të përshkuar botën e për të njohur e vlerësuar popuj ishte tepër logjik. Janë mizorë, -thotë ai, por jo të pabesë. Kjo është shumë domethënëse. Në shekuj ashtu e shohim shqiptarin, mizor, por kjo mos ishte një dobësi? mua më duket se kjo kishte të bënte me atë që këtij populli i mungonte arsimi e nuk mund të shprehej e të vepronte me ligje të cilat ishin rezultat i shkollimit. Po mungonte arsimi, mungonte e ishte çdo veprim i shqiptarit më shumë në duar të mendimit personal sesa rrjedhim i mendimit të gjykuar e të vlerësuar nga shoqëria, Po a kishte kohë shqiptari të shkonte të shkollohej?

Jeta e tij kalonte nëpër shtegun e dyfekut sepse i u desh gjithmonë të luftojë për truallin e tij të shumë lakmuar.

Por ama asnjëherë nuk të dilte pas shpine .Mund të ishte stoik, të kishte edhe mangësi të tjera sepse nuk ishte i shkolluar,por asnjëherë nuk ishte i poshtër. Kishte Besë!

Këtë fjalë e gjejmë në gjuhë të ndryshme por ajo është shqiptare dhe vetëm sepse ka lindur për të dhënë forcën e karakterit të tij të kulluar dhe madhështinë për ta parë tjetrin në dritë të syrit pa ju dredhur qerpiku.

Besa e shqiptarit , është e tij dhe është një dhunti që nuk i përket vetëm një njeriu , ose një grup njerzish.

Besa është karakteristikë e veçantë e këtij populli trim e legjendar dhe është pikërisht besa që e karakterizon shqiptarin e vërtetë. Në Besë e goditën Shqiptarin të pabesët dhe pikërisht aty vunë gjithë forcat e tyre djallëzore duke u vetëquajtur shqiptarë por nuk ishin veç jashteqitje të këtij populli.

Besa e shqiptarit u shfrytëzua për ta gjunjëzuar shqiptarin.

Kështu shfrytëzuan komunistët besën duke e konsideruar atë një qyrk që mund ta vishnin e të dilnin në skenë si shqiptarë të besës e në emër të saj t'i premtonin popullit besnikëri.

Besa e shqiptarit u qëllua në zemër sepse populli kujtoi se besoi djemtë e tij e jo bastardët që sa e vunë popullin në brazdë hodhën tej qyrkun e gënjeshtërt dhe me kamzhik e e me ngërdheshje hapën brazdën e turpit në historinë shqiptare. Populli e morri besën në gji , e mëçefi fort atë dhe në netët e gjata të pushtimit të tmerrshëm komunist e nxirrte prej gjirit e e ulte pranë tij në sofrën e varfër ku shok kishte vetëm mjerimin dhe besën që e rruante si sytë e ballit prej të pabesëve...

Sa dhimbje , sa e frikshme dhe sa e ulët të kesh në dorë një thikë kasapi e të duash të shkulësh prej trupit të një populli gjymtyrë që e kanë pasë ngritur në piedestal. Sa shumë që dhembi ai trup që ish i mësuar të qëndronte në ballë e të ishte gjithmonë besniki virtutit, i burrërisë, i trimërisë, i familjes , i shokut...

Por me ardhjen e kolerës komuniste atij populli ju kërkua besa vetëm për partinë. besa për pabesinë !  Ngreu shqiptar e gjej vetveten! Ti je krenaria dhe bukuria e shqipërisë. Atë që ke në zemër lere të derdhet e lirë dhe kërko të ndrijë e mrekullueshmja figura jote shekullore, Besa e shqiptarit , është besa e burrit, është shëmbëlltyrë e së vërtetës shqiptare që do të ndrijë e do të rezatojë gjithmonë.

Ne keto kohe dramatike te Kombit peshojnè burrat. Mos harrojme asnje çast se tendenza te cilat shkaterrojne substancen e Kombit jane ne levizje dhe ne veprim.Merren ne loje jo vetem te drejtat e njeriut por dhe diçaka me shume,me teper :shkelet e drejta e jetes,nderi, ,dinjiteti jonè,ç’do njeri duhet te çmohet ne baze te virtyteve qe e dallojne racen tonè :vetmohimi ,perbuzja e vdekjes dhe mbi te gjitha ndergjegje dhe pèrgjegjèsi kombetare . Kjo eshte bindja jonè dhe mjafton vullneti i prere i te gjitheve ne sherbimin e Atdheut  qe te rrojme si nje shtetas i ndershem dhe te jemi bij te mirè tè mbushim detyrat njerèzore né familjen qe Zoti na ka falur ku , Shqiptar do të thotë trim , do të thotë burrëror, do të thotë besnik!

Ky ishte ,ky është dhe kështu do të mbetet gjitmonë shqiptari sepse dhuntitë ja ka falur Zoti kur i dha për Atdhe Shqipërinë. Sa shumë besoj, sa shumë dëshiroj, sa e bukur që do të jetë të gjithë së bashku të japim besën e vërtetë , ta ndjejmë atë dhe ta ngrejmë në supet viganë.

Krenaria shqiptare , është krenaria e ligjshme e vendit ku lindi BESA!

Atë krenari që e kemi në zemra le ta derdhim e të rjedhë me buçimë si një ujvarë .

Uji i saj i bollshëm do të jetë një burim jetësor për të na trguar me madhështi e buçimë se ,  ishim , jemi , do të mbetemi gjithmonë BESNIKË SHQIPTARË!!